Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
PROFIL/ Sot ndërroi jetë nga Covid-19, kush ishte Kostandin Grillo, komentatori dhe gazetari që humbi punën, pasi ishte tifo
5 Tetor 2021, 07:54Nga DOSJA
TIRANË– Kostandin Grillo, gazetari dhe komentatori sportive që humbi jetën sot për shkak të Covid-19 nuk ishte një emër pak i dëgjuar në Shqipëri. Ai u lind në Elbasan, në vitin 1962 dhe pasioni i tij për sportin ka nisur që në rini.
Fillimet e Grillos në karrierë janë shumë të hershme, që në vitin 1986, kur gazetarët sportivë numëroheshin me gishtat e dorës. Ai i hyri rrugës së komentimit në televizion me ndeshjet e futbollit dhe të basketbollit. Grillo përveç se komentator ka qenë gjithashtu edhe menaxherë lojëtarësh.
Por edhe telashet për të nuk kanë qenë të pakta.
Në vitin 2018, Grillo u shpreh se ishte tifoz i Kombëtares së Serbisë, duke bërë që fjalët e tij të merrnin shumë reagime negative nga ndjekës dhe kolegë të tij. E njëjta deklaratë i kushtoi Grillos vendin e punës në RTSH, pasi fill pasi shfaqi simpatinë e tij për kombëtaren serbe, kryeredaktori Pano Xhixho e largoi nga puna. Pavarësisht kësaj, Grillo thoshte: Humba punën, por jam mbreti!
Në vitin 2021, Grillo është kërcënuar nga një telefonatë anonime, në lidhje me postimet që bënte në Facebook. Për këtë, Grillo u shpreh se nëse policia nuk bën punën e saj, ai do të kërkonte azil jashtë Shqipërisë.
Në muajin gusht të këtij viti, Grillo u infektua me Covid-19. Fillimisht ai u shtrua në një spital privat në Tiranë, por më 12 gusht gjendja e tij u rëndua duke bërë që të nisej me urgjencë drejt Turqisë.
Miq, të njohur dhe kolegë të gazetarit Kosta Grillo bërë edhe thirrje për ndihmë financiare në mënyrë që familja Grillo të përballonte shpenzimet në Turqi, pasi trajtimi që po merrte ishte mjaft i kushtueshëm. Por, pavarësisht aplikimit, Grillo nuk ia doli t’i bënte ballë koronavirusit.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Në faqe të parë të Dosja.al është lajmi mbi reagimin e Mark Zuckerberg për blloki...
GJIROKASTËR– Bashkia Gjirokastër ka paralajmëruar pezullimin e punimeve të ujësjellësit të ri në lagjet e sipërme të qytetit. Gazetari Piro Nase rapo...
TIRANË– Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.Sipas Mete...
TIRANË– Apikacionet dhe rrjetet sociale më të përdorura në planet, Facebook, Instagram dhe WhatsApp nuk po funksionojnë prej më shumë se katër orësh....
TIRANË– WhatsApp, Instagram dhe Facebook nuk punojnë prej disa orësh, duke lënë pa komunikuar përdoruesit e tyre. I vetmi mjet komunikimi në të gjith...