Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
GJIROKASTËR– Bashkia Gjirokastër ka paralajmëruar pezullimin e punimeve të ujësjellësit të ri në lagjet e sipërme të qytetit. Gazetari Piro Nase raporton për Report TV se situata në lagjet e sipërme të qytetit vijon të jetë një katrahurë e vërtetë, pasi të gjitha kalldrëmet në pjesën muzeale të mbrojtur nga UNESCO, janë shkatërruar si pasojë e këtyre punimeve.
Afati për dorëzimin e punimeve të rrjetit të ri të ujësjellësit, ishte data 17 gusht, por kjo vepër jo vetëm që nuk është dorëzuar, por edhe ka shkatërruar kalldrëmet. Vetë banorët thonë se firma zbatuese nuk ka punuar si duhet ndërsa rikthimi në identitet i këtyre kalldrëmeve ngelet një tjetër problem.
“2 muaj ka te shtëpia ime. Kam vjehrrën të sëmurë në shtëpi, nuk do del dot jashtë dhe të marrë ilaçe se kemi 2 muaj kanalin. Dhe në lagjen lart, atje rregullohet atje prishet, kanë lënë dhe ato gurët anash. As në kohë të monizmit s’ka ndodhur, ishin dritë këto kalldrëme. Dhe lart që ka shtruar kanë vënë çimento, gurët i kanë lënë jashtë. Se kur do hiqen,”- thotë një prej tyre.
Nga ana tjetër kryebashkiaku Flamur Golemi ka bërë me dije se është gjobitur kompania austriake “Strabaag”.
“Kemi marrë masa ndëshkimore, kemi vënë gjobë. Në fakt sot dhe rastis por ne kemi shkuar dhe po marrim masa deri në pezullim të punimeve, pjesa e afateve mund të mirëkuptohet edhe për shkak të pandemisë, por ka edhe problematika të tjera që nuk do i tolerojmë. Policia Bashkia, Inspektoriati i Ndërtimit, ne jemi në suport, nëse ka person më të interesuar që ky projekt të përfundoj jemi ne, por nuk do të tolerojmë asnjë përgjegjshmëri,”- tha Golemi.
Punimet për ujësjellësin kane nisur më 27 nëntor të 2019 dhe duhet të përfundonin me 17 gusht të 2021, ndërsa vlera e projektit i kalon 7.5 milionë euro. Vetë firma zbatuese ka pretenduar se vonesa ka ardhur si pasojë e pandemisë, por tani kemi hyrë në sezonin e vjeshtës dhe shirat mund të shkatërrojnë punimet.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Shqipëria sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.Sipas Mete...
TIRANË– Pas më shumë se 7 orë “black-out”, rikthehet Facebook! Megjithatë edhe pse Facebook është rikthyer ka akoma probleme për të përdo...
TIRANË– Apikacionet dhe rrjetet sociale më të përdorura në planet, Facebook, Instagram dhe WhatsApp nuk po funksionojnë prej më shumë se katër orësh....
SHBA– Punonjësit e Facebook kanë mbetur jashtë godinave të tyre pasi “bagde” e tyre nuk funksonojnë. Sipas mediave të huaja por edhe raportime...
TIRANË– WhatsApp, Instagram dhe Facebook nuk punojnë prej disa orësh, duke lënë pa komunikuar përdoruesit e tyre. I vetmi mjet komunikimi në të gjith...
TIRANË– Prej më shumë se 7 orësh rrjetet sociale të platformës Facebook janë bllokuar, por duket se “telasheve” u ka ardhur fundi. Sipas ...
ELBASAN- Dosja.al ka siguruar pamjen e parë nga vendi ku një person u ekzekutua në Elbasan. Siç duket edhe nga pamjet, ngjarja ka ndodhur në zonën e njoh...
ELBASAN– Zbulohet identiteti i të plagosurit në Elbasan. Mësohet se i vdekur në vend për shkak të plumbave të marrë është identifikuar si Ardian Ço...
Rëndohet bilanci, dy të vrarë në Elbasan! Deri më tani është mësuar emri i vetëm një prej të vrarëve, Ardian Çollaku alias Subashi. Ky i fundit ka ndërru...
Zbulohet identiteti i viktimës së dytë në Elbasan. Mësohet se viktima e dytë e atentatit në hyrje të qytetit të Elbasanit është Lulzim Bitri.LAJMI KRYESOR: Tron...