LIVE UPDATES
Bota

Pse Evropa është kaq shumë e ndjeshme ndaj propagandës kineze

2 Shkurt 2021, 17:50 Nga DOSJA
Pse Evropa është kaq shumë e ndjeshme ndaj propagandës

KINË- Që shoqëritë perëndimore janë nën presionin e propagandës kineze, ky nuk është aspak një lajm. Por ajo që analizohet më rrallë është fakti se ndjeshmëria jonë ndaj saj, buron nga një traditë e gjatë e ekzotizmit të vetë kinezëve – larg traditës së Orientalizmit, e cila paradoksalisht sot i është bashkuar prirjeve autoritare të brendshme në mesin e populistëve perëndimorë, për të krijuar një terren pjellor për lojërat e Pekinit për të pasur influencë.

Orientalizmi 2.0 karakterizohet nga një admirim që mezi fshihet për arritjet e Lindjes dekadat e fundit. Në fakt, Kina e ka zëvendësuar sot Japoninë e viteve 1970, si një vend që “i bën gjërat ndryshe” dhe që synon të kapërcejë ekonomikisht demokracitë e vjetra.

Kur kryeministri i Kinës Zhou Enlai u pyet nga Henry Kissinger në vitin 1971 se çfarë mendonte mbi ndikimin që kishte pasur Revolucioni Francez, ai u përgjigj shkurt “Është shumë herët për ta thënë!”.

Ky episod e përmbledh gjithë dinamikën:“babai” i real-politikës perëndimore takon të urtin enigmatik lindor. Padurimi grindavec perëndimor, është në kontrast me durimin strategjik kinez; sipërfaqëshmëria“jonë” bie ndesh me sensin “e tyre” mbi historinë.

Me përjashtim të faktit që u zbulua më vonë nga Chas Freeman, përkthyesi i Kissinger në atë takim, se Zhou Enlai thjesht e keqkuptoi pyetjen. Ai mendoi se bëhej fjalë për revoltat studentore të majit 1968, dhe jo për Revolucionin Francez të 1789.

“Shumë herët për të folur”, ishte përgjigjja politikisht e saktë e Partisë Komuniste Kineze (PKK) në vitin 1971, që ishte zhgënjyer nga një tjetër përpjekje e dështuar për të shtypur kapitalizmin në rrugët e Francës 3 vjet më parë. Pra, Zhou nuk po fliste me gjuhën e përjetshme të Konfucit dhe Sun Tzu, por vetëm sa po përsëriste parullat “The Daily People”, gazeta zyrtare e Partisë Komuniste Kineze -që merrej enkas me një propagandë të krijuar për të manipuluar zemrat dhe mendjet e popullit kinez, që në atë kohë nuk dinte pothuajse asgjë mbi Perëndimin.

Ne e kemi bërë zakon këtë gjë. Përsërisim vazhdimisht marrëzitë pompoze që vijnë nga udhëheqësit kinezë dhe kërkojmë kuptime më të thella atje ku nuk ka. Jemi të tunduar të besojmë, dhe shpesh padashur qarkullojmë histori mbi triumfet e regjimit komunist, ndërsa injorojmë realitetet e zymta, të cilat janë shumë të dukshme.

Libri i Kuq i Vogël – një koleksion prej 267 aforizmash nga Mao – u përmend gjatë debateve në parlamentin britanik në vitin 2015, si një udhëzues i besueshëm për strategjinë afatgjatë të Kinës. Sigurisht, kjo nuk është asgjë e re. Regjimi kinez është i paqartë dhe jo-demokratik, dhe përçarjet e tij të brendshme dhe lojërat brutale për pushtetit mbeten të fshehura.

Pak njerëz nga rrethi i ngushtë arrijnë të anashkalojnë censurën dhe të flasin për pasigurinë, sjelljen oportuniste dhe vendimmarrjen e rastësishme që udhëheq politikën e Pekinit. Një libër i botuar së fundmi, shpjegon sesi gjatë Revolucionit Kulturor vrasësit e nxitur qëllimisht nga burgu nga Mao, pra një fraksion i Gardës së Kuqe, doli triumfues dhe u bë “brezi i Deng Xiaoping”.

Ata ishin të njëjtët, të ashtuquajtur “pragmatikë”,që 10 vjet më vonë, hapën zjarr mbi njerëzit në Sheshin Tiananmen. Presidenti aktual, Xi Jinping, është djali i një udhëheqësi të rëndësishëm, që u dhunua nga radikalët gjatë viteve të trazuara të qeverisjes së Maos. Por kur u rehabilitua i lau hesapet më vonë me ta.

Historia familjare dhe rrjetet klanore, kanë rëndësi në politikën kineze të paktën po aq sa edhe ideologjia dhe strategjitë. Fushata e supozuar anti-korrupsion e ndërmarrë nga Xi pasi mori detyrën e presidentit duhet të shihet për atë që është:një luftë klanore, dhe jo një përpjekje për “reformë”, siç e përshkruan organet e PKK.

Megjithatë, shumë njerëz në Perëndim, i marrin seriozisht këto shpjegime. Mbështetësit e zhvillimit autoritar të Kinës, e injorojnë shkallën në të cilën politika kineze është rezultat jo aq i planifikimit afatgjatë, por i vendimeve oportuniste dhe larjes së hesapeve midis grupeve të ndryshme brenda partisë, ushtrisë dhe sektorit të biznesit.

Plus pak ndryshim. Ata duhet që të lexojnë librin e Kornai Janos rreth mënyrës se si funksionoi sistemi socialist, përtej dokumenteve partiake. Planet 5-vjeçare ekzistonin vërtet, por kryesisht si një formë rituali. Ndërsa në realitet, e gjitha ishte kudo improvizim, në mesin e një përpjekje për të përballuar presionet konfliktuale që lindin nga vetë natyra e regjimit.

Lajmet e rreme dhe keqinformimi kanë qenë gjithnjë burime natyrore të këtij lloj sistemi.

Është e vërtet, turbo-kapitalizmi i zbatuar përmes metodave leniniste në Kinën e sotme, nuk është e njëjta gjë me komunizmin e Maos. Përparimi i vendit në aspektin e PBB-së për frymë, krijimit të një infrastrukture moderne, dhe nxjerrja e qindra miliona njerëzve nga varfëria ekstreme, nuk mund të mohohet.

Por as kjo gjë nuk është unike, përveç shkallës së saj. Kjo është ajo që pret dikush, kur një lloj normaliteti lejon ri-ngritjen e një ekonomie që ka qenë në krizë prej kohësh, teksa një shoqëri bën kalimin gradual nga vetëmjaftueshmëria rurale tek urbanizimi dhe industrializimi.

Është një epikë e madhe historike, e zmadhuar pas katastrofave të rënda që sollën Hapi i Madh përpara dhe Revolucionit Kulturor. Në fakt, ka që tani shenja se efekti po zbehet. Po ashtu, ndërsa nuk mund të mohohet fakti që Kina e menaxhoi krizën e Covid me një efikasitet të pamëshirshëm, a është në fakt e habitshme pse një regjim totalitar është më i miri në botë në imponimin e bllokimeve, kontrollimit të lëvizjes së njerëzve, dhe heshtjes së tyre?

Ose marrim Nismën e Rrugës (BRI), të shumëdiskutuar, temë e librave të pafundmë në Perëndim viteve të fundit, ku shprehet admirim për guximin strategjik kinez.

Në realitet, ajo nuk është asgjë më shumë sesa një platformë e gjerë propagandistike, me dimensione gjithnjë e në ndryshim (pa listë të qartë projektesh, dhe pa një buxhet të saktë), që po përdoret nga grupimet ekonomike brenda Kinës për t’u zgjeruar jashtë vendit në kurriz të rivalëve të tyre të brendshëm.

Nën Presidentin Xi, indoktrinimi i brendshëm është bërë një qëllim më i qartë. Fronti i Bashkuar, një organizatë me një mandat të gjerë për të mbikëqyrur dhe integruar qytetarët që nuk janë anëtarë të Partisë Komuniste, është gjithnjë e më agresiv.

Ai infiltrohet dhe kontrollon sektorin privat, për t’u siguruar që përparësitë e tij të jenë në përputhje me ato zyrtare. Kriza e Covid-19, u pa nga Partia Komuniste Kineze si një mundësi e përsosur për të demonstruar para qytetarëve të saj avantazhet e mobilizimit të stilit ushtarak dhe shtypjen e disidencës.

Ne, jashtë Kinës, jemi vetëm dëmi anësor i kësaj përpjekje gjigante të propagandës dhe manipulimit, që synon në radhë të parë vetë popullin kinez. Në pranverën e vitit 2020, gjatë valës së parë të pandemisë, avionë me pajisje mjekësore u ulën në Beograd apo Romë, teksa liderët perëndimorë mbajtën fjalime falënderuese ndaj Pekinit.

Publiku kryesor për këtë shfaqje ishte sërish ai në Kinë, dhe jo votuesit perëndimorë. “Rruga e Mëndafshit e Shëndetit”, një projekt i epokës së Covid-19 synon të jetë mbi të gjitha një dëshmi për popullin kinez se sa të domosdoshëm janë bërë udhëheqësit e tyre në arenën globale.

Kur kjo narrativë dëmtohet nga lajmet mbi cilësinë e dobët të pajisjeve mjekësore kineze, apo më së fundmi mbi efikasitetin e ulët të vaksinës së saj, Pekini bëhet agresiv, dhe përhap majtas dhe djathtas informacion të rreme mbi vaksinën e Pfizer. E megjithatë, sërish nuk është pjesa tjetër e botës, por vetë qytetarët kinezë ata që po indoktrinohen.

Por në shumicën e kohës Pekini nuk ka nevojë të bëjë propagandë. Ne Evropë ne kemi shumë politikanë që admirojnë autoritarizmin apo ndikuesit me prirje anti-perëndimore. Injoranca e disa evropianëve për realitetet kineze, e bën më të lehtë punën e këtyre të fundit. Kjo është veçanërisht e vërtetë për vendet më të reja anëtare të BE-së në Evropën Qendrore dhe atë Lindore, si dhe në Ballkanin Perëndimor.

Marre nga: Center for European Policy Analysis

(A.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota xi jinping xi jinping

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës