Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Tre ditë pas nisjes së protestave masive në Shqipëri kundër rritjes së çmimit të naftës dhe të shportës ushqimore, policia ka nisur arrestimet, hetimet dhe shpalljen e personane në kërkim. Në total janë të arrestuar 30 persona në disa qytete, 81 të proceduar dhe 17 të shpallur në kërkim. Në Tiranë janë vënë në pranga 23 persona, 23 janë vënë në hetim ndërsa një është shpallur në kërkim. Në Durrës janë dy të arrestuar, 50 të vënë në hetim ndërsa në Mirditë janë vënë në pranga 5 persona dhe 15 janë shpallur në kërkim. Në Shkodër janë proceduar 8 persona ndërsa një është shpallur në kërkim.
Sipas policisë, këta persona akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Për ndalimin e tyre sot do të zhvillohet një protestë përballë Drejtorisë së Policisë së Shtetit në Tiranë.
ARRESTIME NË TIRANË:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë. Penguan qarkullimin e mjeteve të transportit, prishën rendin dhe qetësinë publike dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë protestës së ditës së djeshme, arrestohen në flagrancë 23 shtetas, procedohen penalisht 23 të tjerë dhe po punohet për kapjen e një shtetasi tjetër. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Komisariateve në varësi të saj, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me protestën e zhvilluar në datën 10 mars 2022, bazuar në provat e grumbulluara, arrestuan për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:- N. L., 27 vjeç, Sh. B., 37 vjeç, A. K., 42 vjeç, R. M., 40 vjeç, S. Sh., 22 vjeç, H. Ç, 25 vjeç, I. B., 28 vjeç, E. M., 21 vjeç, I. B., 57 vjeç, F. I., 43 vjeç, D. T., 28 vjeç, I. P., 45 vjeç, J. K., 25 vjeç, B. D., 21 vjeç, A. M., 21 vjeç, A. M., 20 vjeç, N. L., 24 vjeç, E. T., 21 vjeç, A. A., 23 vjeç, R. M., 21 vjeç, G. T., 21 vjeç, J. Sh., 21 vjeç dhe Gj. B., 27 vjeçe. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 23 shtetas të tjerë dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. K., 23 vjeç. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme gjatë protesës së datës 10 mars 2022. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët që të mos përfshihen në akte dhune dhe të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve sepse do të përballen me forcën e ligjit.
ARRESTIME NË DURRËS:
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka dalë sot në një njoftim zyrtar për protestën në qytetin bregdetar, ku konfirmoi arrestimin e dy protestuesve, ndërsa ka nisur procedimi për 50 qytetarë. Personat e arrestuar, shtetasit me inicialet E. S., 21 vjeç dhe A. B., 33 vjeç, banues në Durrës akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit.
ARRESTIME NË MIRDITË:
Bllokuan rrugën duke mos lejuar kalimin e automjeteve në të dy senset e lëvizjes në rrugën e kombit, arrestohen në flagrancë 5 shtetas, si dhe shpallen në kërkim 13 të tjerë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në protestë të paligjshme “, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë shtetasit: M.Ç., P.K., P.J., E.Gj. dhe Y.Z., banues në Mirditë, pasi ditën e djeshme në fshatin Ndërfushaz, kanë bërë bllokimin e aksit rrugor Milot-Morinë duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve nga të dy senset e lëvizjes. Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim policor për shtetasit:Gj.N., B.S., F.P., T.S., L.T., E.T., K.N., M.N., P.N., Gj.N., B.Gj., T.P., dhe P.N., banues në Mirditë. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar dhe disa automjete me të cilat këta shtetas kanë bllokuar në mënyrë të paligjshme rrugën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, apelon për të gjithë qytetarët që të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve sepse do të përballen me forcën e ligjit.
ARRESTIME NË SHKODËR:
Bllokuan rrugën duke mos lejuar kalimin e automjeteve në sheshin “Parrucë”, procedohen penalisht 8 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër proceduan penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesmarrje në tubim të Paligjshëm” “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë Publike” shtetasit: B. O. 33 vjeç , banues në lagjen Dobrac i ri, Shkodër, M. Sh. 57 vjeç ,banues në lagjen “3 Herojt” Shkodër, K. D. 27 vjeç, banues në Grude e Re, Shkodër, Ç.T. 54 vjeç, banues në fshatin Beltojë, Shkodër, L. K. 44 vjeç , banues në fshatin Palaj, Shkodër, Sh. Ç. 34 vjeç , banues në lagjen “Partizani”, Shkodër, M. B. 38 vjeç , banues në lagjen Guerile Shkodër, K. P. 57 vjeç, banues lagjen Mark Lula, Shkodër, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. T. 55 vjeç, banues në lagjen Salo Halili Shkodër. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme. Policia e Shkodrës , apelon për të gjithë qytetarët që të mos përfshihen në akte dhune dhe të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve sepse do të përballen me forcën e ligjit.
Arrestimet janë kryer pas një vale protestash që kanë shpërthyer në të gjithë vendin. Nafta kapi rekordin mbrëmjen e djeshme ku u regjistrua çmimi rekord prej 290 lekë për litër. Protestat e qytetarëve kanë detyruar shitësit e naftës të bëjnë një reflektim në çmim, ku sot ka nisur rënia. Çmimi për litër sot është 223 lekë të reja.
ZHVILLIMET ORË PAS ORE:
Arrestimet nga protesta!Aktivistët: S’do lejojmë sulltanët ta ‘mjelin’ këtë vend si të duan
Arrestimet pas protestave! Ervin Goci: Sot do jemi pranë drejtorisë së policisë
(A.B)/Dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, siç paralajmëruan u mblodhën ditën e sotme përballë Drejtorisë së Policisë në Tiranë për të...
BULQIZË– Protestave kundër rritjes së çmimit të naftës iu janë bashkuar edhe qytetarët e Bulqizës. Në pamjet më poshtë shihen qytetarët që kan...
TIRANË– Pedagogu Ervin Goci ka lajmëruar se ditën e sotme do të jetë së bashku me aktivistët e tjerë përballë Drejtorisë së Policisë Tiranë për të ku...
TIRANË– Nesër pasdite, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takimin me parë me Bordin Kombëtar të Administrimit të Karburantit në vend. Në mbledhjen...
TIRANË– Protestat e qytetarëve nga jugu në veri kanë dhënë efektet e para! Çmimi i naftës është ulur deri në 223 lekë thuajse në të gjitha pik...
LUSHNJE– Qytetarët e Lushnjes, Fierit dhe Divjakës protestuan ditën e sotme kundër rritjes së çmimeve të naftës por edhe produkteve të tjera të nev...
KORÇË– Protestës kundër rritjes së çmimeve iu janë bashkuar edhe studentët e Korçës. Studentët e universitetit të Korçës ...
TIRANE– Ish-drejtoresha e Tatimeve, Briseida Shehaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se me krijimin e Bordit të Monitorimit të çmimit të Naftës ës...
LUSHNJE– Ky është momenti kur fermerët e Lushnjes janë përplasur me policinë e shtetit. Që në orët e para të mëngjesit, fermerët kanë bllokuar zonë e njoh...
MAL I ZI- Rritja e menjëhershme e çmimit të karburantit në vend ka nxitur qytetarët e Shkodrës që të shkojnë në shtetin fqinj në Malin e Zi për të mbushu...