Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË –Partia Demokratike i ka dërguar një raport me 8 faqe ambasadave të huaja në vendin tonë dhe KE në lidhje me zhvillimet e protestës së 8 janarit në selinë blu. Në raportin e hartuar, renditet kronologjia e ngjarjeve të protestës së të shtunës, ku mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha tentuan të futen me forcë në godinën e partisë më të madhe opozitare.
PD deklaron se sulmi ndaj godinës së saj ka qenë brutal dhe i paprecedentë, ndërsa saktëson se gazi lotsjellës është përdorur nga mbështetësit e Sali Berishës.
PJESË NGA RAPORTI I PD PËR PROTESTËN E 8 JANARIT:
Berisha dhe mbështetësit e tij sulmuan me forcë selinë e PD: Fakte dhe prova nga dita
Sulmi i dhunshëm
Të shtunën, dhuna e paprecedentë ndodhi në grumbullimin e thirrur nga deputeti Sali Berisha kundër institucionit të PD me qëllim të futej brenda dhe të hiqte të me forcë kryetarin e partisë Lulzim Basha.
Protesta e thirrur kundër kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha pasoi vendimet që ai mori kundër ish-kryetarit të PD Sali Berisha, i cili është shpallur “non grata” nga SHBA për korrupsion dhe dhunim të demokracisë.
11:00 – Një orë përpara se të fillonte protesta e thirrur nga Berisha, disa mbështetës të tij sulmuan sulmuan dhe dhunuan fizikisht e verbalisht Sekretarin e PD për çështjet Vendore, z.Roland Bejko në prezencë të madhe të mediave dhe kamerave.
Gjithashtu, n/kryetari i PD Enkelejd Alibaj u mor në mbrojtje nga Garda e Republikës pasi u sulmua dhe u kërcënua me jetë nga persona që ishin mbledhur në protetstën e thirrur nga Berisha. Ai reagoi në ‘Tëitter’ duke dënuar rolin e Berishën në këtë grumbullim të dhunshëm. Bejko shtoi se ‘Aksioni i Berishës po i shtyn deputetët e PD të sulmojnë njëri-tjetrin, ndërsa ai u tërhoq pas, ndërsa tregon fytyrën e vërtetë të Berishës. Ai është i gatshëm të dëmtojë këdo që nuk e pëlqen atë.
11.45 am – Akti i dhunës në selinë e Partisë Demokratike ishte brutal dhe i paprecdentë në historinë e politikës së Shqipërisë. Reporterët e mediave fotografuan këto akte që prej momentit kur protestuesit hynë me forcë në hyrjen e PD duke thyer dhe shembur derën dhe xhamat.
12:45 – Të gjithë zyrtarët e PD janë brenda selisë, anëtarët e Kryesisë, Grupit Parlamentar, zv/kryetarët dhe kryetari duke përfshirë dhe drejtuesit e disa degëve të PD. Disa foto tregojnë një grup personash të shokuar nga përdorimi brutal i gazit lotsjellës të hedhur nga mbështetës të Sali Berishës gjatë sulmit në ndërtesën e PD. Ata janë izoluar brenda ndërtesës për shkak të përdorimit të forcës nga protestuesit e Sali Berishës. Midis personave brenda ndërtesës kishte gra shtatzëna në gjendje të vështirë duke mos përballuar dot presionin e demonstruesve të dhunshshëm që po tentonin të futeshin në katin e dytë. Jeta e këtyre njerëzve është në rrezik.
Kryesia e Partisë Demokratike vendosi në mbledhjen e djeshme përjashtimin 8 anëtarëve dhe pezullimin e 29 të tjerëve. Mes të përjashtuerve është dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Të përjashtuarit e tjerë janë: Bujar Nishani, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Arben Ristani, Klevis Balliu dhe Keltis Kruja.
Gjithashtu, Kryesia vendosi njëzëri dhe pezullimin e përkohshëm të 19 anëtarë të PD. Ata janë: Agron Shehaj, Aldo Bumçi, Belind Kelliçi, Blendi Himci, Çlirim Gjata, Edit Harxhi, Edi Paloka, Eno Bozdo, Ervin Minarolli, Gent Deromemaj, Genc Pollo, Genti Strazimiri, Rigels Mucollari, Ivi Kaso Ledina Mandia, Luan Baci, Lorenc Luka, Mimoza Hajdarmataj, Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu.
Këto vendime ekstreme u morën pas protestës së dhunshme të 8 janarit në godinën e Partisë Demokratike, ku emrat e mësipërm mbështetën lëvizjen për rithemelim të PD dhe protestën në selinë blu.
Në lidhje me protestën e 8 janarit, Policia e Tiranës ka arrestuar 34 persona, mes tyre këngëtarin e njohur Stresi dhe qytetarë nga Kosova. Sekretari i PD Gazment Bardhi dhe deputeti demokrat Flamur Noka po hetohen nga Prokuroria e Tiranës në lidhje me ngjarjet brenda selisë blu.
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi dje në emisionin “Now” në “Euronews” se është i gatshëm të dëshmojë në Prokurorinë e Tiranës që në momentin e parë që do të thirret. Kryetari i PD Lulzim Basha u shpreh në “News 24” se nuk ka dijeni që do të thirret për të dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës.
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Kristjan Kelmendi dhe Marjan Kola kanë dalë nga qelia pas prangosjes për vrasjen e ish-kryekomunarit të Velipojës, Pashko Ujka, më 29 Nëntor ...
SHKODËR– Marjan Kola dhe Kristjan Kelmendi janë lënë të lirë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Shkodrës. Të rinjtë e dyshuar për vrasjen e ish-deputet...
TIRANË– Blerim Çela, vëllai i Erion Çelës, 35-vjeçarit që mbeti viktimë në masakrën e ndodhur në “Don Bosko” ka folur nga spital...
BRITANI E MADHE- Anis Hemissi, një kikboksier i akuzuar se vrau Flamur Beqirin në prag të Krishtlindjeve dy vjet më parë, ka mohuar të jetë një vrasës me pagesë...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga Dosja e Prokurorisë që po mban nën hetim protestën e dhunshme të 8 janarit që u zhvillua tek selia e Partisë ...
TIRANË– Nga 34 persona të arrestuar më 8 Janar, Prokuroria kërkon ‘arrest shtëpie’ për 5 prej tyre dhe për 29 ‘detyrim paraqitje...
DURRËS– Tre persona, të gjithë të huaj, kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Durrës, ndërsa në kërkim është shpallur një grua, të gjithë ...
TIRANË – Një automjet ka marrë flakë në Rrugën e Arbrit ditën e sotme. Makina e djegur është në pronësi të shtetasit E.G. Policia raporton se si shka...
TIRANË– Ish-kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha së bashku me 9 persona të tjerë dyshohet se ka qenë një nga personat kryesorë që do t...
SHQIPËRI – Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Greqia ka shtyrë masat aktuale anti-Covid deri më datë 24 janar 2022.Të gjithë shteta...