Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas protestës së 6 kombëtare, e organizuar nga opozita e bashkuar.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan se “Mbrëmë më shumë se kurrë, nën qiellin e mbuluar me balona të bardha dhe nën dritat e celularëve, shqiptarët përcollën mesazhin se kanë nevojë për një shtet dhe institucione që t’i shërbejnë atyre”.
Sipas Kryemadhit, shqiptarët përcollën mesazhin se kanë nevojë për një shtet dhe institucione që t’i shërbejnë atyre.
Postimi i plotë:
Protesta e djeshme u shoqërua gjatë gjithë kohës nga dritat e shpresës të mijëra qytetarëve, që marshuan paqësisht në rrugët e kryeqytetit. Mbrëmë, Tirana dhe e gjithë Shqipëria përjetoi marshimin historik, që mbart në vetvete historinë e një kombi me shumë vuajtje dhe me një tranzicion të pafundëm dhe të lodhshëm, që duket se po i vjen fundi!
Mbrëmë më shumë se kurrë, nën qiellin e mbuluar me balona të bardha dhe nën dritat e celularëve, shqiptarët përcollën mesazhin se kanënevojë për një shtet dhe institucione që t’i shërbejnë atyre. Se nuk duan më kurrë të ndihen jetimë në shtëpinë e tyre! Se kanë nevojë për një lider normal, një njeri të thjeshtë njësoj si ata, që shqetësohet dhe punon për një arsim me standarte, një shëndetësi të barabartë, një shtet të drejtë ku të gjithë përgjigjen njësoj para ligjit, për një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme që i jep mundësi punësimi të gjitha shtresave shoqërore, për taksa të ulta, por mbi të gjitha ku sistemi të ngrihet nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme!
Fëmijët tanë duhet të prekin një Shqipëri ndryshe nga ajo e jona, ku ata të ndihen europian, jo vetëm në shpirt por në standarte dhe në mundësi.
Kjo është beteja e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe gjithë opozitës së bashkuar. Edhe pse mes shumë sakrificave, pikëpyetjeve, shpesh herë edhe mosbesimit, ne po tregojmë çdo ditë se kjo nuk është më thjesht një luftë politike për rotacion, por është lufta e ndryshimit të një sistemi të marrë fund, që prodhon vetëm metastaza, duke shkurtuar jetën e një kombi! Forca jonë qëndron te drejtësia e kauzës tonë, që shkon përtej karrigeve të liderëve, por u dedikohet fëmijëve e familjeve shqiptare, vendit tonë të bekuar që mbahet peng nga gabimet e politikës së vjetër.
Dita e ndryshimit po afron, e bashkë me të dhe shpresa se Shqipëria do të bëhet me punën dhe forcën e vetë qytetarëve të saj!
Kujtojmë se opozita zhvilloi një ditë më parë protestën e sj të 6-të kombëtare. Protesta veç disa shashkave dhe boje të gjuajtur drejt Kryeministrisë, apo disa incidenteve përballë Kuvendit, nuk kishte fragmente dhune. Protestuesit lëshuan balona të bardha me mbishkrimin IK në qiell, që simbolizonin largimin e kryeministrit Edi Rama. (Lexo këtu)
(B.B/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
E gjithë energjia e opozitës këto ditë ka qenë e fokusuar tek protesta e 25 majit. Të paktën kështu kanë lënë të kuptohet drejtuesit e lartë të PD-së, që bashkë...
TIRANË- Pas protestës së 6-të kombëtare të opozitës së bashkuar, ka reaguar edhe kryetarja e grupit parlamentar Demokrat, Rudina Hajdari. Me anë të një pos...
TIRANË- Akademiku Artan Fuga ka bërë një shkrim, ku analizon dhe krahason ngjashmëritë të figurës politike të kryeministrit Edi Rama me atë të ish-dikatori...
TIRANË- Ish-kryetari i grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar lidhur me letrën e 5 të kryeministrit Edi Rama, drejtuar lider...
TIRANË- Lëvizja “VETËVENDOSJE!”, e cila disa ditë më parë çeli zyrtarisht qendrën e saj në Shqipëri, ka reaguar lidhur me situatën ...
TIRANË-Para disa ditësh në rrjetet sociale ka qarkulluar një sms me emrin e ish-deputetit socialist, Eduart Ndocaj ose i njohur ndryshe me nofkën “Kaubojsi...
TIRANË– Kryetari i këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku, ka reaguar për deklaratat e Agron Malajt, i cili u shpreh se nuk...
Elbasan–Dega e Partisë Demokratike në Elbasan ka deklaruar se dënon dhunën që sipas saj po përdor qeveria ndaj qytetarëve dhe biznesmenëve, të cilët mbështesin ...
Elbasan–Dega e Partisë Demokratike në Elbasan ka deklaruar se dënon dhunën që sipas saj po përdor qeveria ndaj qytetarëve dhe biznesmenëve, të cilët mbështesin ...
TIRANË- Deputeti Fate Velaj, ka rrëfyer se ka votuar në zgjedhjet për Parlamentin Europian, në qendrën e votimit, në Singrinergasse 23 të Vjenës. Përmes nj...