LIVE UPDATES
Aktualitet

Propaganda me vaksinat/ Të moshuarit edhe mbi 80 vjeç refuzohen nga mjekët

1 Mars 2021, 20:31 Nga DOSJA
Propaganda me vaksinat/ Të moshuarit edhe mbi 80 vjeç refuzohen nga

TIRANË- Prej disa ditësh ishte njoftuar që këtë të hënë do të vinin mbi 15 mijë doza vaksinash të Pfizer, por në momentin e fundit Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se furnizimi mbërrin të martën. Njoftimi për shtyrjen u dha në orët e pasdites, ndërkohë që gjatë paradites Manastirliu e përsëriti në parlament se vaksinat do të vinin pikërisht këtë të hënë. “Sot jemi në pritje të vijimit të sasisë së radhës së kontratës së Pfizerit, 15,210 doza vaksine do të vijnë në vend” ishte deklarata e saj nga foltorja e kuvendit.

Në të njëjtën kohë që Manastirliu njoftoi se ceremonia e pritjes së vaksinave në Rinas do të shtyhet, kryeministri Rama publikoi një foto në instagram duke folur në telefon nga Brukseli shoqëruar me mesazhin: Alo! Ca ka noi gjo anej?

Mund të jetë e gjitha një koinçidencë, por mungesa e Ramës do ta zhbënte edhe shprehjen e tij lapidare në lidhje me procesin e vaksinimit, sipas të cilës “një ndër arsyet (që kemi vaksina) është se kemi Edi Ramën kryeministër”.

Rama ka qenë prezent në dy ceremonitë e tjera të pritjes së vaksinave në Rinas dhe duket se nuk do të mungojë as tek e treta. Ceremonia e pritjes së tyre do të jetë e mundur ditën e martë, kur kreu i qeverisë të jetë kthyer nga Brukseli.

Spektakli me vaksinat është shndërruar në kryefjalë të propagandës qeveritare, për fushatën e 25 Prillit. Rama ka udhëtuar në qytetet kryesore ku ka nisur vaksinimi i bluzave të bardha dhe i të moshuarve, si në Shkodër, në Fier, në Korçë dhe në Vlorë, duke folur për përpjekjet që po bën personalisht për vaksinimin e popullsisë.

Por të moshuarit në Vlorë dhe në Shkodër këtë të hënë u përballën me realitetin përtej propagandës në televizor, kur u thirrën në qendrat e vaksinimit dhe më pas u larguan pa e marrë vaksinën. Pas rekomandimit të marrë nga mjeku i familjes, të moshuarit u vunë në radhë njëri pas tjetrit për të pritur trajtimin. Por mjekët dhe infermierët që do t’i prisnin në qendra u thanë se mosha minimale për të marrë vaksinën ishte mbi 90 vjeç dhe jo mbi 80 vjeç siç është thënë vazhdimisht nga autoritetet.

“Na thane për moshën mbi 90 vjeç. Unë jam 83 vjeç…” është shprehur një prej të moshuarve në Shkodër për mediat. “Është e treta here sot që kam ardhur dhe nuk japin asnjë përgjigje. As kur do të vijmë, asgjë”

Njësoj edhe në Vlorë, ku njoftimi i parë ka qenë për të moshuarit mbi 80 vjeç, por duke qenë se dozat e vaksinave janë të pakta, janë vaksinuar vetëm ata mbi 90 vjeç. “Ata thanë mbi 80 vjeç. Unë jam 82. Pse të mos e bëj?” është ankuar një tjetër, që priste para qendrave të vaksinimit. Vetë Manastirliu në parlament, po sot, përsëriste se pas mjekëve e kishin radhën moshat mbi 80 vjeç.

Dhe ne do të vijojmë me intensifikimin e vaksinimit, duke përmbyllur stafet tona mjekësore dhe duke vijuar me vaksinimin e grupmoshës +80” ishte deklarata e saj në kuvend, me të cilën mbajti gjallë shpresën e mijëra të moshuarve, që presin radhën për të marrë një dozë kundër covid.

Marrë nga: Lapsi.al

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi ne shqiperi nis vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet