LIVE UPDATES
Aktualitet

Propozimi i presidentit nga PD/Bardhi: Kusht!S’mund të më imponohet “Rithemelimi”,s’e njoh!

11 Maj 2022, 21:58 Nga DOSJA
Propozimi i presidentit nga PD/Bardhi: Kusht!S’mund të më

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaroi se ka zero shanse që grupi parlamentar të përdoret nga kryeministri Edi Rama sa i takon negociatave për zgjedhjen e presidenti të ri. I ftuar në “Open” në ‘News24’, Bardhi tha se Rama po luan blofin, një lojë politike sipas tij për të përçarë demokratët, ndërsa nguli këmbë që të vetmit brenda PD-së që kanë legjitimitetin të propozojë në lidhje me presidentin, janë anëtarët e grupit parlamentar. Ai shtoi se janë duke u bërë përpjekje që deputetët të bëjnë propozimet në grup dhe më tej të jetë grupi ai që vendos nëse ky propozim do të mbështetet ose jo. Por gjithashtu nguli këmbë se Presidenti i Republikës do të duhet të jetë propozim i opozitës.

“S’ka asnjë mundësi dhe shans që të përdorë Rama grupin e PD dhe kolegët, që ndryshe nga një pjesë e grupit kanë dalë me një dokument me shkrim. Ne paraprakisht, para se të hyjmë në një proces, duhet të ndërtojmë profilin për presidentin e Republikës, ku opozita do të japë opinionit e vetë, se kush janë kriteret. së dyti dhe që është themelore për të rrëzuar këtë akuzë të pabazë nga Berisha. Mjafton të thuhet Alibeaj, dhe ka një sulm me të njëjtat fjalë, që kishte për Bashën. Qëndrimi i 22 deputetëve që ishin në mbledhje është i njëjtë. Ata janë një pjesë e grupit parlamentar, apo më shumë. Ajo që po thotë kjo 22 anëtarë të grupit parlamentar, është ajo që ka thënë Açka që ‘ne nuk bëhemi buzëkuq për këtë proces’. Zoti Rama ka qëndrimet e tij, luan blofet e tij, lojën politike. Askush veç grupit parlamentar të PD nuk ka tagër për një hap të tillë. Po bëhen përpjekje që çdo deputet i grupit parlamentar të vijë të paraqesë mendimin për presidentin e ri. Qëndrimi ynë nuk është i njejtë me atë të Ramës, se me kë negocion ai është punë e tij. Ne kemi në dorë që çdo koleg ti themi ulemi dhe diskutojmë në grupin Parlamentar. Rama ka hedhur një blof. Ne po tentojmë që të testojmë nëse ky është blof. Sepse nuk mund të ankohesh nesër që Rama kapi presidentin pa i ofruar mundësitë. Nuk i nënshtrohem çfarë vendos Rithemelimi, sepse nuk e njoh. Mund të bëj një propozim dhe nëse grupii vendos unë i nënshtrohem. Berisha thotë që nuk më intereson çfarë vendos grupi, vendosin deputetët që mendojnë si unë. Ne nuk kemi ndasi me askënd për faktin që presidenti i takon të jetë propozim i opozitës, secili prej grupimeve thotë që propozimi i presidentit do të duhet të jetë i opozitës. Ne nuk kemi dalë te kandidatët,”-tha Bardhi.

Po ashtu, gjatë bisedës në studio, Bardhi u shpreh se çdo deputet që mendon si ish-kryeministri, Sali Berisha është i ftuar për t’u ulur dhe për të diskutuar, duke shtuar se Grupi Parlamentar do të duhet të jetë i unifikuar.

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

aktualitet aktualitet gazment bardhi gazment bardhi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet