LIVE UPDATES
Insights

Pse duhet të durojmë!

16 Mars 2020, 08:50 Nga DOSJA
Pse duhet të durojmë!

Po më ndodh diçka që nuk e kam pasur asnjëherë të mjaftueshme më parë. Kam kohë. Shumë kohë. Qëndroj ulur përballë Tv me orë të tëra, por nuk përqëndrohem dot të ndjek një film. Lëviz nëpër kanale informative, shoh lajme, pastaj prapë lajme.

Librat janë të gjithë në krah të kolltukut tim, por sapo nis e ndjej që kam kohë por jo përqëndrim. Nuk vijoj dot më tej. Qëllon që një paragrafi i kthehem disa herë. Derisa e lë. Shoh prapë lajme. Lidhem në telefon me mjekët apo persona që ndjekin gjendjen e emergjencës. Herë-herë dal të shoh se çfarë ndodh në rrugët e shkretuara të Tiranës, apo të flas duke ruajtur distancën me kalimtarë të rastësishëm. Po aq sa me policët apo shitëset e farmacive, që qëndrojnë në detyrë. Janë të gjithë të formatuar njësoj, tejet të sjellshëm, por po kaq të shqetësuar. Nuk ka shpërthime, nuk ka mëri, ka vetëm paqartësinë. Nuk e kuptojnë çfarë ndodhi kaq shpejt dhe më e keqja askush s’e di sa do zgjasë.

Nuk më ka ndodhur kurrë diçka si kjo! Në 30 vite si gazetar, ose edhe më tej, në kujtesën time prej 50 vjeçari. Nuk e kam fjalën për rrugët e shkreta të Tiranës; as për dyqanet e mbyllura me qepenat e ulura. I kam parë këto edhe në 12 apo 13 Mars të 1997. Nuk flas për ankthin. E kam prekur atë shumë herë në këto 30 vite. Kur mijëra burra, gra e fëmijë, hidheshin mbi anijet që lundronin të tejmbushura drejt Italisë në Mars apo Gusht të 1991; Në ditët e epidemisë së kolerës në shtator 1994; në orët e frikshme të 14 shtatorit 1998.

Nuk flas as për karantinën e vetëdetyruar. Në Mars 1997 u mbyllëm në shtetrrethim për 6 muaj të tërë. Në atë kohë interneti nuk ekzistonte dhe komunikimi në distancë nuk ishte ky që është sot. E kam fjalën për ankthin e mosnjohjes që po na cfilit të gjithë. Për pasigurinë e asaj që vjen më pas. Që askush nga ne nuk e di me saktësi. Deri më sot “e keqja” ka qenë e njohur. Dije nga të ruheshe. Sot, cfilitja më e madhe është pikërisht të identifikosh rrezikun. Ai është kudo, por s’e dallon dot lehtë. Kjo na ka bërë mosbesues, ka ndryshuar thellë stilin tonë të jetesës. Sheh me dyshim çdo të afërm apo të njohur që ke përballë. Pastaj, dallon që dyshimi ekziston edhe tek ai. Tek mënyra si të sheh, si të qëndron në të njëjtën largësi që beson se është i mbrojtur. Kush është bartësi, kush është i infektuari?! Dyshimi dhe mosbesimi bëhen pjesë e jetës.

Në gjithë rastet e tjerë besonim se zgjidhja do të vinte shpejt. Besonim tek ndihma e botës. Këtë herë bota ngjan po aq e gjunjëzuar sa ne, po aq në ankth. Eshtë hera e parë që s’kemi nga të presim ndihmë. Eshtë hera e parë që nga viti 1918 që epidemia gjunjëzon pikërisht botën e zhvilluar: Kinën, SHBA, Italinë, Francën, Spanjën, Britaninë dhe jo vendet e varfëra të Afrikës apo Amerikës latine. Edhe HIV apo Ebola shkaktuan miliona viktima, por asnjë prej tyre nuk preku në mënyrë radikale mënyrën e jetesës së demokracive perëndimore. Koronavirusi po e bën këtë. Bota është e gjitha në karantinë dhe zemra ekonomike e planetit po merr goditje të forta. Nuk eshtë e lehtë të qëndrosh në izolim. Të kalosh orë të tëra në një hapësirë të vogël pa e ditur se si do jetë dita që vjen. Por nuk ka asnjë zgjidhje tjetër veç kësaj. Ne e dimë që sistemi ynë shëndetësor ka shumë probleme. Nëse gjithçka do ta linim në dorë të tij, katastrofa do ishte e sigurtë. Pa i ndihmuar ne mjekët, nuk na ndihmojnë dot ne ata. Nëse nuk izolohemi, nëse nuk frenojmë rastet, nëse ato shtohen nga papërgjegjshmëria jonë, mjekët e kanë të pamundur të na shërbejnë. Është fatale që njerëzit që kanë dyshim shkojnë tek mjekët dhe nuk ju tregojnë që kanë udhëtuar nga Italia apo kanë pasur kontakte me persona të infektuar. Siç ndodhi në disa rrethe dhe Tiranë. Çdo mjek i infektuar është një ushtar më pak në betejën me virusin. Një ushtar më pak janë disa jetë më shumë të rrezikuara. Ndaj çdo gjë fillon nga ne. Italia tregoi se dhe një nga sistemet më të përparuara shëndetësore të botës mund të kolapsohet. Nju Jork Tajms botoi dje një shkrim me parashikime të frikshme.

Duke ju referuar skenarëve të CDC, (Qendrës Amerikane të Kontrollit të Sëmundjeve dhe Parandalimit të tyre), NYT sqaron se skenari më i keq parashikon se do infektohen midis 160 – 214 milion amerikanë. Po sipas këtij skenari, humbjet e jetës mund të jenë 200 mijë – 1.7 milion. 2.4 – 21 milion amerikanë mund të kenë nevojë për trajtim spitalor. Por Amerika ka vetëm 925 mijë shtretër të gatshëm. Pra në skenarin ekstrem dhe më të rëndë kolapsohet edhe vendi më i fuqishëm i botës. Ndaj ka vetëm një zgjidhje. Izolim dhe frenim të infektimit. Nuk e dimë sa do zgjasë. Me siguri nuk do jetë e shkurtër. As këtë javë, as tjetrën. Do jetë një betejë e gjatë me virusin, po aq sa me monotoninë dhe izolimin. Masat mund të jenë edhe më drastike. Si në Kinë, Itali apo Spanjë. Por duhet ta dimë. Kjo është beteja jonë, ose mënyra e vetme për ta fituar këtë betejë me sa më pak humbje.

Por frika dhe paniku nuk mund të ndalë pjesën jetike tonën. Mjekët do shkojnë në punë. Po ashtu infermierët. Shoferët e ambulancave, operatorët e urgjencës, shitësit e ushqimeve, farmacistët, kamionistët dhe punëtorët e furnizimeve, ata të pastrimit; gazetarët që do informojnë, punonjësit e policisë dhe të ushtrisë, punonjësit e aeroporteve, pilotët dhe stjuardesat. Një armatë e tërë që do rrezikojë për të qenë më të mbrojtur të tjerët. Ndaj nuk duhet t’ju krijojmë panik. Duhet ta kuptojnë që do mbyllet ai që nuk është i domosdoshëm dhe duhet të vijojë punën ai që e ka për detyrë. Nuk mbaj mend kurrë një gjendje si kjo. Por me gjasë jeta është e tillë. Më ngjan sikur rilexoj “Murtaja” e Kamysë. Madje dje e nxorra nga biblioteka për ta lexuar sërish. 35 vjet më parë ishte për mua një libër i shkruar bukur. Sot, me siguri ka tjetër ndjesi. Nuk është e lehtë të jetosh në karantinë. Po nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të shpëtuar veten dhe të tjerët.

Marrë nga Opinion.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog blendi fevziu blendi fevziu

Sondazh

Poll
Insights 14 Mars 2020, 09:07

Nga Artan FugaC’ja fut kot kjo doktoresha!!!Nëpër rrjete sociale qarkullon një deklarim i një mjekeje italiane që thotë pak a shumë : shkoni kurohuni te futboll...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet