LIVE UPDATES
Editorial

Pse na duhet fitorja e Biden

3 Nëntor 2020, 13:43 Nga DOSJA
Pse na duhet fitorja e Biden

Ndërsa SHBA-të janë zgjuar mes dëshirës dhe ankthit të votimit, e gjithë bota ka ndalur. Sytë janë tek Shteti më i fuqishëm në Botë, që po kalon një sprovë historike për demokracinë dhe për fatin e gjithë globit. Nga njëra anë Trump, anti-establishment, me gjuhë populiste dhe zgjidhje të thjeshta dhe të përkohshme, që nuk prekin thelbin e asnjë problemi, por reflektojnë shkëlqimin e rremë.  Njeriu që ka ndryshuar imazhin e SHBA-ve në botë dhe politikat e saj, duke vënë në pikëpyetje lidershipin global.

Nga ana tjetër Biden, përfaqësues tipik i establishmentit, mishërim i pafuqisë së klasës politike tradicionale për të gjetur një kandidat bindës për të ardhmen e vendit, garantues i rikthimit të botës, të paktën në stabilitetin e 2016, me premtime të vakëta dhe propozime të zymta që sjellin një realitet më të qëndrueshëm dhe ruajnë, të paktën përkohësisht lidershipin e SHBA-ve në Botë në aleancë me Bashkimin Europian.

Këto të gjitha janë arsye për të reflektuar amerikanët, apo europianët që jetojnë aty. Ka të tjera për hispanikët, të tjera për afrikanët, aziatikët etj. Për shqiptarët, ka disa arsye pse duhet të fitojë Biden. Përveç asaj marrëveshjeje të diskutueshme të 4 shtatorit, ku shqiptarët nuk fituan asgjë, përvec fjalëve të Vuçiç se Trump është variant më i mirë për Serbinë, ka dhe disa arsye të tjera, pse shqiptarët duhet të votojnë për Biden.

1. Duke përdorur ndjeshmërinë ndaj establishmentit politik, Trump ka dalë kundër politikave strategjike amerikane në Botë dhe si rrjedhim në Ballkan. I ka dhënë Serbisë status të barabartë me Kosovën. Disa herë gjatë fushatës e përmendi marrëveshjen Kosovë- Serbi si marrëveshje mes dy shteteve në konflikt. Në fakt Kosova nuk ka qenë në konflikt me Serbinë. Që kur u bë shtet, ka ofruar vetëm paqe. Duke qenë e pushtuar nga Serbia, raporti i tyre është ai mes ish- pushtuesit dhe të pushtuarit, mes agresorit dhe viktimës.

2. Trump shkatërroi boshtin euroatlantik, duke rrezikuar NATO-n në radhë të parë. Nëse Trump fiton zgjedhjet, aleanca ushtarake euroatlantike rrezikon të shpërbëhet. Europa ka filluar të marrë masat për këtë duke investuar për ushtrinë e saj. Shpërbërja e NATO-s ekspozon shumë Shqipërinë, që prej 2008-s është nën ombrellën ushtarake të saj, si një garanci për fuqinë e faktorit shqiptar. Ndërkohë Serbia është duke u armatosur nga Rusia duke e rritur kërcënimin ushtarak.

3. Ndarja SHBA – BE që propozon Trump dhe afrimi me Rusinë, për të rrethuar Kinën, është ide e rrezikshme për interesat shqiptare. Kjo do të dobësojë Bashkimin Europian, pro edhe SHBA ekonomikisht dhe do të rrisë influencën dhe pretendimet ruse në botë dhe sigurisht në Ballkan. Do të thotë që shtetet pro-ruse në rajon të forcojnë pozitat dhe që pavarësia e Kosovës të bëhet gjithmonë e më e vështirë.

4. Zhytja në kaos e OKB-së si rrjedhim i politikave të Trump dhe çoroditja gjeopolitike e botës, e komplikon shumë interesin e shqiptarëve që të përfundojnë proçesin e njohjes së plotë të Kosovës me një vendim final në Këshillin e Sigurimit dhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

5. Poli Perëndimor, ende më i fuqishmi, ekonomikisht dhe ushtarakisht, me fitoren e Trump do të shpërbëhej, rrjedhimisht, shqiptarët do të mbeten pa një aleat të fuqishëm. E para sepse administrata e Trump ka prirje drejt rehabilitimit të Serbisë, e dyta se Bashkimi Europian ka rryma të ndryshme që mund të sjellin një tjetër qasje ndaj çështjes së Kosovës, pas prishjes së raporteve gjeopolitike.

Sigurisht që Shqiptarët e SHBA, në fund të llogarive mund të zgjedhin xhepin e tyre, të vendosin sipas interesit të tyre thjesht si qytetarë amerikanë. Votimi i sotëm ka një arsye për çdo votues që jeton në SHBA. Ndryshe është për ne që jetojmë në Ballkan. E ardhmja e afërt varet shumë nga emri që do të nxjerrin kutitë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial #zgjedhjet presidenciale 2020 donald trump joe biden zgjedhjet presidenciale ne shba #zgjedhjet presidenciale 2020 donald trump joe biden zgjedhjet presidenciale ne shba

Sondazh

Poll
Editorial 3 Nëntor 2020, 06:26

Opinion: Debati – jetik për çdo demokraci

Shtetet e Bashkuara kanë qennë gjithmonë vend i kundërshtive. Një komb i polarizuar. Ka vetëm dy parti që luajnë vërtet rol në politikë. Qeveritë nuk duhet të k...

Editorial 3 Nëntor 2020, 06:20

Pse nuk qëndron teoria konspirative e Metës

Jo, Edi Rama nuk po e pengon intergrimin në BE sepse ka një axhendë okulte në shërbim të dikujt tjetër, ai po e bën sepse kjo i lejon zgjerimin e pushtetit auto...

Editorial 30 Tetor 2020, 12:37

Votoni Joe Biden, më të mirin për Amerikën

SHBA– Në politika të brendshme, Biden ka një plan të mirëfilltë për menaxhimin e COVID-19. Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, kanë vdekur më shumë se dyqindmij...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet