LIVE UPDATES
Bota

BE-Turqi, bashkëjetesë paqësore edhe pa integrimin e Ankarasë në union

2 Shkurt 2021, 15:43 Nga DOSJA
BE-Turqi, bashkëjetesë paqësore edhe pa integrimin e

TURQI- Presidenca e Donald Trump i përket tashmë historisë, dhe kjo gjë e vendos në axhendën evropiane ripërtëritjen e marrëdhënies transatlantike. Por nuk mund të ketë një rikthim tek varësitë e vjetra dhe komode të epokës së Luftës së Ftohtë dhe periudhës pas saj, kur Amerika – mbrojtësja kryesore- vendoste për të gjitha çështjet e rëndësishme të sigurisë, ndërsa Evropa e ndiqte nga pas.

Për të ripërtëritë transatlantizmin, Evropa do të duhet të japë këtë herë kontributin e saj në sigurinë e përbashkët, sidomos brenda mjedisit të saj gjeopolitik. Në fqinjësinë e afërt, Bashkimi Evropian përballet me 3 ish-fuqi globale që janë të fiksuara pas lavdisë së tyre të dikurshme perandorake:Rusia, Turqia, dhe tani Britania e Madhe.

Secila ka një marrëdhënie unike me Evropën, si aktualisht ashtu edhe historikisht, dhe që të gjithë ndajnë disa gjëra të përbashkëta. Nën presidentin Vladimir Putin, Rusia bazohet shumë tek kujtimet e statusit të saj të dikurshëm si një superfuqi, kur Bashkimi Sovjetik ishte ekuivalenti global i Shteteve të Bashkuara.

Nën presidentin Rexhep Tajip Erdogan, Turqia ëndërron të përsërisë zgjerimin gjeopolitik dhe kulturor të Perandorisë Osmane nga Ballkani dhe skajet perëndimore të Azisë Qendrore në Mesdheun lindor dhe bregun e Afrikës Veriore (Libi), deri në Gjirin Persik.

Dhe së fundmi, Britania pas Brexit po kërkon shpirtin e saj perandorak në një lloj izolimi të vetë-imponuar (dhe jo aq të shkëlqyer), edhe pse mbetet pranë evropianëve kontinentale nëpërmjet NATO-s dhe lidhjeve të forta kulturore dhe historike.

Për mirë a keq, BE e ndan kontinentin evropian me këta 3 fqinjë të vështirë, ndaj duhet të punojë me secilin prej tyre për të arritur një bashkëjetesë paqësore. Rusia, një fuqi bërthamore, është shumë e madhe dhe e fuqishme ushtarakisht, dhe Evropa nuk mund t`a menaxhojë dot e vetme.

Këtu, Brukseli do të mbetet i ndërvarur nga mbrojtja e SHBA-së, veçanërisht përballë kërcënimeve ruse ndaj Evropës Lindore dhe shteteve baltike, të cilat u bënë të dukshme me aneksimin e Krimesë në vitin 2014 dhe luftën në Ukrainën Lindore.

Por sfida kryesore e Evropës qëndron diku tjetër: Mesdheu Lindor, ku zbulimi i rezervave të konsiderueshme të gazit natyror poshtë shtratit të detit, e ka shtuar ndjeshëm rrezikun e një konflikti midis dy anëtareve të NATO-s ,Turqisë dhe Greqisë, si dhe përfshirjen e shtetit tjetër anëtar të BE-së, Qipros.

Për më tepër, një mision i NATO-s për të ndalur kontrabandën e armëve përgjatë bregdetit libian,përshkallëzoi kohët e fundit një konfrontim të rrezikshëm midis një fregate franceze dhe anijeve të marinës turke, çka solli një përplasje diplomatike serioze.

Në fakt,për shkak të konkurrencës për rezervat e gazit natyror, ndërhyrjes së Turqisë në luftën civile në Libi, konfliktit të vjetër mbi disa ishuj në Egje, mosmarrëveshjeve të vjetra të demarkacionit, të drejtave detare, dhe çështjes së hapur të Qipros,në rajon nuk ka mungesë të vatrave të nxehta.

Këto tensione, të cilat do të përkeqësohen më tej nga rivalitetet shekullore fetare dhe etnike, kanë krijuar një situatë gjithnjë e më të rrezikshme në pragun e Evropës. Sa i përket interesave të saj, Evropa do të duhet të merret vetë me këtë problem.

Nën Erdoganin, Turqia po ndjek prej disa vitesh politika “neo-otomane”. Edhe pse qeveria e tij e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP),u përpoq fillimisht që ta përshpejtojë integrimin me Perëndimin duke ecur drejt anëtarësimit në BE, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i atëhershëm francez Jacques Chirac, ia përplasën derën në fytyrë që në vitin 2006.

Në atë kohë, bumi ekonomik global i krijoi Erdogan përshtypjen se Turqia mund të modernizohej, dhe më pas të rishfaqej si një fuqi e madhe më vete, pa pasur nevojë për integrimin evropian. Por ai i mbivlerësoi shumë aftësitë e vendit të tij (dhe e bën ende këtë gjë).

Brenda vendit, deri sa donte të modernizonte Turqinë, Erdogan u mbështet mbi një aleancë me lëvizjen Gylen, deri në tentativën për grusht shteti (!) në vitin 2016, pas së cilës ai krijoi një pakt të ri me nacionalistët e ekstremit të djathtë. Por ndryshimi i aleatëve nuk e zvogëloi elementin fetar në politikën e Erdoganit.

Ai e ka theksuar prej kohësh ndjekjen e një rruge islamike në epokën moderne, e cila përfaqëson një largim nga tradita laike e vendosur nga themeluesi i turqisë post-otomane, Kemal Atatürk. Ky angazhim e ka çuar në mënyrë të pashmangshme Erdoganin larg Perëndimit dhe drejt Lindjes së Mesme.

Tanimë është e qartë se si BE-ja po ashtu edhe Turqia,kanë ngecur në një kurth që e ngritën po vetë:perspektiva e anëtarësimit në BE, e cila nuk do të jetë në tryezë në një të ardhme të parashikueshme. Fatkeqësisht, nga Brukseli nuk po ofrohen mekanizma alternativë të integrimit.

Por, Turqia dhe BE-ja nuk mund të shohin secila punët e vet. Tregjet e Evropës, kapaciteti investues dhe marrëdhëniet e acaruara me rivalët e vjetër të Turqisë, Rusinë dhe Iranin, e bëjnë BE-në të domosdoshme për Turqinë. Ndërkohë,pozicioni gjeopolitik i Turqisë midis Evropës, Lindjes së Mesme, Azisë Qendrore dhe Kaukazit, e bën atë të domosdoshme për BE-në.

Përveçse është atdheu stërgjyshor i një pakice të madhe emigrantësh në Gjermani, Belgjikë dhe Skandinavi, Turqia do të vazhdojë të shërbejë si një “pikë-kalimi” e rëndësishëm për refugjatët nga Azia në Evropë. Prandaj, është e domosdoshme që të dyja palët të zhvillojnë një marrëdhënie paqësore edhe jashtë anëtarësimit në BE.

Sigurisht, për momentin duhet të vazhdojë pezullimi i procesit të pranimit të Turqisë; pasi mbetet të shihet se kush do t`a pasojë Erdoganin në pushtet. Dhënia zyrtarisht fund e këtij procesi në momentin aktual, do të bënte më shumë dëm sesa dobi.

Por, për sa kohë që Erdogan është në pushtet, bashkëjetesa është opsioni më i mirë për të cilin mund të shpresohet. Ndërkohë Evropa nuk duhet të harrojë lojën e gjatë, e cila në mënyrë të pashmangshme do të përqendrohet tek Kina dhe jo tek Rusia,apo marrëdhëniet me Britaninë pas Brexit.

Kina po investon aktualisht fuqishëm në Iran, duke treguar se ka kapital, njohuri dhe teknologji për t`a projektuar fuqinë dhe ndikimin e vet edhe përtej kufijve kombëtare. Në rast se do të ketë sukses në shndërrimin e Nismës së Brezit dhe Rrugës në një varg “gurësh themeltarë” gjeopolitikë, Pekini mund të shfaqet së shpejti në kufirin juglindor të Evropës në një formë që askush në BE nuk e ka parashikuar. Evropa nuk mund t`a dëshirojë kurrsesi një rezultat të tillë. Prandaj “çështja turke” do të mbetet më e rëndësishme se sa kurrë më parë.

Marre nga: Project Syndicate

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota emmanuel macron rexhep tajip erdogan emmanuel macron rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet