LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Pse bibliotekat publike në Tiranë konsiderohen aktualisht si “jashtë mode”?

27 Gusht 2020, 12:19 Nga DOSJA
Pse bibliotekat publike në Tiranë konsiderohen aktualisht si

Tirana, kryeqyteti 100-vjeçar i Shqipërisë, ka aktulalisht 8 biblioteka publike, ose siç jemi mësuar t’i thërrasim biblioteka lagjeje. Pra, jo çdo lagje (njësi administrative) ka shtëpinë e vet të librit. Popullata për secilën nga 11 njësitë administrative të Tiranës varion nga rreth 41 mijë banorë (njësia nr. 8) dhe deri në rreth 81 mijë (njësia nr. 2). Aktualisht 3 prej njësive administrative (ato me nr. 1, 3 dhe 5), ku jetojnë rreth 182 mijë banorë, nuk e kanë bibliotekën e tyre! Jemi dëshmitarë se në territorin e kryeqytetit është shumëfishuar numri i popullatës, i godinave të të gjitha llojeve, publike a private, por fakt është se numri i bibliotekave publike nuk është më i madh se sa ka qenë para vitit 1990! Ky është tregues që flet qartë për orientimin e zbatimin e strategjive dhe politikave zhvilluese, vendimmarrjes e administrimit së Tiranës në 30 vitet e fundit.

Mungojnë shërbimet online dhe nuk pasurim sistematik të fondit

Bashkia e Tiranës në periudhën 2017 – 2019 ka investuar rreth 188 mijë euro për rikonstruksionin e godinave të 7 bibliotekave. 4 janë në gjendje pune, kurse 3 të tjera nuk janë mobiluar ende, megjithëse afatet kanë kaluar. Biblioteka e Njësisë administrative nr.6, në Kombinat, ka problem shtesë dëmtimin e pariparueshëm nga tërmeti i nëntorit 2019 të pallatit ku është vendosur.

Grupimi studentor ABC Tirana Club është duke zbatuar një projekt monitorimi dhe shqyrtimi të funksionalitetit të bibliotekave të lagjeve në kryeqytet dhe ka listuar një sërë problemesh me të cilat ato përballen. “Në to mungon komunikimi dhe informimi online, element që i ka mbajtuar ato me profil shumë të ulët gjatë kësaj periudhe pandemie”, thotë drejtuesi i ABC-së, studenti Johan Muka. Ai shton se gjithashtu, “nuk ka pasurim sistematik të fondit të botimeve me tituj të rinj dhe tërheqës për lexuesit; nuk ka skedarë fizikë ose virtualë që orientojnë dhe informojnë për fondin në dispozicion; pajisjet elektronike në shërbim të qytetarëve mungojnë ose janë jashtë funksionit; sistemet e ngrohje-ftohjes, ndriçimi, apo inventari në sallat e leximit shpesh nuk krijon kushte të rehatshme për frekuentuesit”.

Duhet të ndërhyhet me fonde dhe të zbatohen strategji afatgjata

Për aktivistët e ABC Tirana Club, duhet shtuar personel i kualifikuar, si dhe staf mbështetës për procesin e mirëmbajtjes. Sipas tyre nëse nga administrata e Bashkisë së Tiranës dhe nga këshilli bashkiak nuk ndërhyhet me fonde dhe strategji afatgjata, rrjeti i bibliotekave do të mbetet një veprimtari jashtë mode, si deri më tani.

Në sallat e tyre do të mbeten pak frekuentues, ndërkohë që raftet e librave që ato kanë do të tejmbushen me tituj të hershëm, botime pa vlerë, pjesa më e madhe e të cilave janë të dhuruar nga individë, organizata a institucione të ndryshme.

Bazuar në specialistët e fushës bibliotekat lagjeve do të jenë më efektive kur atyre t’u mundësohet aplikimi i një sistemi të integruar, të arrijnë të realizojnë shkëmbim-huazim me biblioteka të tjera brenda dhe jashtë vendit, si dhe të investohen për të krijuar sinergji mes tyre në realizimin e aktiviteteve të larmishme dhe tërheqëse për publikun.

“Tirana ka nevojë për biblioteka të reja në shërbim të qytetarëve”, thotë Johan Muka nga ABC Tirana Club. Sipas tij, biblioteka “duhet t’i përgjigjet trendit të zhvillimit teknologjik dhe përhapjes në shkallë të gjerë të internetit, të ofrojnë sa më shumë shërbime virtuale”.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

argetim argetim bibliotekat ne tirane bibliotekat ne tirane

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 26 Gusht 2020, 16:52

TIRANE– Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë gjatë gjithë kohës në shoqërinë e njëri tjetrit dhe postimet e tyre të dashurisë nuk kanë të ndalur.Së fundmi,...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës