LIVE UPDATES
Aktualitet

Programi i Sigurisë së SHBA, dhurohen për Policinë e Shtetit pajisje për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit, Kim: Nuk do

5 Shkurt 2021, 12:48 Nga DOSJA
Programi i Sigurisë së SHBA, dhurohen për Policinë e Shtetit

TIRANË– Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua ditën e sotme ceremonia e dorëzimit të pajisjeve që do shërbejnë për kontrollin dhe mbikëqyrjen në pikat e kalimit kufitar.

Gjatë ceremonisë me pjesëmarrje të kufizuar për shkak të pandemisë COVID-19, Ardi Veliu dhe Yuri Kim kanë vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese të SHBA-së. Pajisjet bashkëkohore që i janë vënë në dispozicion Policisë shqiptare janë vijim i mbështetjes së vazhdueshme nga Programi EXBS.

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim është shprehur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë gjithmonë në krah të Shqipërisë në luftën kundër krimit dhe se pajisjet e dhuruara për Policinë e Shtetit synojnë që të rrisin rezultatet e Policisë së Shqipërisë në luftën kundër trafiqeve të paligjshme dhe krimeve ndërkufitare.

Drejtori i Përgjithshëm ka falënderuar përfaqësuesit e EXBS dhe ambasadoren e SHBA-së, për dhurimin e pajisjeve me vlerë 108.243 US $ dhe është shprehur se falë mbështetjes së vazhdueshme logjistike nga Programi EXBS, Policia Kufitare disponon sot pajisje bashkëkohore, të cilat përdoren gjatë kontrollit në Pikat e Kalimit të Kufirit, kryesisht për kontrollin e kamionëve dhe autobusëve, për detektimin e lëndëve radioaktive, skaner portativ me rreze X, si dhe për mbikëqyrjen e kufirit si kamera termike, dylbi dite dhe nate, me rreze të gjatë dhe kamera SMARTDEC.

Në përfundim të ceremonisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Eduart Merkaj ka shpjeguar për të pranishmit mënyrën e funksionimit të pajisjeve të reja dhe rëndësinë e tyre për të rritur më tej efikasitetin e punës së shërbimeve të Policisë Kufitare.

FJALA E ARDI VELIUT: 

E nderuar Shkëlqesi ambasadore Yuri Kim,
I nderuar z. Tobei Arai,
Të nderuar përfaqësues të Programit të Kontrollit të Eksporteve dhe Sigurisë Kufitare (EXBS),
Të nderuar kolegë,

Ndihem i privilegjuar pasi organizata që unë drejtoj ka vëmendjen, vlerësimin dhe përkrahjen e vazhdueshme nga agjencitë ligjzbatuese partnere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kjo i dedikohet punës serioze, përkushtimit, profesionalizmit dhe vendosmërisë së strukturave të Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimit në përgjithësi.

Nuk është hera e parë që strukturat e Policisë së Shtetit mbështeten me logjistikë, trajnime e asistencë nga partnerët tanë, por donacioni i sotëm ka një vlerë të shumëfishtë, pasi ndikon drejtpërdrejt në rritjen e forcës parandaluese dhe goditëse ndaj trafikut të lëndëve narkotike, trafiqeve të paligjshme dhe krimit ndërkufitar.

Kontributi i ri i dhënë nga Programi i Kontrollit të Eksporteve dhe Sigurisë Kufitare të Shteteve të Bashkuara konsiston në pajisje të kontrollit kufitar në vijën e dytë dhe të mbikëqyrjes së kufirit, konkretisht në:
– Dy sete që përmbajnë videoskope dhe buster (pajisje për kontrollin e dendësisë);
– Pesë sete të pajisjeve për kontrollet në Pikat e Kalimit Kufitar;
– Si dhe videoskop e pajisje për mbikëqyrjen e kufirit, si kamera termike, dylbi nate elektrike dore profesional, me vlerën totale 108.243 US $.

Falë mbështetjes së vazhdueshme logjistike nga ky Program (EXBS), Policia Kufitare disponon pajisje bashkëkohore, të cilat përdoren gjatë kontrollit në Pikat e Kalimit të Kufirit, kryesisht për kontrollin e kamionëve dhe autobusëve, për detektimin e lëndëve radioaktive, skaner portativ me rreze X, si dhe për mbikëqyrjen e kufirit si kamera termike, dylbi dite dhe nate, me rreze të gjatë dhe kamera SMARTDEC.

Përveç mbështetjes logjistike, EXBS ka qenë një partner shumë i rëndësishëm në zhvillimin e kapaciteteve profesionale, nëpërmjet trajnimeve të ndryshme të zhvilluara me ekspertë të agjencive të zbatimit të ligjit të SHBA-së.

Me koordinimin e EXBS është ngritur dhe funksionon Iniciativa e Kufirit Jugor (SBI – South Border Iniciative), me pjesëmarrjen e autoriteteve kufitare dhe doganore të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Me fillimin e funksionimit të kësaj qendre janë zhvilluar 11 takime, ku autoritetet e vendeve pjesëmarrëse kanë diskutuar çështje të lidhura me sigurinë dhe kërcënimet kufitare. Në kuadër të kësaj iniciative, ndër të tjera shkëmbehet rregullisht informacion mujor për situatën e imigracionit të parregullt në vendet pjesëmarrëse.

E nderuar ambasadore,
Policia e Shtetit është vlerësuar në mënyrë periodike gjatë viteve të fundit nga partnerët tanë si profesionale dhe e besueshme. Së fundmi, nga anketimi i kryer me qytetarët nga Programi Suedez, Policia e Shtetit është renditur institucioni i parë më i besueshëm në vend. Ndërkohë, jemi të angazhuar dhe të vendosur për të luftuar pa kompromis dhe përkrah partnerëve dhe agjencive ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, krimin e organizuar, ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.

Ky angazhim është i përkthyer në dhjetëra operacione ndërkombëtare dhe kombëtare për goditjen dhe shkatërrimin e grupeve kriminale, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, për trafikimin dhe kontrabandimin e qenieve njerëzore dhe migrantëve nga vendet e treta dhe për goditjen e krimeve ndërkufitare. Qëllimi ynë i vazhdueshëm ka qenë dhe mbetet mbi të gjitha konsolidimi i rendit dhe sigurisë dhe krijimi i një mjedisi të sigurt për qytetarët. Me këtë rast, dëshiroj të nënvizoj se për vitin 2020 kemi numrin më të ulët të krimeve ndaj personit.

Tashmë jemi përpara procesit për zgjedhje të përgjithshme. Duke përfituar nga ky moment dua t’Ju siguroj dhe garantoj Juve e nderuar ambasadore, të gjithë partnerët dhe mbarë qytetarët e Shqipërisë se Policia e Shtetit edhe në këtë proces zgjedhor do jetë e orientuar vetëm në zbatimit të ligjit, me synimin për të përmirësuar më tej standardin pozitiv të arritur në zgjedhjet e mëparshme.

Duke përfunduar, më lejoni edhe njëherë t’Ju falënderoj për mbështetjen dhe besimin, si dhe t’Ju siguroj se këto pajisje të dhuruara sot do të rrisin akoma më tej efektivitetin dhe rezultatet pozitive të strukturave të Policisë Kufitare.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu yuri kim ardi veliu yuri kim

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet