Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË-Në Tiranë parlamenti me shumicë socialiste miratoi sot buxhetin e vitit të ardhshëm mes debateve për mënyrën se si po menaxhojnë autoritetet pasojat e epidemisë Covid-19.
Në buxhetin e ri qeveria parashikon rritje pagash për mjekët dhe ndihmë për familjet e varfra gjatë pandemisë.
Por opozita thotë se me buxhetin e ri qeveria vazhdon të paguajë koncensionet e klientëve, por jo mjekimin e domosdoshëm për qytetarët.
Me 84 vota pro dhe 14 kundër u miratua buxheti i ri, i cili parashikon gjatë pandemisë rritje 40 të pagave për mjekët, dyfishim të ndihmës ekonomike për familjet e varfëra, rimbursim për mjekimin e Covidit në shtëpisi dhe një parapagim për marrjen e vaksinës anti-COVID, e cila do të jetë falas.
Afërsisht me po aq vota u miratua edhe buxheti faktik i këtij viti, i cili po ashtu u ndikua ndjeshëm nga pandemia.
Qeveria deklaroi se thelbi i buxhetit të ri është rimëkëmbja ekonomike pas tërmetit dhe pandemisë, ndërsa për vitin 2021 parashikohet qe ekonomia shqiptare do të rikthehet në trendin normal të rritjes së qëndrueshme ekonomike.
“Ky është buxheti më i madh për shëndetësinë në 30 vitet e fundit. Ne po bëjmë shumë investime për të shëruar qytetarët dhe për të mbështetur mjekët me paga të rritura dhe pajisje modern në punë” – tha zoti Rama.
Partia Demokratike e opozitës, që ka braktisur parlamentin prej afro dy vjetësh thotë se ky është buxheti më i papërgjegjshëm në 30 vitet e fundit për shkak të numrit të madh të koncensioneve, që qeveria planifikon të japë vitin tjetër, megjithë krizën ekonomike dhe shëndetësore që ka mbërthyer venditn.
Opozita thotë se objektivat e buxhetit janë jorealiste dhe nuk i kushtohen rimëkëmbjes ekonomike pas tërmetit dhe pandemisë. Sipas saj, borxhi publik po rritet, rindërtimi pas tërmetit nuk po kryhet, ndërsa nuk ka politika fiskale lehtësuese gjatë pandemisë për biznesin vendas.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, po zhvillon ditët e fundit një seri takimesh me grupe të ndryshme interesi, ku po thekson në mënyrë të përsëritur një program të saj me 5 pika dhe se qeveria nuk po bën sa duhet për të infektuarit e koronavirusit.
Studiues të pavarur mendojnë se borxhi publik është i konsiderueshëm aktualisht dhe do të vazhdojë të rritet në nivele kritike, ndërsa buxheti nuk ndan shuma domethënëse për sektorët prodhues si bujqësia dhe ushqimi.
Sipas tyre, nevojitet mbajtja nën kontroll e shpenzimeve publike, ndërkohë rëndojnë edhe kostot e koncensioneve shumëvjecare dhe vazhdon të fokusohet tek investimet me Partneritetin Publik-Privat.
Marrë nga: VOA
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Qeveria shqiptare do të marrë 15 milionë euro kredi nga BERZH për të përballuar pasojat e pandemisë COVID-19. Në relacionin shoqërues i cili ka mbë...
Një grua e divorcuar që krijoi një lidhje dashurie me një 54-vjeçar, pretendon se u mashtrua prej tij përderisa ai i kërkoi ndihmë për para, duke e nxitu...
TIRANË– Liderët e Ballkanit Perëndimor mbajtën angazhimin për të lehtësuar tregtinë ndërmjet tyre deri në vitin 2024 në samitin që u mbajt në Sofje t...
TIRANË– Ndryshimet në udhëzimin e procedurave tatimore, që sansionojnë urdhrin e bllokimit të llogarive bankare për ortakët, aksionarët apo administratorët...
Pesëmbëdhjetë vende kanë formuar bllokun më të madh tregtar në botë, duke mbuluar gati një të tretën e ekonomisë globale. Partneriteti Ekonomik Gjithëpërfshirës...
Fshatrat e jugut të Shqipërisë janë braktisur nga banorët, kështu ndodhi edhe me Dorëzën e Tepelenës. Prej 12 vitesh këtu jeton e vetme familja Kadri Dervishit....
Bashkimi sot ka qenë përballë shokut të tij të burgut Fatmirit në rubrikën “Shihemi në gjyq” tek E Diela Shqiptare. Ai është sjellë në këtë senacë ndërmjetësimi...
Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” janë bërë dy shokë që janë njohur në burg. Ata kanë dashur dhe respektuar njëri-tjetrin edhe pasi kanë dalë nga burgu. Për hi...
Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë një vajzë 23-vjeç e quajtur Fetije e cila ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme. Babai...
Më herët vaksina e gripit do të konsiderohej si e përqendruar në një kompani të vetme dhe do të akuzohej nga Autoriteti i Konkurrencës për thyerje të ligjit të ...