Dhurata Çupi në mbledhjen e Alibeajt: Duhet të dalim vetëm me lista për këshilltar bashkiak
24 Mars, 15:05
...
Politike
Prurja e re e PS-së/ Alqi Bllako rrëfen se pse pranoi ftesën e Ramës: Ishte e vështirë, kisha dyshime
15 Mars 2021, 16:52Nga DOSJA
TIRANË– Alqi Bllako, është një prej emrave të rinj nga radhët e ekipit të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës. I ftuar në emisionin “Top Talk”, kandidati i PS-së rrëfeu arsyet se pse pranoi të bëhet pjesë e ekipit politik të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit duke shtuar se ftesa i ka ardhur nga vetë kryesocialisti.
Më tej ai shtoi se me kryeministrin Rama kishte bashkëpunim prej 8 vitesh, fillimisht në Ministrinë e Mjedisit dhe më pas në drejtorinë e UKT-së.
“Të qenit një person publik është jashtëzakonisht e vështirë, edhe kur je djalë i ri dhe i pamësuar për baltën, ku këtu bëhesh pjesë e baltosje nga politika si nga ana personale dhe ajo familjare. Ka qenë vendimmarrje e vështirë. Kisha dyshime, ka qenë një vendimmarrje e vështirë personale, në momentin që kur bëhesh person publik do ta marrësh kosto dhe do të bëhesh objekt i sulmeve politike. Unë jam babai i tre fëmijëve, ata janë motivi im i arsyes se pse e ndërmora këtë rrugë. Dua të zgjedhin Shqipërinë lehtësisht. Me kryeministrin Rama kam bashkëpunim 8-vjeçar. Ftesa ka qenë miqësore dhe sinqertë e kam pranuar pa asnjë lloj hezitimi, edhe për shkak të bashkëpunimit të ngushtë që kemi pasur gjatë këtyre këtyre viteve, sidomos gjatë 2 viteve në krye të Agjencinë e Ujësjellës- Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, ku unë kam drejtuar reformën më jetike që është ajo e ujit. Kur unë mora detyrën kishim 5-6 qytete që furnizoheshin 24 orë ne ujë. Brenda 2021 ne do të arrijmë që të kemi ujë pa ndërprerje në 55 njësi administrative. Ne furnizojmë me ujë 24 orë në Tiranë për 60% të territorit dhe deri në 2023 do të kemi 24 orë në të gjithë territorin,”-tha ai në fjalën e tij.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BERAT– Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, ndryshe nga të tjerët jka gjetur një mënyrë të pazakontë për të prezantuar programin e turizmit në qytetin...
TIRANË– Kandidati i PS-së, Alqi Bllako, është shprehur i bindur se në Tiranë socialistët i fitojnë të 19 mandatet. I ftuar në Toptalk, ndër të tjera ai ka...
LEZHË– Sulmet e kryeministrit Edi Rama në Lezhë ndaj kundërshtarëve të opozitës kanë ndezur reagime nga të besuarit e Partisë Demokratike në këtë qar...
VLORË- Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka prezantuar kandidatët për deputetë në qarqet Durrës, Vlorë dhe Fier. Ndalesa e p...
TIRANË- Bizneset anëtare të Dhomës Amerikane të Tregtisë e shohin me shqetësim nivelin e korrupsionit, cili konsiderohet si kërcënimi më i madh ne...
LEZHË– Kryeministri Edi Rama ka bërë “parashikimin” e humbjes së kundërshtarët të tij politik, Lulzim Basha. Nga një aktivitet politik në Lezhë, Rama tha s...
LEZHË– Kryeministri Edi Rama, në një aktivitet politik në Lezhë, nuk kaloi pa e përmendur kreun e shtetit, Ilir Meta. Në fjalën e tij, Rama tha se 25 prill...
KAMËZ– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në një familje të Kamzës, të cilën shteti nuk po i jep zgjidhje për legalizimin. Kryefamilja...
LEZHË– Kryeministri Edi Rama në një aktivitet politik në Lezhë ka folur për listën e kandidatëve për deputetë të opozitës. Në fjalën e tij, Rama ka përmend...
VORË- Në vizitën e tij në Vorë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në një fermë të vogël në Marikaj, ku Zonja Mira Maraj ka 50 vite që mer...