LIVE UPDATES
Bota

Prokuroria e Posaçme: Propozimi i presidentit Thaçi për mandatin e Gjykatës-jo kushtetues

21 Tetor 2020, 06:48 Nga DOSJA
Prokuroria e Posaçme: Propozimi i presidentit Thaçi për

Prokuroria e Posaçme me seli në Hagë, e cila trajton pretendimet për krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë, e cilësoi jo kushtetues propozimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për amendamentimin e Kushtetutës së Kosovës për zgjatjen e mandatit të Dhomave të Specializuara, siç njihet Gjykata e Posaçme.

Prokuroria tha se veprimet e presidentit Thaçi, synojnë zhbërjen apo zhvleftësimin e kanë për qëllim kryesor t’i zhbëjnë ose bëjnë të pavlefshme veprimet e Prokurorisë së Specializuar.’’

Presidenti Thaçi më 24 gusht kërkoi nga parlamenti i Kosovës që të amendamentojë nenin 162 të Kushtetutës në bazë të të cilit është themeluar Gjykata e Posaçme, në gusht të vitit 2015.

Në propozimin e presidentit Thaçi dërguar kryesisë së parlamentit kërkohet ndryshimi i pikës 13 të këtij neni të Kushtetutës në të cilin thuhet se mandati i gjykatës “do të zgjasë për një periudhë pesëvjeçare”. Ai kërkon që të përcaktohet se mandati “do të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, në konsultim me qeverinë e Republikës së Kosovës”.

Propozimi i tij u dërgua në Gjykatën e Posaçme nga kryetarja e parlamentit Vjosa Osmani dhe më pas Dhoma e Posaçme e Gjykatës Kushtetuese në Hagë, kërkoi komentet e palëve.

Në komentet e presidentit Thaçi të dërguara më 16 tetor, thuhet mes tjerash se paragrafët 13 dhe 14 të nenit 162 të Kushtetutës kanë krijuar paqartësi rreth mandatit të Gjykatës së Posaçme.

“Sipas formulimeve të paragrafëve 13 dhe 14 të Nenit 162 të Kushtetutës, në opinionin kosovar është shpërfaqur mendimi dhe përhapur bindja që mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të zgjasë në një periudhë më së shumti pesëvjeçare (5) nga koha e aprovimit të amandamentimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kjo ka ngjallur jo rrallëherë reagime të shumta tek aktorë të ndryshëm”, thuhet në sqarimet e zyrës së presidentit Thaçi.

Por, Prokuroria e Posaçme, thekson në opinionin e saj se “neni 162 i kushtetutës në formën e tij aktuale, përshkruan në mënyrë të përshtatshme mandatin e Dhomave të Specializuara. Ndryshimet e propozuara synojnë të Ndryshimet e Propozuara synojnë të rivendosin ose riformulojnë atë mandat.

Është e qartë nga deklaratat publike të z. Thaçi se qëllimi kryesor i ndryshimeve të propozuara është përpjekja për të përfunduar, ose ndryshe për të zhvleftësuar veprimet e Dhomave të Specializuara në shkelje të detyrimeve ndërkombëtare të Kosovës dhe në kundërshtim me të drejtat dhe interesat e palëve dhe pjesëmarrësve në procedurat në vijim.

Si të tilla, ndryshimet e propozuara zvogëlojnë të drejtat dhe liritë e garantuara nga Kapitulli i II-të i Kushtetutës dhe janë antikushtetuese”, thuhet në opinionin e prokurorisë.

Ajo thekson mes tjerash se “fakti që ndryshimet janë propozuar nga një resident i cili është subjekt i një akuze të paraqitur nga Prokuroria e Specializuar në lidhje me krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, kërkon që ato duhet të vlerësohen me kujdes të veçantë.

Thaçi nuk është një palë e pa interesuar dhe ka një arsye të mirë të besohet se ndryshimet e propozuara janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të dëmtuar gjykatën”.
Më 24 qershor prokuroria publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Publikimi nxiti reagime në shkallë të gjerë në Kosovë. Organizata e Veteranëve të Luftës mbajti protesta dhe më pas kërkoi edhe ndryshimin e ligjit për Gjykatën e Posaçme dhe për t’i siguruar asaj një karakter gjithëpërfshirës duke ndjekur edhe krimet e kryera nga forcat serbe. Sipas kësaj organizate mandati i Gjykatës ka përfunduar në muajin gusht të këtij viti.

Ekspertët e drejtësisë ndërkaq thanë se pohimet e tilla sikurse edhe propozimet e presidentit për ndryshime kushtetuese janë të panevojshme. Njohësi i çështjeve të drejtësisë, Ehat Miftaraj, njëherësh pjesëmarrës në hartimin e ligjit për Gjykatën e Posaçme, i tha Zërit të Amerikës në muajin gusht se “mandati i Gjykatës Speciale do të vazhdojë deri në një njoftim të radhës nga Këshilli i BE-së lidhur me përfundimin e mandatit të kësaj gjykate dhe kjo bëhet në konsultim me Kuvendin dhe qeverinë e Kosovës.

Amendamenti kushtetues që është në fuqi nuk i jep mandat, nuk i jep të drejtë Kuvendit apo qeverisë qoftë për të vazhduar mandatin apo për të ndërmarrë ndonjë masë tjetër që ndërlidhet me pengimin e punës së gjykatës”, tha ai.

Ideja për themelimin e Gjykatës pasoi pretendimet e ngritura në raportin e vitit 2011 të hartuar nga i dërguari i Këshillit të Evropës, Dick Martty, i cili ngriti dyshimet për përfshirjen e ish kryengritësve në vrasjen e civilëve serbë dhe kundërshtarëve politik shqiptarë.

Hetimet, sikurse edhe ngritja e gjykatës dhe ngritja e akuzave janë shoqëruar me reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e kryera nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.

Më 22 dhjetor të vitit 2017, një grup deputetësh hodhi nismën për shfuqizimin e Gjykatës së Posaçme, duke sfiduar marrëdhëniet e Kosovës me aleatët e saj kryesor që paralajmëruan për pasoja të rënda nëse ndodhë shfuqizimi i saj.

Mbi 200 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë marrë në pyetje që nga fillimi i vitit 2019, ndërsa më 24 shtator Prokuroria e Posaçme arrestoi Sali Mustafën, ish pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nën akuzat “ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme”, në pranverën e vitit 1999.

Marrë nga: VOA

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci prokuroria e posacme hashim thaci prokuroria e posacme

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet