LIVE UPDATES
Bota

Provokon televizioni shtetëror rus, tregon hartën se si ‘pushtohen’ 3 anëtarët e NATO-s

16 Mars 2022, 14:48 Nga DOSJA
Provokon televizioni shtetëror rus, tregon hartën se si

RUSI- Televizioni shtetëror rus ka transmetuar një diskutim mbi kapjen e shteteve baltike ndërsa NATO forcon aleatët e Evropës Lindore me mijëra trupa të tjera.

Sipas The Sun, një ish-oficer i lartë paraqiti një skenar rrëqethës që ushtria e Putinit të pushtonte vendet e NATO-s Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë, si dhe të kapte pjesë të Suedisë neutrale.  Mijëra trupa të NATO-s kanë marrë pjesë në stërvitje pranë kufirit rus dhe po hartohen plane për një prani të madhe të përhershme në Evropën Lindore.

Pasi fituan pavarësinë e tyre kur Bashkimi Sovjetik u shemb, të tre shtetet baltike iu bashkuan NATO-s dhe vazhdojnë të kenë frikë se Vladimir Putin ka plane për destabilizimin dhe pushtimin, siç ka bërë në Ukrainë. Pikërisht një skenar i tillë u përshkrua në kanalin televiziv shtetëror rus Rossiya 1 nga koloneli Igor Korotchenko, dikur i Shtabit të Përgjithshëm dhe Forcave Ajrore Ruse dhe aktualisht një oficer rezervë.

Kështu mund të duket skenari për kapjen e vendeve baltike”.-tha eksperti i Kremlinit.

Duke përdorur harta në anglisht me vendosjen e trupave të NATO-s të shënuara, ai përshkruan në detaje të liga skenarin e pushtimit. Në fillim “u shkaktohet një goditje masive radio-elektronike ruse” pasi “të gjithë radarët e NATO-s verbohen dhe nuk shohin asgjë”. Duke vizatuar në hartë me gjithnjë e më shumë vija të kuqe, ai më pas i drejtohet mënyrës se si Rusia do t’i mposhtë armiqtë e saj.

Në këtë kohë, në ishullin suedez Gotland, zbarkojnë avionët ushtarakë rusë, duke ofruar sisteme raketore anti-ajrore S-400 dhe sisteme kundër anijeve bregdetare Bastion”, tha ai.

Suedia ka qenë tradicionalisht neutrale, por frika se Rusia mund të përpiqet të rrëmbejë ishullin e rëndësishëm strategjik të Gotland, e ka bërë atë të forcojë forcat e saj të armatosura.

Korotchenko vazhdon të shpjegojë se rusët do të largoheshin nga enklava e Kaliningradit drejt korridorit Suwalki për të bllokuar hyrjen në përforcime nga Polonia.

“Perëndimi i habitur dhe NATO-ja do ta dinë se Rusia shpall një zonë ndalim-fluturimi prej 400 km,” tha ai, ndërsa prezantuesi i programit tund me kokë si miratim.

Më pas ai shpjegon se i gjithë deti Baltik do të ishte më pas nën shënjestrën e forcave ruse. Korotchenko vazhdoi duke thënë se ato pak trupa të forcave speciale të Kanadasë, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe SHBA-së, në Balltik do të rrethohen nga një forca ajrore ruse dhe më pas do të dorëzojnë armët.

Skenari përfundon me qeveritë e shteteve të reja baltike që zotohen për besnikëri ndaj Moskës, ndërsa Suedia bie dakord për neutralitetin e përhershëm dhe një qira 99 për Gotland. Programi doli në televizionin rus në fund të vitit të kaluar, por u postua nga këshilltari i qeverisë ukrainase, Anton Gerashchenko.

Tre shtetet baltike ishin kombe të pavarura derisa u pushtuan nga ish-Bashkimi Sovjetik në 1939 para se të rifitonin lirinë e tyre kur gjigandi komunist u shemb.

Frika e veprimeve të mëtejshme ruse pas pushtimit të Ukrainës ka shtyrë tani NATO-n të fillojë planifikimin për atë që Sekretari i Përgjithshëm i saj Jens Stoltenberg e quajti “realitet të ri”.

LAJMI KRYESOR: Dita e 21-të! Rusët mbajnë 500 pengje në spital, sot raundi i 5-të i bisedimeve

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota anton gerashchenko igor korotchenko lufta ukraine-rusi anton gerashchenko igor korotchenko lufta ukraine-rusi


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet