LIVE UPDATES
Bota

Prishet armëpushimi, Rusia godet me raketa fabrikën e çelikut në Mariupol

4 Maj 2022, 16:44 Nga DOSJA
Prishet armëpushimi, Rusia godet me raketa fabrikën e çelikut

Rusia goditi me raketa të martën fabrikën e çelikut “Azovstal” në Mariupol, një zhvillim që erdhi pas prishjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga OKB. Ndërkohë në fabrikë ka ende civilë që vazhdojnë të jenë të bllokuar. Megjithatë, disa dhjetëra të evakuuar që arritën të largoheshin nën kujdesin e OKB-së dhe Kryqit të Kuq në fundjavë, kanë mbërritur në një zonë relativisht më të sigurt, në qytetin e Zaporizhias, nën kontrollin e Ukrainës.

Njerëz me pamje të lodhur, mes tyre fëmijë e të moshuar, zbritën nga autobusët pasi shpëtuan nga rrënojat e qytetit të tyre në juglindje të Ukrainës, të cilin Rusia pretendon se e kontrollon. Osnat Lubrani, koordinatori humanitar i OKB-së për Ukrainën, tha se 101 të evakuuar që ishin nisur nga Mariupoli, kishin arritur në Zaporizhia të martën.

Rusia e ka përqëndruar sulmin në lindje dhe jug të Ukrainës që nga dështimi për të marrë Kievin, në mars. Por ajo ka goditur gjithashtu edhe rajone të tjera, në perëndim, në një përpjekje për të kufizuar daljen e Ukrainës në Detin e Zi, jetike për eksportet e saj të grurit dhe metaleve, dhe gjithashtu për të ndërprerë furnizimet me ndihmë ushtarake perëndimore për forcat e Presidentit Volodymyr Zelenskiy.

Të martën, Ministria ruse e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj kishin goditur me raketa një aeroport ushtarak pranë portit të Odesës, duke shkatërruar dronë, raketa dhe municione të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë të Kievit. Kur janë shënuar rreth 10 javë nga fillimi i luftës që ka shkaktuar vdekjen e mijëra vetëve, ka shkatërruar qytete si dhe ka detyruar pesë milionë ukrainas të largohen nga vendi, Presidenti rus Vladimir Putin kërcënoi mbështetësit e Kievit të martën, duke njoftuar planet për të bllokuar eksportin e lëndëve të para jetike ruse.

Ndërkohë Bashkimi Evropian njoftoi se po përgatitet për sanksione të reja ndaj Rusisë që kanë në shënjestër industrinë e saj të naftës dhe bankat. Kongresi amerikan po shqyrton një paketë ndihme ushtarake prej 33 miliardë dollarësh dhe Kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi një ndihmë ushtarake prej 375 milionë dollarësh.

Në një telefonatë të martën Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi zotit Putin të urdhërojë një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë dhe të heqë embargon e Rusisë ndaj eksporteve të Ukrainës që kryhen përmes Detit të Zi. Kremlini njoftoi se zoti Putin ka thënë se Rusia mbetet e hapur për dialog. Kancelari gjerman Olaf Scholz i cilësoi politikat e Vladimir Putinit imperialiste dhe tha se ai do të mbështeste Finlandën dhe Suedinë, nëse ato do të merrnin vendim t’i bashkoheshin NATO-s.

Marrë nga VOA

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota olaf scholz osnat lubrani vladimir putin volodymyr zelenskiy olaf scholz osnat lubrani vladimir putin volodymyr zelenskiy

Sondazh

Poll
Bota 4 Maj 2022, 16:02

A mund të arrijë lufta e Ukrainës në Moldavi?

MOLDAVI- Moldavia së shpejti mund të marrë më shumë mbështetje ushtarake nga BE-ja mes frikës se lufta në Ukrainën fqinje mund të kalojë kufirin.Rusia tashmë ko...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet