LIVE UPDATES
Bota

Problemet e sistemit juridik në Kroaci

29 Mars 2021, 06:35 Nga DOSJA
Problemet e sistemit juridik në Kroaci

KROACI– Opinioni kroat shumë rrallë është unik si në çeshtjen e reformës juridike. Gati në mënyrë konsensuale thuhet se kjo fushë është e korruptuar dhe jo efikase. Dëshmia më e mirë për këtë është se në tri dekadat e fundit janë dënuar shumë pak njerëz për krime ekonomike. Për shembull, privatizimi në Kroaci është shoqëruar në masë të madhe me dukuri kriminale, e këtë nuk e konteston gati askush. Nuk mund të kujtosh gati asnjë person të nivelit të lartë që është dënuar apo dërguar në burg.

Kjo çështje është riaktualizuar prapë së fundi. Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviq dhe kryeministri Andrej Plenkoviq po grinden për mënyrën e zgjedhjes së gjykatësve në Gjykatën Supreme. Milanoviq thotë se gjykatat janë uzurpuar nga partia HDZ. Ndërsa i dënuari së fundi Zdravko Mamiq thotë se gjykatësit janë të uzurpuar dhe të korruptuar në Kroaci. Ai përmendi edhe emra konkret të gjykatësve.

Problemet etike

Profesori Alan Uzelac thotë se autonomia e plotë e drejtësisë nuk do të ishte ndoshta e mirë. Ndarja e pushtetit nuk duhet të mundësojë paralizimin e ndonjërës prej tyre. Më pas ai foli edhe për kohën e pavarësimit të Kroacisë. Ai thotë se në vend të ekspertëve më të mirë, në poste janë emëruar persona të dëgjueshëm. Tani kemi një situatë kur drejtësia ende është nën presionin e politikës. Ka dallime në vendet tona, mendon Uzelac. Në Kroaci sistemi juridik është më shumë i orientuar në të djathtë, ndërsa në Slloveni në të majtën politike. Uzelac mendon se gjykatësit në Kroaci kanë probleme jo vetëm në nivelin e ekspertizës por edhe në fushën etike. „Studentët më të mirë më nuk duan të punojnë në gjykata“. Uzelac mendon se sistemi juridik në Kroaci ka nevojë për hapje dhe debat transparent për gjendjen.

Emërimet e më të mirëve

Të domosdoshme janë emërimet në poste të ekspertëve të njohur dhe bashkëpunimi i strukturave për të gjetur zgjidhjet më të mira. Sistemi juridik duhet të modernizohet dhe të përfshihen më të mirët, mendojnë ekspertët. Për ndryshime është i domosdoshëm edhe vullneti politik i partive, por kjo nuk shihet për momentin. “Elitave politike u duhet një sistem i këtillë juridik, sepse duan të kenë një fajtor kujdestar, për të larguar vëmendjen nga gabimet e veta.“

Doktori i shkencave juridike, Zoran Buriq thotë se qytetarët dhe shkencëtarët në Kroaci janë të mendimit se sistemi juridik në këtë vend duhet të jetë më funksional dhe atë në të gjitha fushat e veprimit. “Gabim është, nëse thuhet se i gjithë sistemi juridik në Kroaci është jo efikas. Fakt është që Kroacia është një shtet shumë i sigurt, ndërsa sistemi juridik i kontribuon shumë këtij shteti. Në rastet e krimit klasik ka procese efikase. Por probleme ka tek proceset më të komplikuara – pra në proceset që kanë të bëjnë me krimet e ndërlidhura mes ekonomisë dhe politikës.“

Shkaqet

Shkaqet i gjejmë tek mungesa e zbatimit të ligjeve, sepse ligjet shpesh nuk zbatohen në mënyrë të denjë në praktikë. Edhe Buriq mendon se pavarësia e sistemit gjyqësor ndonjëherë më e komplikuar sesa që mendohet dhe se sistemi juridik në Kroaci është – ndonjëherë tepër i pavarur.

Ai mendon se sistemi juridik duhet të reformohet vet, por për këtë nuk ekziston vullneti i duhur. Nëse kjo nuk funksionon, atëherë duhen krijuar mekanizmat e duhur për veprim dhe forcimin e sistemit juridik, pohon Buriq. Por edhe këtu duhet pasur kujdes, që të mos krijohen mekanizma tepër të fuqishëm, që do të dilnin jashtë kontrollit dhe do të cënonin pavarësinë e sistemit juridik.

Marrë nga DW

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota hdz kroacia milanoviq plenkoviq problemet juridike sistemi juridik hdz kroacia milanoviq plenkoviq problemet juridike sistemi juridik

Sondazh

Poll
Bota 28 Mars 2021, 20:56

Junta birmaneze vazhdon terrorin mbi protestuesit

Forcat birmaneze qëlluan mbi pjesëmarrësit në një ceremoni mortore të dielën, një ditë pasi mbi 100 vetë u vranë në protesta, dita më e përgjakshme që nga grush...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet