Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Tiranë- Për protestën e djeshme të opozitës Policia e Shtetit njofton se janë arrestuar 50 persona, 83 janë proceduar penalisht dhe janë plagosur 16 efektivë policie. Sipas policisë 50 personat janë arrestuar duke u bazuar në pamje filmike dhe akuzohen se kanë kryer veprat penale: “Kundershtimi i punonjesit te policise se rendit publik”, “Goditje per shkak te detyres” “Prishja e qetesise publike”, “Shkaterrimit te prones me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive”.
Mësohet se nën hetim janë edhe Gent Strazimiri, Flamur Noka dhe Gazmend Bardhi.
Njotimi i policisë:
84 të proceduar për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën e djeshme të opozitës, 50 ndër ta, të arrestuar.
Në datë 11 Maj 2019, rreth orës 18:30 subjektet politike Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë zhvilluar tubim në Bulevardin” Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë e vijuan në rrugën “George W. Bush”, përballë institucionit të Parlamentit të Shqipërisë.
Më pas tek Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, këtu pa marrë leje në organet kompetente.
Gjatë zhvillimit të tubimit si para Kryeministrisë dhe më pas në rrugën “George W. Bush” si dhe tek Drejtoria Vendore e Policisë, pjesëmarrësit në tubim kanë kundërshtuar, goditur me mjete të forta, fishekzjarre, tymuese dhe sidomos tek Kryeministria e Parlamenti me bomba molotov punonjësit e Policisë, të cilët kanë qenë të planizuar me shërbim.
Nga goditjet, kundërshtimet dhe përdorimi i lëndëve piroteknike, sendeve të forta dhe bombave molotov kanë mbetur të plagosur 16 punonjës të Policisë, të cilët morën ndihmën në spitalin e Traumës.
Në të gjitha ambientet e përmendura protestuesit si pasojë e përdorimit të bombave molotov, fishekzjarreve, kapsollave e sendeve të tjera kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme si tek dyert dhe ambjentet e Kryeministrisë, të selisë së Kuvendit, tek selia e seancave parlamentare, tek dyert e Ministrisë së Brendshme, kane thyer e shkaterruar ambientet e disa subjekteve private e publike, si dhe tek godina e Kryeministrise kane hedhur bojë ne pjesen e murit nga ana e Bulevardit.
Bazuar në prova, pamje filmike, raporte shërbimi u arrestuan në flagrancë 50 persona, per kryerjen e veprave penale “Kundershtimi i punonjesit te policise se rendit publik”, “Goditje per shkak te detyres” “Prishja e qetesise publike”, “Shkaterrimit te prones me zjarr” dhe “Shkelja e rregullave mbi lendet plasese, djegese dhe radioaktive”.
Janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” 3 shtetasit G.B., F.N. e G.S., banues në Tiranë.
Janë proceduar gjithashtu në gjendje të lirë edhe 31 persona për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe ”Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin e persona të tjerë të dyshuar për kryerjen e veprimeve të kundraligjshme në këtë protestë të dhunshme.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është shprehur për protestën e djeshme se është rrezikuar jeta e efektivëve të policisë.“Dje u rrezikua seriozisht j...
TIRANË- Pas shoqërimit Sahit Dollapi është çuar në spital nën masa të rrepta sigurie. Nga masat e sigurisë u duk sikur ai ishte në arrest, por sot p...
Tiranë- Në protestën e sotme të opozitës para Drejtorisë së Policisë është edhe gruaja e Lulzim Bashës, Aurela Basha. Në foton e siguruar nga Dosja.al ajo shfa...
Tiranë- Para Drejtorisë së Policisë u zhvillua sot protesta e opozitës, ku qytetarët kërkuan lirimin e të arrestuarve. Qindra qytetarë ishin sot para këtij inst...
TIRANË- Protesta e djeshme e partive opozitare, kanë tërhequr vëmendjen e medieve italiane.Sipas medieve italiane protesta e djeshme në Tiranë u shoqërua m...
Tiranë- Për takimin e kryeprokurores Arta Marku dhe kryeministrit Edi Rama,burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes tyre është zhvilluar një bisedë për protestë...
TIRANË- Me flakadanë, brohoritje “Rama ik” dhe zjarr para kryeministrisë u shoqërua protesta e opozitës ditën e djeshmeNë këto foto janë fiksuar momente që...
Tiranë- Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku në orën 09:00 të ditës së sotme shkoi në Kryeministri, ku aty zhvilloi një takim me kryeministrin ...
Fier- 2 persona janë arrestuar në Fier, pasi vidhnin makina. Sipas policisë janë arrestuar A.H, 30 vjeç dhe A.N, 28 vjeç të cilët akuzohet se janë...
Tiranë- Në prangat e policisë së Pukës ka rënë 38-vjeçari me iniciale B.D pasi Gjykata e Durrësit ka dhënë”arrest me burg” për të. 38-vjeçari aku...