LIVE UPDATES
Bota

Protestat në Serbi/ Rezultati mund të dobësojë Vuçiç

15 Dhjetor 2021, 07:46 Nga DOSJA
Protestat në Serbi/ Rezultati mund të dobësojë

SERBI- Protestat në mbarë Serbi çuan në tërheqjen dhe ndryshimin e dy ligjeve të diskutueshme në parlamentin serb. Organizata dhe lëvizje të ndryshme paralajmëruan vazhdimin e protestës.

Protestat masive të qytetarëve javët e fundit në Serbi kanë sjellë rikthimin e ligjit për shpronësimet dhe ndryshimet në ligjin për referendumin, të cilat ishin kërkesat kryesore të nismës “Kreni-promeni” (Nisu-Ndrysho). Partia Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet e pranoi humbjen politike dhe publikisht deklaroi, se nuk e dëgjuan sa duhet zërin e popullit dhe se tani do të ndryshojnë qasjen e tyre në komunikim me ata që mendojnë ndryshe. Të paktë janë ata që besojnë në këtë, por është e qartë se autoritetet serbe po përpiqen të pushojnë pak nga presioni që qytetarët kanë ushtruar deri më tani në rrugët e qyteteve serbe, me premtimin bosh se nga sot do të kenë më shumë vëmendje për dialog me kundërshtarët politikë.

Iniciativa Nisu-Ndrysho thekson se pas njoftimeve zyrtare të autoriteteve do të ndalojnë bllokimet e mëtejshme të rrugëve dhe se do të konsiderojnë hapat e mëtejshëm strategjik. Lëvizja “Kryengritja mjedisore” beson se asgjë nuk ka përfunduar derisa të ndalohet miniera e litiumit në Serbi dhe nuk dëbohet kompania Rio Tinto. Kjo lëvizje paralajmëron vazhdimin e protestës.

Pushteti detyrohet të bëjë ndryshime

Rezultati i protestave të deritanishme është gjithsesi mjaft i madh, thotë për DW Dragan Popoviç, drejtor i Qendrës për Politika Praktike. “Fakti që (presidenti i Serbisë Aleksandar) Vuçiq i përmbushi të gjitha kërkesat nën presionin e qytetarëve është një progres i madh jo vetëm në politikë por edhe për aktivizmin qytetar. Shteti hoqi dorë nga synimet e tij të rëndësishme dhe kjo sepse thjesht u detyrua ta bëjë këtë”, thotë Popoviq.

Mendoj se qeveria u frikësua mbi të gjitha nga potenciali që kishin këto protesta, thekson për DW, zëvendëskryeredaktorja e  revistës NIN, Vesna Malishiq. “Qeveria u frikësua nga një vendosmëri e madhe në protesta dhe ajo që pason nga këto protesta, e ky është mobilizimi i një numri edhe më të madh të njerëzve. Suksesi i asaj proteste është se befasoi pushtetin, befasoi opozitën, e habiti edhe vetë qytetarët”, thotë ajo.

Vuçiqi në rënie?

Serbinë e presin zgjedhjet në fillim të prillit dhe një nga të panjohurat është se si do të ndikojnë të gjitha ngjarjet rreth protestës dhe humbjet aktuale politike të SNS-së, në pozitën e vet presidentit Aleksandar Vuçiç. “Nga njëra anë sigurisht që do të ndikojë, por duhet të ketë edhe një palë tjetër që do t’i pranojë ata votues që janë të zhgënjyer me Vuçiqin”, mendon Popoviç.

Rënia e popullaritetit të Vuçiqit dhe SNS-së duhet të kapitalizohet përmes punës së mirë të opozitës, por nuk jam i sigurt se opozita do të ketë sukses ta bëjë këtë”. Prandaj, do të ndikojë në pozitën e tij, por mendoj se është herët për të konstatuar se si do të ndikojë në rezultatin zgjedhor”, thekson drejtori i Qendrës për Politika Praktike.

Vesna Malishiq thekson se Vuçiqi ka provuar strategji të ndryshme gjatë javëve të fundit, nga dërgimi i banditëve për të shkaktuar incidente në mesin e protestuesve deri te përpjekjet për të kompromentuar protestën, dhe asnjë nga këto ide nuk ka pasur sukses.

“Kjo mund të dobësojë pozitën e tij. Këtë e lidh me rikthimin e qytetarëve në skenën politike si aktorë të rëndësishëm politikë. Kur fillon të bjerë kjo kullë e pushtetit dhe e autoritetit, kjo do të jetë e pandalshme. Ndoshta katër muaj nuk mjaftojnë për këtë, por kjo protestë tregoi se Vuçiqi është në rënie”, thotë ajo.

Ekologjia dhe manipulimet

Përllogaritjet për rënien e rejtingut të qeverisë duhet të kenë parasysh edhe manovrën klasike të Vuçiqit, i cili të gjithë fajin për situatën me dy ligjet e përmendura ia kaloi Qeverisë së Serbisë dhe ministrave të saj. Mesazhi për votuesit e SNS-së është i qartë – Vuçiq është i pagabueshëm dhe çdo problem që lind është rezultat ose i veprimeve të ish-autoriteteve, ose i konfuzionit të ministrave dhe kryeministrave aktualë. Edhe në këtë situatë, votuesit e qeverisë mund ta shohin Vuçiqin si shpëtimtarin e popullit nga lëvizjet e këqija të bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, të cilat Vuçiq do t’i kishte penguar – po ta dinte më herët.

SNS është një parti në të cilën të gjithë, përveç Vuçiqit dhe familjes së tij, janë mall për konsum”, thekson Dragan Popoviq. “Por besoj se në këtë rast do të jetë më vështirë”. “Më duket se ka qenë shumë më e lehtë për Vuçiqin kur është fjala për luftën kundër krimit, apo disa tema më të përgjithshme. Ndërsa me këto tema shumë specifike, mendoj se kaherë nuk ka qenë në ndonjë situatë më të vështirë”, ka shtuar Popovic.

Lajmi i keq për Vuçiqin është se rrugës për zgjedhje po shihet edhe një hapje e caktuar të mediave, mendon Vesna Malishiq.

“Disa njerëz që më parë kurrë nuk janë shfaqur në televizione me frekuenca kombëtare, tani kanë filluar të shfaqen edhe në këto media. Unë mendoj se Vuçiqi tani është duke hartuar një strategji për dalje nga situata e tanishme dhe të mbetet i pastër vetë, ashtu si shpëtoi edhe nga historia e krimit në krye të qeverisë dhe të mbetet si një luftëtar i supozuar kundër të njëjtit krim”, thotë Malishiq.

Vazhdimi i protestave

Vazhdimi i protestës shoqërohet me dyshime të shumta dhe vende të panjohura, por ajo që është e qartë aktualisht është se grupe dhe lëvizje të caktuara do të përpiqen t’i mbajnë protestat si një formë presioni ndaj autoriteteve. Çështjet mjedisore mbeten në krye, megjithëse autoritetet pretendojnë se janë plotësuar të gjitha kërkesat mjedisore dhe se vazhdimi i protestës është “thjesht politikë e thjeshtë”. Se sa do të arrijnë ta ruajnë nivelin ekzistues do të dihet së shpejti, por siç thekson Dragan Popoviq për DW, “pakënaqësia e njerëzve është e madhe, por tashmë po dërgohen mesazhe të përziera.”

“Në momentin kur disa duan të festojnë fitoren, e të tjerët të vazhdojnë me protestat, sigurisht që një pjesë e qytetarëve do të qëndrojnë në shtëpi, sepse njerëzit thjesht nuk reagojnë mirë ndaj mesazheve të përziera.

Vesna Malishiq beson se tashmë po hyjmë në dobësinë e të gjitha protestave të deritanishme, e kjo është fakti që po shfaqen liderë të ndryshëm që kanë dëshira dhe ide të ndryshme, deri tek ajo se si duhet të zhvillohen protestat. Mendoj se këtu do të harxhohet energjia shumë e nevojshme, sepse ka ende shumë kohë deri në zgjedhje. Por vazhdimi i protestës mund të na befasojë, siç na kanë befasuar edhe protestat e fundit”, kontaton Vesna Malishiq.

Marrë nga: DW

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni aleksandar vucic dragan popoviç protesta ne serbi aleksandar vucic dragan popoviç protesta ne serbi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet