"Klevis Kapllani punonte si shofer i Dumanit"/ Erion Alibej tregon vrasjen e Kapllanit: Çunat e Fushë Krujës e gjetën...
Politike
PS nis ‘luftën’, Komisioni i Ekonomisë rrëzoi sot dekretin e parë të presidentit Meta
3 Shtator 2019, 09:43Nga DOSJA
Tiranë- Ditën e sotme Komisioni i Ekonomisë rrëzoi dekretin e Presidentit Ilir Meta për privatizimet. Ky dekret u rrëzua nga votat e maxhorancës, ndërsa ai tani do të kalojë për shqyrtim në Kuvend.
Në mbledhjen e sotme, e cila drejtohej nga ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, u diskutuan 4 ligjet që u kthyen nga kreu i shtetit.
4 dekretet që u diskutuan sot: -“Për kthimin e ligjit nr. 37/2019 “Për disa shtesa në aktin normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, dhe ndryshuar me ligjin nr. 3/2015”
-Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11251, datë 05.08.2019 “Për kthimin e ligjit nr. 50/2019 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar””
-Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11254, datë 08.08.2019, “Për kthimin e ligjit nr. 51/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, dhe “Gjikuria”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë koncesionare “Rruga Orikum – Llogara”, sh.p.k., për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës “Porti i jahteve – By-Pass Orikum – Dukat (ura e Shën Elizës)””
-Shqyrtimi i Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 11255, datë 08.08.2019, “Për kthimin e ligjit nr. 52/2019 “Për miratimin e kontratës së koncesionit/PPP ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si autoriteti kontraktor, shoqërisë “ANK”, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoqërisë “Bardh konstruksion”, sh.p.k., si shoqëria koncesionare, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e segmentit rrugor Milot – Balldren””
Mbledhja sot në komisionin e Ekonomisë nisi me debate. Kryetari i Komisionit, Arben Ahmetaj ka ndërprerë mbledhjen, pasi deputeti i futur në Kuvend nga listat e Partisë Demokratike, Alban Zeneli fliste me zë të lartë në këmbë. Debati nisi kur Ahmetaj e pyeti Zenelin, se kush ishte dhe se çfarë bënte në këtë komision, pasi Zeneli nuk është as anëtar i komisionit. (lexo këtu)
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ka nisur me sherr mbledhja e parë e komisionit të Ekonomisë, ku janë shqyrtuar dekretet e kthyera të presidentit Ilir Meta. Kryetari i Komisionit, ...
TIRANË– Dy javë pasi ishte në qendër të stuhisë së akuzave nga opinioni publik pasi pagoi 700 euro për vetëm një natë në një hotel në Romë, ministrja e Dre...
Tiranë- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama duke u shprehur se ai është një artist i mashtrimit.Basha ka publikuar një video ku the...
TIRANE- Me shtatë vota pro dhe një kundër të deputetit Adriatik Alimadhi, Komisioni i posaçëm Hetimor ka miratuar planin për hetimin e presidentit Ilir M...
Tiranë– Vendimi i Këshillit të Ministrave i datës 12.06.2019 i ka dhënë sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave kompetencat e ministrit të Jashtëm...
TIRANË- Analisti Fatos Lubonja komentoi në rubrikën e “Opinion”, në News 24, nisjen e sesionit të ri parlamentar. Duke komentuar fjalën e kryeparlamentarit...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka bërë një denoncim në rrjetet scoxiale në lidhje me ujin e pisjhëm. Vokshi ka publikuar ...
TIRANË– Ditën e sotme ka rinisur sesioni i ri parlamentar. I pari që mori fjalën ishte kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili u shpreh se Kuvendi isht...
TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari ka bërë një tjetër gafë në seancën e parë të sesionit të ri Parlamentar. Teksa fliste për reformat e ndërmarra nga grupi i...