Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
SHBA – Zëdhënësja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha sot se Presidenti Joe Biden nuk ka rënë dakord për kohën dhe vendin e bisedimeve të reja me presidentin rus Vladimir Putin.
Psaki i referohej komenteve të presidentit rus sot gjatë një konference për shtyp me rastin e fundvitit, i cili tha se shpresonte se negociatat, të cilat do të nisnin në fillim të vitit të ardhshëm dhe në Gjenevë, do të ishin të frutshme. Por Shtëpia e Bardhë, tha se për asnjë nga këto detaje nuk është rëndë dakord. Po kështu Psaki iu përgjigj edhe komenteve të presidentit rus, që fajësoi Perëndimin lidhur me tensionet e krijuara në Ukrainë. Ajo tha se faktet e bëjnë të qartë se i vetmi agresion që po shihet në kufirin e Rusisë me Ukrainën, është rritja e pranisë ushtarake nga ana e Moskës dhe retorika luftarake e udhëheqësit rus.
Po sot Sekretari Blinken bisedoi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Departamenti i Shtetit tha se ata diskutuan rreth shqetësimit të përbashkët në lidhje me praninë ushtarake të Rusisë në kufijtë e Ukrainës, si dhe të ashtuquajturës qasje në dy linja të NATO-s ndaj Rusisë, duke vënë në dukje se Aleanca mbetet e gatshme për dialog kuptimplotë me Moskën, ndërsa qëndron e bashkuar për të mbrojtur aleatët e saj.
Presidenti rus Vladimir Putin tha se vendi i tij dëshiron të shmangë konfliktin me Ukrainën dhe Perëndimin, por ka nevojë për një përgjigje “të menjëhershme” nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj ndaj kërkesave për garanci sigurie. Ukraina ndodhet në qendër të tensioneve në rritje Lindje-Perëndim. Shtetet e Bashkuara dhe Kievi akuzojnë Rusinë se po planifikon një sulm të ri ndaj fqinjit të saj jugor, një akuzë që Moska e ka hedhur poshtë.
“Kjo nuk është zgjedhja jonë (e preferuar), ne nuk e duam këtë”, tha Putin në konferencën e tij vjetore për shtyp kur u pyet mbi mundësinë e konfliktit me Ukrainën.
Ai tha se Rusia kishte marrë një përgjigje fillestare përgjithësisht pozitive ndaj propozimeve të sigurisë që i dorëzoi këtë muaj Shteteve të Bashkuara, të hartuara për të zbutur krizën aktuale. Presidenti rus shtoi se ai ishte shpresonte tek negociatat, të cilat siç tha do të nisnin në fillim të vitit të ardhshëm në Gjenevë. Por në një përgjigje të veçantë, mbi të të njëjtën çështje, Presidenti Putin i rriti tonet, duke thënë se NATO e kishte “mashtruar paturpësisht” Rusinë me një valë të njëpasnjëshme zgjerimi që nga Lufta e Ftohtë dhe tha se Moska kishte nevojë urgjente për një përgjigje.
“Duhet të na japin garanci dhe menjëherë! Tani!“, tha zoti Putin.
Moska i ka hedhur poshtë akuzat e Kievit dhe të Uashingtonit se po përgatit një sulm ndaj Ukrainës i cili mund të ndodhë në fillim të muajit të ardhshëm duke përdorur dhjetëra mijëra trupa ruse, të dislokuara në kufi me ish-republikën sovjetike. Rusia thotë se ka nevojë për premtime nga perëndimi, sikurse ai për të mos kryer aktivitet ushtarak të NATO-s në Evropën Lindore. Moska thotë se forcimi i lidhjeve të Ukrainës me aleancën perëndimore, kërcënon sigurinë e saj dhe se dislokimi i raketave të NATO-s në territorin ukrainas mund të përdoren kundër saj.
“Ne kërkuam që të mos ketë më lëvizje të NATO-s në lindje. Topi është në fushën e tyre, ata duhet të na përgjigjen me diçka”, tha zoti Putin.
Tensionet rreth Ukrainës i kanë zhytur marrëdhëniet Lindje-Perëndim në pikën më të ulët në tre dekada që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Grupi i Shtatëshes kanë paralajmëruar Presidentin Putin se ai do të përballet me “pasoja të rënda”, përfshirë sanksione të ashpra ekonomike, në rast të ndonjë agresioni të ri ndaj Ukrainës.
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
MAL I ZI – Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç është diagnostikuar me koronavirus, ka njoftuar ditën e sotme kabineti i tij.Sipas deklaratës...
NORVEGJI – Shërbimi postar 375-vjeçar i Norvegjisë, Posten Norge, këtë javë ka publikuar një reklamë festive përpara sezonit të festave me Santa Cl...
BETLEHEM – Krishtlindja e vitit 2021 pritej të ishte një festë e madhe në qytetin palestinez të Betlehemit. Ndryshe nga bllokimi i vitit të kaluar dhe mby...
SHBA – Zbulimi i një kafke gjigante të një zvarraniku detar gjigand në Shtetet e Bashkuara ka ngritur teori të reja rreth shpejtësisë së evolucionit dhe s...
SHBA – Ish-presidenti Donald Trump i kërkoi të enjten Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara të bllokojë publikimin e të dhënave të Shtëpisë së Bardhë...
RUSI – Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka akuzuar Perëndimin se po vjen me raketat shumë pranë territorit ndërsa përsëriti kërkesat për mos zgjerim të ...
MBERETËRI E BASHKUAR – E vendosur në Londrën jugore, prona fitoi Çmimin e Madh në shortin e fundit të Tramway Park, i cili mbyllet më 23 dhjet...
KOSOVË- Qyteti i Prizrenit po përballet me mungesë të theksuar të energjisë elektrike. Gazeta Ekspress shkruan se sipas qytetarëve në lagje të ndryshme të ...
JAPONI – Një profesor japonez ka zhvilluar një prototip të ekranit televiziv që lëpihet dhe mund të imitojë shijet e ushqimit, një hap tjetër drejt krijim...
KINË- Deri në 13 milionë njerëz janë vendosur në izolim në qytetin e Xi’an në Kinë. Kjo për shkak se në këtë qytet janë zbuluar 127 raste të infektua...