Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Procesi i rindërtimit që lindi fill pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe u shtri në disa bashki të vendit është bërë pjesë e auditimeve të përgjithshme dhe të veçanta të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Pas marrjes në analizë të ecurisë së përgjithshme të procesit ku u has një mangësi e madhe në dokumentacion në ministrinë përgjegjëse, Kontrolli i Lartë i Shtetit është ndalur specifikisht në Durrës duke gjetur një sërë problematikash nga institucionet vlerësuese.
Auditimi tematik ““Mbi zbatimin e procedurave ligjore në lidhje me Vendimin nr. 32, datë 02.07.2020 të Komisionit Shtetëror të Rindërtimit, për objektet e Bashkisë Durrës”, procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksioni dhe shtesa anësore dhe palestrës së re në shkollën 9 vjecare “14 Nëntori”, si dhe marrjen në dorëzim të objektit” nënvizon në finale se ka pasur kalim të kompetencave nga insitucionet ku të njëjtat që kanë bërë vlerësimin fillestar kanë bërë dhe oponencën teknike.
Së pari, KLSH vlerëson se në pjesën ku është ndërtuar objekti zona ka rëndësi arkeologjike dhe nuk është kryer ndonjë vlerësim paraprak.
Nga ana tjetër nënvizohet se inicimi, nga Bashkia Durrës, i kërkesës për hartimin e akt-ekspertizave është i pabazuar në ndonjë kërkesë për rivlerësim të thelluar, të diktuar nga akt konstatimet paraprake dhe për më tepër që vetë Instituti i Ndërtimit i cili ka hartuar dhe miratuar këto akte njëkohësisht ka bërë dhe oponencën e tyre, në kundërshtim me VKM-në nr. 26, date 15.01.2020, “Për kryerjen e aktekspertizës së thelluar në ndërtesat e dëmtuara”, gjykojmë se procedurat e ndjekura mbartin riskun që aktet e ekspertizës (së thelluar) të mos shprehin saktë dhe drejtë situatën.
Vlerësimet për riparimet që janë bërë nga institucionet nuk kanë dhënë detaje për masat apo ndërhyrjet që duhet të bëhen dhe as vlerat financiare duke mbart kështu risk.
“Mungesa e vlerës financiare (pra kostos së riparimit dhe kostos së rindërtimit) ka bërë që vendim-marrja për rindërtim ose rikonstruksion të këtyre objekteve, të jetë e pabazë, duke mbartur riskun qe njëkohësisht të jetë edhe e gabuar,” –nënvizon raportit.
Në finale i njëjti përmbledh se, “nën gjykimin e pavarur të grupit të auditimit, vlerësojmë se, në kushtet kur procedurat e ndjekura për vlerësimin e 11 objekteve të Bashkisë Durrës, që kanë pësuar dëme gjatë tërmetit, janë kryer në kundërshtim me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi, dhe si pasojë edhe dokumentet – produkt i këtyre procedurave (akt ekspertizat, oponencat) nuk janë në përputhje me kriteret ligjore, procesi i vendimmarrjes veçanërisht për prishjen e detyruar të objekteve, është i pabazë dhe mbart riskun që njëkohësisht të jetë edhe e gabuar”.
Marrë nga Monitor
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË – Aktori i humorit Agron Llakaj kujtoi në rrjetet sociale ish-kolegun dhe mjeshtrin e madh të humorit shqiptar Koço Devole, i cili u nd...
TIRANË – Të dhëna të reja kanë dalë së fundmi nga shpërthimi me tritol pranë servisit të celularëve në lagjen “5 maj” në pronësi të Olsi Isufit. Kame...
TIRANË – Ka nisur shembja e disa banesave në lagjen “5 maj” të kryeqytetit. Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit bërriti mëngjesin e sotë...
TIRANË– Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur disa muaj më parë sekuestro mbi llogaritë bankare në emër të mj...
BERAT – Një aksident i frikshëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Berat-Dimal. Një automjet “Volksëagen Toureag” ka përplasur një tjetër...
TIRANË– Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka miratuar masën e sigurisë arrest me burg ndaj avokatiti La...
TIRANË– Aktiviste për të drejtat e komunitetit LGBT+, Xheni Karaj ka vendosur të pranojë ftesën e Pastor Akilit dhe është paraqitur në Kishën ku pred...
ELBASAN– Nëna e Florenc Kovacit, i cili u vra tre ditë më parë në Elbasan pas sherrit për një vajzë ka dhënë deklaratën e saj për mediat. Për ‘Faxne...
POGRADEC– Drejtoria rajonale e arsimit parauniversitar të Korçës ka pezulluar drejtorin Adriatik Haxhillari, i cili akuzohet nga dy 14 vjeça...
PALERMO – Presidenti i Republikës Ilir Meta u ndal sot në komunën e Mezzojusos në Palermo, e cila banohet nga një numër i konsiderueshëm arbëreshësh. Kreu...