LIVE UPDATES
Bota

Protestat e dhunshme në SHBA/ Çfarë përfaqëson grupi Antifa?

12 Qershor 2020, 18:40 Nga DOSJA
Protestat e dhunshme në SHBA/ Çfarë përfaqëson grupi

SHBA- Ndërsa protestat vazhdojnë në një numër qytetesh amerikane, disa zyrtarë po fajësojnë grupin Antifa, ose antifashistët, për dhunën në disa nga tubimet pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd. Presidenti Donald Trump ka thënë se do që ta fusë këtë grup në listën e organizatave terroriste. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anush Avetisyan njofton.

Antifa, është një shkurtim i fjalës anti-fashistët, një lëvizje që ekspertët thonë se nuk ka një strukturë apo drejtim të qartë. Por ata shtojnë se ajo që dinë është se numri i njerëzve që identifikohet me ta në Shtetet e Bashkuara është relativisht i vogël.

Tek Antifa bëjnë pjesë që nga progresistët anti-dhunë – dhe kjo është e rëndësishme – që janë thellësisht të shqetësuar nga racizmi dhe dhuna në Shtetet e Bashkuara dhe kudo në botë. Ekstremi tjetër janë njerëzit e dhunshëm që besojnë se kanë detyrimin të eliminojnë jo vetëm racizmin, por edhe institucionet që ata mendojnë se janë të lidhura me shtypjen, përfshirë gazetarët dhe qeveritë. Por kryesisht ata janë të fokusuar tek konfrontimi i supremacistëve të bardhë, neonazistët, ksenofobët dhe të tjerë që ata i shohin si mbështetës së tyre. Problemi është se është një grup shumë i gjerë me filozofi shumë të ndryshme se si të luftohet racizmi. Skaji më ekstrem, përqafon dhunën si taktikë”, thotë Brian Levin i Qendrës për Studimin e Urrejtjes dhe Ekstremizmit.

Njerëz që e identifikonin veten si Antifa, u pane në disa protesta në Shtetet e Bashkuara, me maska të zeza dhe me sjellje agresive ndaj policisë dhe gazetarëve.

Por studimet lënë të kuptohet se kur flitet për dhunën politike, grupet e majta shpesh nuk janë problemi.

Një studim i Universitetit të Merilendit, arrin në përfundimin se 12% e gjithë sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara nga viti 2010 deri në 2016, u ndërmorën nga e djathta ekstreme.

Në fillim të qershorit, Presidenti Trump tha se donte ta klasifikonte Antifa-n si organizatë terroriste. Megjithatë, juristët thonë se edhe nëse Antifa do të ishte një grup i organizuar, qeveria federale nuk ka autoritetin ligjor ta bëjë një gjë të tillë.

“Është i larmishëm por nuk është organizatë formale. Sipas legjislacionit amerikan, për ta klasifikuar të tillë, duhet të jetë një organizatë dhe të ketë njëfarë lidhjeje ndërkombëtare. Aktualisht kjo nuk ekziston. Që ta përmbledhim, nuk është grup, është një filozofi e gjerë”, thotë zoti Levin.

Sipas të dhënave nga Qendra për Studimin e Urrejtjes dhe Ekstremizmit, në vitin 2019, supremacistët e bardhë dhe e djathta radikale kreu 26 vrasje të klasifikuara si krime urrejtjeje. Njerëzit e identifikuar si Antifa nuk kanë kryer krime të tilla në tre vitet e fundit, sipas këtyre të dhënave.

Studiues të tjerë thonë se përpjekjet për ta etiketuar Antifën si grup terrorist, do të nënkuptonin se edhe grupe të tjera të majta dhe të djathta, duhet të përfshihen.

“Në disa raste Antifa edhe mund të konsiderohet si grup terrorist, por nëse e bën një gjë të tillë, duhet të etiketojë edhe ambjentalistët dhe grupet për të drejtat e kafshëve dhe në krahun e djathtë, KKK-në, grupin ‘Kombi Arian’, Kisha Botërore e Krijuesit, etj. Nuk kemi një përcaktim të qartë për terrorizmin e brendshëm”, thotë Prof. Kevin Borgeson, i Departamentit të Drejtësisë Penale në Univeritetin Shtetëror të Salemit.

Dhe nëse Antifa do të ishte një grup i organizuar, taktikat e saj, nuk arrijnë në nivelin e terrorizmit, thotë një profesor i Universitetit Shtetëror të Uashingtonit, që studion lëvizjet sociale.

“Do të thoja që Antifa përbën ndoshta1%-2% për qind të protestave progresive të së majtës. Ata nuk pëlqehen nga shumica e protestuesve paqësorë. Ata angazhohen në vandalizëm, ndonjëherë përfshihen në konfrontim fizik me protestuesit e krahut të djathtë. Por nuk kanë bërë nodnjë gjë që është aq e dhunshme saqë të përshkruhen si terroristë, siç donte administrata t’i karakterizonte.”

Byroja Federale e Hetimeve ndjek disa grupe që i konsideron si rreziqe të mundshme. Lista përfshin qytetarë dhe grupe supremaciste, si edhe grupe për të drejtat e kafshëve dhe anarkistë.

Marrë nga: Zëri i Amerikës  

(A.K.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota protestat ne shba protestat ne shba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës