E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Zyrtarët spanjollë të shëndetësisë kanë paralajmëruar se vendi tashmë mund të jetë duke përjetuar një “valë të dytë” të koronavirusit, pasi Franca, Gjermania dhe Belgjika raportuan rritje të mëdha në numrin e rasteve.
Shtetet në të gjithë Evropën u kanë kujtuar njerëzve nevojën për vigjilencë mes rasteve në rritje ndërsa sezoni i pushimeve verore vazhdon.
Franca tha se po këshillonte që qytetarët të mos udhëtojnë në rajonin spanjoll të Katalonjës në mënyrë që të ndihmojnë në frenimin e virusit, ndërsa Norvegjia tha se po rivendoste një karantinë 10-ditore për njerëzit që vijnë nga Spanja – masa që rikthejnë hijen e karantinës në të gjithë kontinentin.
Ministria e Shëndetësisë e Spanjës po ndjek më shumë se 280 shpërthime aktive në të gjithë vendin. Të premten, ajo regjistroi 922 raste të reja Covid-19.
María José Sierra, nënkryetare e qendrës për emergjencat shëndetësore, tha se ndërsa kurba ishte rrafshuar, “transmetimi komunitar” po shihej në zonat veri-lindore.
“Mund të jetë tashmë një valë e dytë, por kjo nuk është gjëja më e rëndësishme,” u tha Sierra gazetarëve të enjten. “Gjëja më e rëndësishme është që ne të vazhdojmë të ndjekim ato që po ndodhin, të shohim se çfarë masash janë të nevojshme dhe t’i marrim ato sa më herët”.
Ajo tha gjithashtu se njerëzit duhet të mbajnë mend se incidenca e virusit është trefishuar në vetëm dy javë, nga 8.76 raste për 100,000 njerëz në 3 korrik në 27.39 për 100,000. “Natyrisht, kurba po shkon lart, por le e të presim të shohim se në çfarë situate gjendemi,” shtoi ajo.
Gati 8,000 raste janë diagnostikuar në Katalonjë gjatë 14 ditëve të fundit – që përbën gati gjysmën e 16.410 rasteve të zbuluara në Spanjë.
Sekretari i Shëndetit Publik i Katalonjës, Josep Maria Argimon, tha se situata brenda dhe rreth Barcelonës ishte “në një moment kritik” dhe u bëri thirrje njerëzve që të dëgjojnë kërkesën e qeverisë rajonale për të mos lënë shtëpitë e tyre, nëse nuk është e domosdoshme.
Ka gjithnjë e më shumë frikë se virusi po përhapet nga njerëzit që shkojnë në bare dhe klube nate, dhe se mund të jenë të nevojshme kufizime për të frenuar rritjen e rasteve.
Të enjten, qeveria e rajonit jug-lindor të Murcias urdhëroi 32,000 banorët e Totanas të rikthehen në fazën e dytë të de-përshkallëzimit të bllokimit pasi 55 raste u gjurmuan në një bar në qytet.
Qeveria rajonale e Madridit tha të premten se planifikon të rishikojë udhëzimet për numrin e njerëzve që lejohen të takohen natën.
“Ne do të vëmë në zbatim masa për jetën e natës, duke përfshirë kufizimin e numrit të njerëzve të lejuar në tarracat e bareve dhe restoranteve ose vendeve të tjera të takimeve sepse virusi pëlqen lëvizjen dhe tubimet e mëdha,” tha zëvendësministri i shëndetësisë i rajonit, Antonio Zapatero.
Qeveria rajonale po i kërkon gjithashtu qeverisë qendrore të vendosë kontrolle më të rrepta në aeroportin e Barajas në Madrid pasi doli se 77 njerëz kishin ardhur atje me virus që nga maji.
Autoriteti shëndetësor kombëtar i Francës, Santé Publique, raportoi 1.062 raste të reja të enjten dhe tha se ndërsa kishte pasur një rritje midis moshave mbi 75-vjeç dhe njerëzit në azile, një rritje gjithashtu ishte raportuar në rastet midis “të rriturve më të rinj”.
Autoriteti tha që kishte pasur “një ngadalësim të zbatimit të gjesteve barrierë” dhe u kujtoi njerëzve që distanca fizike duhej të ruhej.
“Gjatë verës dhe pushimeve, mund të duket artificiale të përshëndetsim njëri-tjetrin në distancë, të flasim nga një distancë, të lajmë duart rregullisht dhe të mbajmë maska në hapësira të mbyllura, por kjo përpjekje individuale dhe kolektive është thelbësore për të mos lejuar që virusi të shkelë lirinë tonë dhe epidemia të rikthehet”, tha në deklaratë.
Të Premten, presidenti francez, Emmanuel Macron, mbajti një takim të këshillit të mbrojtjes së vendit për të diskutuar rritjen e rasteve dhe shqyrtojë masat e reja duke përfshirë forcimin e kontrolleve në kufijtë me Belgjikën dhe Spanjën dhe masat e mundshme karantinë për pasagjerët ndërkombëtarë në aeroportet.
Instituti Robert Koch i Gjermanisë (RKI) raportoi 815 raste të reja të premten, krahasuar me 583 një javë më parë dhe 395 dy javë më parë.
Duke përjashtuar shpërthimet e fundit në fabrikat e përpunimit të mishit, rritja ishte më e madhja që nga mesi i majit. Shifrat kanë tendencë të jenë më të larta të premteve, për shkak të rasteve të raportuara që akumulohen gjatë javës.
Më shumë se 40% e rasteve aktuale janë në shtetin perëndimor të Rhine-Vestphalisë së Veriut, por shtetet e tjera gjithashtu tregojnë rritje të mesatares.
Jonas Schmidt-Chanasit nga Instituti për Mjekësinë Tropikale në Bernhard-Nocht në Hamburg tha se shifrat duket se tregojnë për një rritje në të gjithë popullsinë, sesa në vendndodhje specifike, siç janë ato rreth fabrikave të përpunimit të mishit. Nëse do të ishte kështu, do ta bënte virusin më të vështirë të frenohej”, i tha ai Der Spiegel.
“Ne duhet të shohim nëse kjo ka të bëjë me tubime të mëdha, që tani lejohen, rihapjen e kopshteve dhe shkollave, apo ka të bëjë me njerëzit që kthehen nga pushimet?” tha ai.
Njerëzit që kthehen në Gjermani nga Ballkani, Turqia dhe Majorca kanë dalë pozitivë në testin për virusin.
RKI ka vendosur 100 vende në një listë të zonave të rrezikut, përfshirë SHBA, Izraelin dhe Luksemburgun. Ministria e Shëndetësisë pritet të njoftojë se testet për njerëzit që kthehen nga zonat e rrezikut së shpejti do të jenë të detyrueshme.
Në Belgjikë, ku numri i infeksioneve të reja javore është rritur me 89%, zyrtarët thanë se një vajzë tre-vjeçare ishte bërë viktima më e re në vend.
Zëdhënësi i agjencisë së shëndetit tha se tre njerëz po vdesin çdo ditë në Belgjikë nga Covid-19, duke shtuar se vdekjet e fundit përfshinin ato të vogëlushes dhe një 18-vjeçari.
Catry tha që vajza kishte sëmundje “të rënda” para-ekzistuese, por paralajmëroi kundër vetëkënaqësisë tek të shëndetshmit, duke theksuar se 85% e rasteve të reja të diagnostikuara javën e kaluar ishin midis njerëzve nën 60 vjeç.
“Eshtë e vërtetë që është e rrallë që një i ri vdes nga Covid-19, por është e qartë se askush nuk është imun,” tha ai. / THE GUARDIAN – BOTA.AL
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SERBI– Serbia po kalon momente të vështira për shkak të COVID-19. Një nga zonat më të prekura është edhe Lugina e Preshevës, e cila ka kaluar në gjendje të jash...
BRITANI E MADHE- Britania e Madhe ka vendosur që të fillojë me hapjen pas karantinimit prej pandemisë së koronavirusit. Sipas mediave ndërkombëtare, Britania e ...
KOSOVË- Insituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shënuar edhe 237 raste të reja pozitive me Covid-19 ...
Pandemia e koronavirusit vazhdon të paraqesë sfida për shëndetin mendor të të sëmurëve, personelit mjekësor dhe publikut. Shumë spitale, po zhvillojnë programe ...
SHBA– Agjentët federalë amerikanë dhe forca të tjera të zbatimit të ligjit, ditën e premte, kanë hyrë në kompleksin kinez të Konsullatës në Houston, për t...
SPANJË -Qeveria spanjolle ka mbyllur klubet e natës dhe resortet në plazhe në Barcelonë dhe Costa Brava, dy zonat më të goditura nga pandemia. Zyrtarët e S...
MAQEDONI E VERIUT- Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar sot se në 24 orët e fundit nga 1.542 testime janë regjistruar 137 raste të reja m...
ITALI-Në raportin e publikuar ditën e djeshme rreth koronavirusi nga autoritetet shëndetësore italiane, thuhej se mosha mesatare e të prekurve ka shkuar në 40 v...
GREQI-Një grup ekstremistësh grek dogjën në orët e vona të së enjtës flamurin turk në Selanik, në shenjë proteste ndaj kthimit të “Shën Sofisë” në xhami. Ndërsa...