LIVE UPDATES
Insights

Çfarë janë viruset, ku jetojnë dhe pse janë të rrezikshëm për njeriun

16 Mars 2020, 07:51 Nga DOSJA
Çfarë janë viruset, ku jetojnë dhe pse janë të

Trupi i njeriut ka afërsisht 100 miliardë qeliza dhe afro 300 miliardë mikroorganizma, si baktere, viruse etj., në organet e tij të brendëshmë e të jashtme si gojë, stomak, zorrë, gjak, lëkurë. Me natyrën e viruseve u njoha në vitet 1982-87 në Universitetin “Aristotel” të Selanikut, në fillim në Biokimi, pastaj në Gjenetikë dhe më shumë në lëndën e Virulogjisë me profesorin N.K., i cili sapo kishte kryer doktoraturën e tij në Angli mbi viruset .

Çfarë janë viruset ?

Viruset u zbuluan nga fundi i shekullit të 19-të nga shkencëtarë rusë në gjethen e duhanit si sëmundje  e “Mozaikut të gjetheve të duhanit”. Ky mikroorganizëm i sapozbuluar u quajt “virus  =helm” nga latinishtja, dhe në greqisht “ιός = helm” nga greqishtja e vjetër. Viruset janë mikroorganizmat më të vogla që janë zbuluar në natyrë deri më sot.  Për të kuptuar madhësinë e tyre, mjafton të themi se një bakter mund të ketë në trupin e tij me mijra viruse; imagjinoni se sa viruse mund të jenë brenda në një qelizë ! Gjithashtu viruset janë mikroorganizmat më të thjeshta nga ana biokimike, në të cilat gjenden dy nga lëndët bazë të botës së gjallë, acidet nukleike (ADN ose ARN) dhe proteinat. Por këto janë të pamjafueshme që viruset të riprodhohen vetë, të kryejnë metabolizëm apo funksione të tjera jetësore, ashtu siç kryejnë  gjithë organizmat e tjera të gjalla. Prandaj viruset nuk përfshihen në grupet e mikroorganizmave të tjera të gjalla si bakteret etj., dhe për këtë arsye bota shkencore akoma nuk i ka dhënë përgjigje pyetjes; – a mund të quhen viruset mikroorganizma, ose gjallesa ?! Akoma deri sot ka vetëm një përgjigje, që më 1957, nga shkencëtari Lëoff i cili ka thënë “Virusi është virus”.

Ku jetojnë viruset ?

Viruset jetojnë vetëm kur janë ngjitur ose futur në qelizat e organizmave të tjera qofshin këto baktere, bimë, kafshë, shpendë ose njerëz. Viruset kanë preferencat e tyre, disa futen tek qelizat e sistemit imunitar të njeriut si SIDA (HIV), disa janë të gripit, tek mushkëritë siç është koronavirusi nCovid-19 që po tmerron njerëzmin.

Pse janë të rrezikshëm viruset për njeriun ?

Duhet të sqarojmë se mekanizmi i veprimit të viruseve është në përgjithësi i njëjtë, si tek mikroorganizmat, ashtu edhe në botën bimore dhe shtazore. Viruset futen në qelizat e një organi të trupit njerëzor duke e “pushtuar” atë.  Ose më saktë duke pushtuar mënyrën e shumimit të qelizave. Në këtë mënyrë, qelizat që nga natyra e tyre shumojnë vetveten, tani,  “të pushtuara” nga virusi, nuk do riprodhojnë vetveten, por do riprodhojnë me miliona viruse të tjerë. Dhe në vend që trupi të furnizohet me qeliza të tjera të domosdoshme, furnizohet me viruse që e helmojnë atë. Përfundimi;  p.sh. tek mushkëritë, qelizat të cilat bëjnë një punë të caktuar për jetën dhe funksionimin e mushkërisë, tanimë “të pushtuara” nga viruset, nuk do bëjnë më “detyrën” e tyre, por diçka tjetër, e cila çon në shkatërrimin e organit njerëzor deri në vdekjen e njeriut. Prandaj ky “pushtim” nga viruset quhet “infeksion – λοίμωξη  ”

Si luftohen viruset ?

Eshtë e ditur se gjysma e vdekjeve njerëzore shkaktohen nga viruset,  ato që në gjuhën e mjekësisë quhen viroza dhe luftimi i tyre është shumë i vështirë, sepse viruset gjenden brenda qelizave të gjalla, dhe me metodat e thjeshta farmaceutike do duhej të vrisje qelizat, që të zhdukej virusi. Gjithashtu viruset ndryshojnë shpejt, ndyshime që shkenca i quan mutacione, dhe kjo e rrit vështirsinë tonë për ti luftuar. Ashtu si edhe po ndodh me koronavirusin nCovid-19 Shkenca e bioteknologjisë ka përparuar në luftimin e viruseve duke përdorur metoda dhe mjete shumë të komplikuara. Në rastin e koronavirusit nCovid-19, i cili nuk njihej më parë, shkencëtarët arritën shumë shpejt të studjojnë përbërjen e këtij virusi, të identifikojnë organin njerëzor të sistemit të frymarrjes që ai infekton, si edhe mënyrën e përhapjes së tij. Mbetet të gjendet mënyra e luftimit të tij, apo e kufizimit në atë masë që të mos jetë vdekjeprurës. Asnjë nga ne nuk e di nëse e ka virusin në trupin tij.  Dhe neve nuk na mbetet veçse të ruajmë veten dhe tjetrin, duke mos infektuar njeri –tjetrin, të ruajmë higjenën personale, dhe të forcojmë sistemin tonë imunitar duke marrë ushqimet e duhura.

A ka viruse të dobishme ?

Do thoni; pyetje provokative në këtë kohë dramatike për njerëzimin. Por e vërteta duhet thënë. Kur shkencëtarët zbuluan metodën e futjes së virusit në genet e qelizave dhe mënyrën e shumimit të tij, nuk dihej se kështu po hapej një degë e re e shkencës, që sot quhet BIOTEKNOLOGJI, me përfitime kolosale për jetën njerëzore. Ekzistojnë viruse që luftojnë viruse të tjera të dëmshme, baktere etj., dhe gjithashtu ekzistojnë edhe viruse të dobishme në lëkurën tonë, në gjak, zorrë etj. Viruset përbëjnë një nga mekanizmat e Inxhinierisë Gjenetikë për të prodhuar ilaçe dhe për perfitime të tjera praktike. P.sh. po punohet për marrjen e geneve të dritës nga xixëllonjat dhe futjen e tyre tek pemët dekorative, të cilat do ndriçonin natën të gjitha rrugët, parqet dhe kopshtet tona duke kursyer energjinë elektrike.

Sfida e njerëzimit

Të mbyllur në shtëpitë tona, me sy e veshë të ngërthyer nga lajmet, po përjetojmë një fazë kritike të mbijetesës njerëzore, ku janë në dyluftim qënia biologjike më e organizuar në natyrë “NJERIU”, me qënien më të thjeshtë por tejet rezultative në  agresivitetin e tij shkatërrues, “VIRUSIN”. Të shpresojmë… Të shpresojmë së pari në mbarimin e kësaj lufte me sa më pak viktima. Më pas pyetja ka të bëjë me moralin e shoqërisë njerëzore. Atëhere, kur në vend të përgjigjes se “çfarë është virusi ?”, do të dimë ti përgjigjemi pyetjes, “çfarë është NJERIU ?”…

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog luan zyka viruset dhe njeriu luan zyka viruset dhe njeriu

Sondazh

Poll
Insights 14 Mars 2020, 09:07

Nga Artan FugaC’ja fut kot kjo doktoresha!!!Nëpër rrjete sociale qarkullon një deklarim i një mjekeje italiane që thotë pak a shumë : shkoni kurohuni te futboll...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale