LIVE UPDATES
Ekonomi

VENDIMI/ Të ndërtuara nga burime kriminale, pronat e sekuestruara do të përdoren si banesa sociale me qira, procedurat për

17 Nëntor 2020, 07:10 Nga DOSJA
VENDIMI/ Të ndërtuara nga burime kriminale, pronat e sekuestruara do

Qeveria parashikon që disa pasuri të paluajtshme të sekuestruara pasi janë vënë me aktivitet të paligjshëm, t’i kalojnë pushtetit vendor për përdorim, si banesa sociale me qira.

Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare përcakton se në rast se këto prona të sekuestruara, destinohen të bëhen pjesë e fondit të banesave për të pastrehët, pushteti vendor duhet t’i kërkojë mbështetje Ministrisë të Financave për administrimin e tyre ose kalimit të pronësisë.

Bashkitë pasi kanë verifikuar mundësinë për përdorim strehimi për të pastrehët, të pronave të sekuestruara duhet t’i drejtohen me shkrim Ministrisë të Financave. Agjencia e pasurive të Sekuestruara në varësi të kësaj ministrie kërkesën e pushtetit vendor e paraqet te Komiteti Komitetit Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar. Pasi kërkesa miratohet nga ky institucion i kalon për shqyrtim Këshillit të Ministrave.

Nëse pronat e konfiskuara do të administrohen nga pushteti vendor, si banesa sociale me qira do të shënohen në regjistrin e ngritur nga bashkitë. Për çdo pronë do të ketë dhëna që nga planvendosjen e tyre, planimetria e apartamenteve, informacionin për gjendjen teknike, vlera e investimit fillestar, etj.

Si do të administrohen nga pushteti vendor

-Njësia e vetëqeverisjes vendore, pasi ka verifikuar mundësinë e përdorimit për strehim social të objektit të konfiskuar, i drejtohet me kërkesë me shkrim ministrisë përgjegjëse në varësi të së cilës është Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara;

-Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara përgjigjet për përgatitjen e dokumentacionit përkatës, bazuar në kërkesën e njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe për paraqitjen e këtij dokumentacioni pranë Komitetit Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar;

– Pasi merret miratimi nga Komiteti Ndërinstitucional për Masat Kundër Krimit të Organizuar, ministria përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse për strehimin, i propozojnë Këshillit të Ministrave kalimin e objektit në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse;

– Në rastet kur prona destinohet të bëhet pjesë e fondit publik të banesave sociale me qira, por mbetet në pronësi të pushtetit qendror, objekti kalon në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.

-Mbështetja financiare i akordohet Entit Kombëtar të Banesave për krijimin ose shtimin e fondit publik të banesave sociale në pronësi të pushtetit qendror, kur ky i fundit aplikon për mbështetje financiare nëpërmjet ndërtimit ose përshtatjes së objekteve ekzistuese, sipas studimit të fizibilitetit të hartuar nga Enti Kombëtar i Banesave dhe kur ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me njësinë e vetëqeverisjes vendore, e cila parashikon, ndër të tjera: a) kalimin e pronësisë së truallit, pronë shtetërore ose në pronësi të qeverisjes vendore, ose të objektit ekzistues, së bashku me truallin në emër të Entit Kombëtar të Banesave, me qëllim investimin në banesa sociale me qira; b) bashkëfinancimin nga të ardhurat e Entit Kombëtar të Banesave për realizimin e projektit; c nivelin e qirasë, që duhet të mbulojë kthimin e pjesës së investimit të realizuar me të ardhurat e Entit Kombëtar të Banesave, si dhe kostot për administrimin e mirëmbajtjen e banesave sociale;ç) subvencionimin nga njësitë e vetëqeverisjes vendore të qirasë për familjet që do të strehohen, sipas aftësisë së tyre përballuese.

-Njësitë e vetëqeverisjes vendore krijojnë regjistrin e fondit të banesave sociale në pronësinë e tyre, që përdoren për t’u dhënë me qira. Për çdo banesë sociale regjistri përmban: a) informacionin gjeohapësinor të vendndodhjes së banesave, në përputhje me përcaktimet e vendimit nr. 359, datë 11.5.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e dokumentit “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri –Tema: Ndërtesat”; b) planvendosjen e tyre; c) planimetrinë e apartamenteve; ç) informacionin për gjendjen teknike të çdo apartamenti; d) vlerën e investimit fillestar; dh) vlerën e investuar për rehabilitimin ose rinovimin e tyre; e) vitin kur ka përfunduar ndërtimi; ë) vitin kur janë bërë punimet e rinovimit; f) subjektin që është ngarkuar ose kontraktuar për menaxhimin e tyre.

-Në një faqe të posaçme të regjistrit të fondit të banesave sociale hidhen të dhënat për banesat në pronësi të pronarit social, për aq kohë sa ato janë në përdorim si banesa sociale me qira vetëm për efekt të evidentimit të qëllimit të tyre dhe të lehtësimit të menaxhimit e mbikëqyrjes së kontratës së qirasë, për të cilën paguhet subvencioni nga njësia e vetëqeverisjes vendore, nga buxheti i shtetit ose nga të dyja bashkë. Krahas informacionit të parashikuar në pikën 8, të këtij vendimi, për banesat në pronësi të pronarit social evidentohen edhe të dhënat që lidhen me kontratën e lidhur me pronarin e tyre dhe kushtet kryesore kontraktore, të tilla si: afati e vlera e qirasë. Këto banesa vazhdojnë të mbeten në pronësi të pronarit social dhe nuk bëhen pjesë e fondit publik të banesave sociale që janë në pronësi të njësive të vetëqeverisjes vendore. Pronarët socialë detyrohen që, me anë të personave përgjegjës të autorizuar nga drejtuesi i tyre, të depozitojnë informacionin me të dhënat e parashikuara në këtë pikë të këtij vendimi, pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Monitor

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi pronat e sekuestruara pronat e sekuestruara

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet