LIVE UPDATES
Aktualitet

Prokurori i Vlorës pyetet mbi ‘akuzat’ për korrupsion

6 Korrik 2021, 05:12 Nga DOSJA
Prokurori i Vlorës pyetet mbi ‘akuzat’ për korrupsion

TIRANË– Prokurori i Vlorës, Saimir Smaka u përball të hënën më 5 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore u pyet për gjetjet e hetimit administrativ për të tre kriteret e rivlerësimit. Smaka është vlerësuar për të tre kritert e vetingut, përfshirë pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Gjatë relatimit, komisioneri Olsi Komici, njoftoi se prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ishte hetuar nga prokuroria për akuzën e korrupsionit pasiv. Procesi i vetingut për prokurorin Smaka po kryhet nga trupa e gjykuese e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Suela Zhegun. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Tomçi Petkoviç.

Saimir Smaka përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe prej 7 vitesh, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.

Problemet për profesionalizmin  

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK ka dorëzuar raport pozitiv për prokurorin Saimir Smaka, por në seancë u evidentuan informacione të dhëna nga institucionet e verifikimit që ngjallin dyshime për veprime të paligjshme, që sipas Komisionit duket se përputhen me provat.

Komici pohoi se ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte informuar se ndaj prokurorit Smaka kishte një çështje për përfshirje të mundshme në “korrupsion pasiv”, por se hetimi ishte në vazhdim dhe se nuk mund të jepnin detaje më të hollësishme. Bungo i kujtoi se ai nuk kishte dhënë asnjë shpjegim lidhur me pyetjet që i kishin drejtuar për kallëzimin e kryer ndaj tij.

Smaka theksoi se raportet e institucioneve verifikuese kanë qenë pozitive për pastërtinë e figurës. Lidhur me këtë kallëzim, ai u mbrojt se kallëzuesin e kishte dërguar për gjykim dhe se ishte dënuar me 9 muaj burgim për pushtim prone. Ai tha se denoncuesi kishte kryer kallëzim edhe për dy prokurorë të tjerë. Pasi u pyet nga komisionerët nëse kishte dorëzuar parashtrime për këtë kallëzim të kryer ndaj tij, Smaka tha se kishte dorëzuar si provë dosjen në fjalë

Kryesuesja e trupit gjykues Genta Tafa Bungo, relatori Olsi Komici dhe vëzhguesi ndërkombëtar, Tomçi Petkoviç u ndalën gjatë tek kjo çështje dhe i kërkuan subjektit të sqaronte nëse kishte takuar ndonjëherë të afërmit e dy të pandehurve F.D dhe F.K. që kishte hetuar. Smaka fillimisht tha se nuk mbante mend t’i kishte takuar, por pasi u pyet nëse takimi ishte zhvilluar në zyrë, ndryshoi qëndrim duke u shprehur se i kujtohej se i kishte pritur në zyrë prindërit e të pandehurve dy herë.

Ai iu shmang disa herë pyetjes së Bungos, Komicit dhe Petkoviç nëse kishte pasur ose jo të pranishëm në ato takime ndonjë palë të tretë, si dhe nëse ishte mbajtur dokumentuar me akt shkresor atë çfarë ishte diskutuar mes tyre.

Pasi komisionerët dhe vëzhguesi ndërkombëtar insistuan të kishin një përgjigje, ai tha se nuk kishte pasur palë të tretë dhe se nuk ishte mbajtur procesverbal për takimin. Smaka u justifikua se kjo ishte procedura që ndiqej në Prokurorinë e Vlorës, ku personat që takonin prokurorët regjistronin të dhënat tek sporteli dhe zhvillonin takimin.

“Nëse ata prindër do të vinin me zarf me ‘x’ lekë, si dotë mbroheshit?’, e pyti Bungo prokurorin Smaka, i cili tha se do të njoftonte prokurorin e gatshëm.

Në seancë u diskutua gjatë edhe lidhur me hetimin e kryer ndaj dy të të pandehurve për shitje dhe prodhim të lëndëve narkotike, prindërit e të cilëve i kishte takuar prokurori Smaka. Sipas Komicit subjekti ka kërkuar dy herë caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj dy të pandehurve – ndërsa herën e tretë, për njërin ka kërkuar të lihet në burg dhe për tjetrin “detyrim paraqitje”, por pa e arugmentuar ndryshimin e kërkesës së tij.

Komici shtoi se subjekti e ka ndryshuar cilësimin e veprës penale për dy të pandehurit kur e ka dërguar dosjen për gjykim, në kundërshtim me provat e faktet e administruara gjatë hetimit penal. Ai vijoi se Smaka ka kërkuar pezullimin e dënimit për një prej të pandehurve pa parashtruar ndonjë argument.

Smaka deklaroi se personat e ndaluar me lëndë narkoitike kishin rezultuar përdorues. Ai tha se ata nuk ishin arrestuar në të njëjtin vend, se nuk provohej bashkëpunimi dhe se sasia e drogës së gjetur së bashku me lëndën e përzier që sipas tij ishte paracetamol, ishte 2 gramë në total. Ai tha se dy të ndaluarve u ishte sekuestruar 1.2 gr hashash, 0.2 gr heroinë dhe rrreth 0.6 gr paracetamol.

Prokuori Smaka vijoi se në Prokurorinë e Vlorës procedohej me mosfillim hetimi, për rastet kur personat që rezultonin të ishin përdorues lënde narkotike, kapeshin me sasi deri në 3 gramë. Bungo e pyeti nëse kishte ndonjë parashikim ligjor për këtë që pretendonte, por Smaka u justifikua se ishte thjesht një praktikë.

Pyetje për barrën e provës

Megjithëse raporti i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka qenë pozitiv për prokurorin Smaka gjatë seancës dëgjimore ai u pyet dhe dha shpjegime edhe për disa çështje për të cilat nuk u ishte përgjigjur pyetjeve të dërguara më parë nga trupi gjykues.

Një denoncues ka pretenduar se Smaka e ka dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të tij për dhunim të një zyrtari, vetëm me deklarimet e njërës palë dhe se gjykata i ka dhënë pafajësi. Pyetjes së Komicit se përse nuk kishte marrë deklarimet e dëshimtarëve që kishte vendosur gjykata, Smaka iu përgjigj se ata persona nuk kishin qenë në vendngjarje dhe se ai nuk kishte qenë dakord.

Komici evidentoi se ishin konstatuar disa çështje në të cilat për muaj me radhë dhe në kundërshtim me afatet e përcaktuara në udhëzimin e mëparshëm të Prokurorit të Përgjithshëm, nuk ishte kryer asnjë veprim hetimor – si dhe nuk ishte marrë vendim për ecurinë e cështjes, pa pasur ndonjë motiv.

Gjithashtu, u evidentuan vendime të paarsyetuara qartë, mos njoftim i palëve për vendimarrjet dhe mosankime të vendimeve kur gjykata ka rrëzuar kërkesën e konkluzioneve përfundimtare që Smaka ka paraqitur.

Komici theksoi se prokurori Smaka nuk kishte dhënë shpjegime për zvarritjet e hetimeve. Sipas KPK, ndaj Smakës janë depozituar 6 kallëzime në prokurorinë e Fierit, 5 për shpërdorim detyre dhe një për gjobëvënie, për të cilat është vendosur mosfillimi. Prokurori Smaka i kundërshtoi gjetjet e Komisionit për vonesat dhe mosnjoftimet. Ai tha se se nuk iështe përgjegjësia e tij mosnjohja e palëve me vendimet e marra, por e sekretarisë.

Lidhur me vonesat e hetimeve Smaka u shfaqjësua me ngarkesën e madhe në punë. “Ne nuk mund të jemi makina kompjuterike, jemi qënie njerëzore dhe punojmë në kushte të vështira”, theksoi Smaka.

Mungesat financiare

Komisioni konstatoi pamundësi financiare në shumën 143 mijë lekë për krijimin e një depozite në shumën 1 milion e 719 mijë lekë në vitin 2015. Relatori Komici tha se prokurori Smaka kishte deklaruar si burim krijimi të kësaj pasurie përfitimet nga qiraja e tokës bujqësore të përfituar nga “Ligji për Tokën”. Por, nga hetimi administrativ ka reuzltuar se të ardhurat e dokumentuara nga qiraja kanë qenë në total 80 mijë lekë, 30 mijë lekë në 2014-ën dhe 50 mijë lekë në vitin 2015.

Sipas Komicit, gjatë hetimit administrativ subjekti ka shpjeguar se burime kanë qenë edhe të ardhurat nga pagat e tij dhe të familjarëve dhe i konsideroi ato kontradiktore me deklarimet e mëparshme. Relatori Komici shtoi se Smaka ka rezultuar me pamundësi në shumën 943 mijë lekë për kursimet e deklauara nga të ardhurat e tij. Po ashtu u konstatua pamundësi financiare për blerjen e një automjeti tip Benz në gusht të vitit 2015 kundrejt çmimit 4500 euro. Sipas Komisionit, nga analiza financiare ka rezultuar balancë negative në shumën 382 mijë lekë në momentin e blerjes së kësaj pasurie.

Ndërkohë, u evidentua mosdeklarimi i një llogarije rrjedhëse me gjendje 365 mijë lekë në vitin 2013 dhe në 2014, si dhe shtesat dhe mosdeklarimi i pjesës takuese në tokat bujqësore të përfituara për shkak të ligjit “Për tokën”.

Në hetimin administrativ të Komisionit janë përfshirë edhe pasuritë dhe transaksionet e krijuara prej prindërve dhe vëllait të subjektit të rivlerësimit. Komici tha se subjekti nuk ka deklaruar një shtëpi private të diponuar nga prindërit e tij në fshatin Afrim i Ri në Bashkinë Fier.

Sipas relatorit, subjekti ka shpjeguar se ndërtimi është kryer në periudhën 1994-1995 dhe se ka qenë shtesë e një objekti të mëparshëm. Komici vijoi se subjekti nuk e ka pasqyruar këtë pasuri në deklaratën veting dhe se nuk ka provuar egzistencën e objektit të mëparshëm. Edhe për transaksionet e kryera prej nënës dhe vëllait të subjektit u vërejtën mosdeklarime të tyre.

Nga analiza e përgjithshme financiare për periudhën 2013-2016 është gjetur balancë negative totale në shumën 172 mijë lekë. Prokurori Smaka tha se kishte qenë vetëm 6 vjeç kur prindërit kishin përfituar tokën bujqësore sipas ligjit dhe se nuk mund të përcaktohej pjesa takuese. Ai këmbënguli se kishte pasur të ardhura të mjaftueshme, pasi prindërit kishin qenë gjithmonë në punë dhe se së fundmi i ti përfitonte pension invaliditeti. Smaka tha se kishin gjeneruar të ardhura edhe ai dhe vëllai si inxhinier pasi kishin filluar punë.

Në fund të seancës, Smaka tha se nisur nga fakti se vetë KPK e kishte vlerësuar pozitivisht në të tri kriteret, kërkonte konfirmimin e tij në detyrë. Komisioni njoftoi se seanca për shpalljen e vendimit do të zhvillohet më 7 korrik, në orën 09:50.

Marrë nga Reporter.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet saimir smaka saimir smaka

Sondazh

Poll
Aktualitet 5 Korrik 2021, 21:02

LEZHË– Babai i të dhunuarës Dava, Ndue Gjoni ka dhënë një deklaratë për media, ku është shprehur se ata e kanë rrahur familjarisht dhe shkaku është p...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale