Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
ANGLI – Jo gjithçka është buzëqeshje dhe lumturi te Liverpool. Ndërsa gjithçka është e fokusuar në fitimin e FA Cup, Premier League dhe Champions League, turne që do të vendosen në ditët në vijim, drejtuesit e klubit nuk harrojnë planet për të ardhmen dhe konkretisht problemin e kontratave.
Mohamed Salah, Roberto Firmino dhe Sadio Mané, kanë formuar një linjë sulmuese krejtësisht të frikshme në “Anfield” vitet e fundit. Sinkronizimi mes tyre ishte i tillë që, rastësisht ose jo, të treve u përfundon kontrata në vitin 2023 dhe duket shumë e pamundur, sipas “Goal”, që ata të rinovojnë.
Edhe pse është e vërtetë, që klubi do të bëjë gjithçka që kjo të mos ndodhë, diferenca e pagave është një handikap i rëndësishëm, ndërsa Jürgen Klopp dëshiron t’i mbajë me çdo kusht, veçanërisht senegalezin, i cili i ka shkelur syrin Barcelonës, siç e bën të ditur “Mundo Deportivo”.
Për momentin, asnjë nga të tre nuk ka rinovuar dhe Liverpooli duhet të fillojë të vlerësojë mundësinë e shitjes së tyre këtë verë për të marrë ca para, ose të shtojë përpjekjet për t’i bindur ata, në rrezik për t’i lënë të largohen falas sezonin e ardhshëm.
Për momentin, negociatat fokusohen te Salah, ylli skuadrës. Megjithatë, Mané dhe Firmino, janë në pritje të ofertës që mund të marrë egjiptiani për të kërkuar një rritje të konsiderueshme të pagës, duke marrë parasysh edhe performancën e tij.
“Duhet t’i pyesni ata,”- tha Klopp disa javë më parë për të ardhmen e yjeve të tij, duke shtuar se “nëse rinovimi im është një shenjë pozitive për ta, por nuk mendoj se është vendimtare. Unë mendoj se ata janë shkëlqyeshëm dhe kam një marrëdhënie të shkëlqyer me ta”.
B.T (Dosja.al)
Çmimet e hoteleve në prag të finales së Conference League, janë rritur disa herë dhe kanë detyruar tifozët italianë të anullojnë udhëtimin. Si duhet menaxhuar kjo situatë?
MADRID– 24 orët e Mbappe-s në Madrid ishin një çmenduri e vërtetë. Së bashku me shokun e tij të skuadrës, Achraf Hakimin vizituan kryeqytetin spanj...
ITALI– Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti janë dy lojtarët e Shqipërisë që janë përzgjedhur në formacionin e javës në kampionatin italian. Goal Italia ka p...
TIRANË- Të gjithë në Tiranë. Finalja e Conference League mes Romës dhe Feynoord po pritet me interes të madh. Në faqen zyrtare të UEFA-s, qasja është pothu...
ITALI– Nata në ‘Artemio Franchi’ nuk ishte një nga më të mirat për Tammy Abraham. Sulmuesi anglez nuk shënoi në ndeshjen ndaj Fiorentinës, fituar nga ve...
ITALI-Emri i Angel Di Maria është përfolur disa herë për një transferim te Juventus. Kohët e fundit dhe vetë argjentinasi e ka bërë të qartë se do të largohet n...
SPANJE – Trajneri i Barcelonës, Xavi, flet për nevojën e skuadrës për t’u forcuar në çdo repart, duke filluar nga mesfusha, ku nevojitet një ...
ANGLI – Të dielën, Manchester City, kryesuesi i Premierligës, duke mposhtur Newcastle 5-0 në shtëpi, kaloi me 3 pikë epërsi ndaj ndjekësve të tyre, Liverp...
FRANCE – Ishte një vizitë që tronditi botën e futbollit. Duke përfituar nga dita e pushimit, këtë të hënë, që iu dha parisienëve pas barazimit të tyre nda...
ZVICER – FIFA ka konfirmuar se ndeshja midis Brazilit dhe Argjentinës, e vlefshme për kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2022, do të luhe...
ANGLI – Në Manchester City duan të ‘vrasin dy zogj me një gur’ për të ardhmen e ekipit. Në radhë të parë, një objektiv është rinovimi i kontra...