Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Tifozët e skuadrës së Tiranës, të ashtuquajtur “Capital Crew” i kanë dërguar një letër të hapur babait të Klodian Rashës, Qazimit. Letra e tyre është një kundërpërgjigje për atë të publikuar në disa media nga babai i të riut të vrarë nga efektivi i Policisë së Shtetit, në të cilën kërkonte qetësimin e ‘gjakrave’. “Capital Crew” i kërkon babait të Klodianit që të mos ndërhynte në kauzën e shqiptarëve, duke e akuzuar se mesazhin e tij e kishte hartuar prej presionit të qeverisë.
“Vrasja e Klodianit, tashmë nuk ju përket vetëm juve si familje, ju keni pjesën familjare, por jo atë shqiptare! Ata që po ju përdorin, nuk është e nevojshme t’i demaskoni, s’jeni as i pari as i fundit person që ka ulur kokën nga presioni i krimit të legjitimuar, dhe të gjithë e dimë. E dimë, e kuptojmë dhe ndaj po ju drejtohemi që të mbani kokën lart. Klodiani na shikon nga larg dhe ne do e çojmë në vend drejtësinë e tij, se edhe ai e do këtë!,“-shkruhet në letër.
LETER BABAIT TE KLODIANIT NGA CC’19 DHE QYTETARET:
I dashur Baba i Klodianit te ndjere dhe ju familja e tij e nderuar, e mirekuptojme deshiren tuaj per te qetesuar gjakrat ne dhunen e ushtruar nga te dyja palet si nga shteti si nga qytetaret, mirepo tashme kjo qe po ndodh eshte me e madhe se ju, dhe si e tille nuk ka vend me per qendrime neutrale. Te kauza e Shqiptarve mos nderhyni ju lutem, as mos na dergoni letra te hartuara, sikur i ka bere qeveria, se ne fakt me shume na ben te irritohemi tjetersimi i fjalive tuaja ne media, sesa tju besojme dhe te na qetesoni! Po te drejtohemi me emrin Babush i dashur, se dhimbja jote eshte e madhe dhe ne te kuptojme dhe do jemi aty me ty gjithmon, por Babush i dashur, neqoftese ti kerkon drejtesine tende personale, mos ua moho prinderve te tjere shqiptare te bejne te njejten gje. Vrasja e Klodianit, tashme nuk ju perket vetem juve si familje, ju keni pjesen familjare, por jo ate shqiptare! Ne po denojme aktin e shemtuar qe ka ndodhur dhe nuk po perdorim Klodian, perkundrazi, po mbrojme te ardhmen e shqiptarve, se fundja fundit vetem keshtu mbrohet, e nderuar Familja e Klodianit. Nderkohe ata qe po ju perdorin, nuk eshte e nevojshme ti demaskoni, s’jeni as i pari as i fundit person qe ka ulur koken nga presioni i krimit te legjitimuar, dhe te gjithe e dime. E dime, e kuptojme dhe ndaj po ju drejtohemi qe te mbani koken lart. Kjo nje pergjigje ne forme respekti, ndaj zemres tuaj te plagosur dhe vrare, qe kjo qe po bejne tashme shqiptaret, eshte nje revolte e Shqiptarve, per liri, drejtesi, per dashuri dhe Shqiptari. Por mos e prit respektin nga ata qe te bene presion, se kriminelet jane bastarda, dhe nuk e kuptojne dashurine prinderore, ata njohin vetem dredhin e pushtetit, per te perfituar nga ju dhe ne ditet me te veshtira tuajat! Gjithshka dine te bejne, u permblodh ne vrasje, inkriminim, shpifje dhe terror. Dhe i nderuar, mos harro se drejtesia nuk erdhi nga policia, gjykata apo Ministri i Brendshem i cili qartazi nuk deshi te mbante pergjegjesi, erdhi vetem nga ata njerez qe protestuan dhe dihet kur ka trazira e te gjithe shohin, viktima s’mbetet me thjesht viktime. Viktima do ishte para ndonje tv duke qare per drejtesi, kurse polici do te dekorohej dhe djali do te ngarkohej me precedent penal te paqene dhe te nenshkruar per nje sufllaqe. Po jo ne s’te lame te beheshe viktime! Klodiani na shikon nga larg dhe ne do e cojm ne vend drejtesin e tij, se edhe ai e do kete! Rrofte Shqiperia dhe Dashuria per Liri dhe per Atdheun! Ju perqafojme dhe Zoti ju a lehtesofte dhimbjen.
Ditën e djeshme, Dosja.al publikoi një lajm në të cilin sqarohej se protesta për Klodianin disa organizatorë, të pacertifikuar në jetën politike dhe sociale, që prej vitesh jetojnë në një botë paralele, të injoruar nga politika, media dhe shoqëria. Ata kanë gjurmë kudo në rrjetet sociale…Bëhet fjalë për Guerrilsat e Partizanit, Tirona Fanatics, Capital Crew etj. Postimi i sotëm i këtyre të fundit verifikon gjithçka.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Për qytetarët të cilët u ndaluan gjatë protestës së datës 10 dhjetor në Tiranë, Gjykata ka dhënë masat. Tre persona janë lënë në ‘arrest me b...
TIRANË– Zyra e Avokatit të Popullit ka përgatitur një raport në lidhje me protestat që u zhvilluan në datat 11 dhe 12 në Tiranë.Sipas tyre në këto data jan...
TIRANË– Numri i personave të arrestuar për 2.6 ton kanabis që u kapën në Mal të Zi ka shkuar në katër. Dosja.al mëson se është vënë në pranga edhe një 32-v...
TIRANË– Publikohet himni i protestave që po zhvillohen në vend për vrasjen e Klodian Rashës. Një këngë, e rrymës hip-hop (freestyle) është publikuar në rrj...
TIRANË-Një sherr mes një të riu dhe një polici rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e ‘5 Majit’ në kryeqytet.I riu kap për arsye ende të paqarta, ...
SHKODËR– Prej katër ditësh në vendin tonë janë zhvilluar protesta për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektivi i policisë në Tiranë. Në qytete të ndryshme...
BRITANI E MADHE- Krerët e sistemit shëndetësor britanik “NHS” kërkuan një hetim të ri mbi vrasjen e 7-vjeçares Emily Jones nga shqiptarja me ...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha i ka shprehur sot ngushëllimet familjes së mjekut të njohur Mihal Kërci, i cili humbi jetën këtë mëngjes si pasojë e Cov...
TIRANË– Për ndarjen nga jeta të mjekut Mihal Kërcit nga Covid ka reaguar dhe presidenti i vendit Ilir Meta.Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka...
TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 37 vjeçar pasi ushtronte online pornografi me të mitur.Operacioni policor ‘Zbulimi’ vuri...