Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të bëjë një vizitë zyrtarë 3 ditore në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur vetë zyra e presidentes me anë të një njoftimi për shtyp. Në njoftim shkruhet se Osmani do të vijë nesër në Shqipëri dhe do të largohet në datë 18 dhjetor. Osmani do të takohet me Presidentin Ilir Meta, me Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, me Kryeministrin Edi Rama me Liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha me Kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe me ish-Kryeministrin Sali Berisha. Pjesë e axhendës së Osmanit janë edhe nderime në Varrëzat e Dëshmorëve të Kombit dhe te memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut në Lezhë.
Njoftimi i plotë:
“U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, njëherësh Kryetare e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, nga data 16-18 dhjetor do të qëndroj në Shqipëri, në vizitën e parë zyrtare prejse e ka marrë detyrën. Gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri, u.d Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Osmani do të zhvillojë një sërë takimesh”, thuhet në njoftim.
Më poshtë axhenda e takimeve të Osmanit:
Të mërkurën (16 dhjetor), në orën 13:30, u.d Presidentja do të bëjë nderime te memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut në qytetin e Lezhës. Kurse, në orën 15:30, u.d Presidentja, do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ndërsa, në orën 17:00, do të mbajnë konferencë të përbashkët për medie. Të enjten (17 dhjetor), në orën 09:30 u.d Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. (Vendi: Zyra e Kryetarit të Kuvendit, Kryesia e Kuvendit përballë godinës se Kryeministrisë). Ndërsa në orën 10:15, u.d. Presidentja do të bëjë nderime dhe vendos kurorë lulesh te Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Ndërkaq, në orën 12:30, u.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani, do të mbajë fjalim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Në orën 16:00, u.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani do të takohet me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Të premten (18 dhjetor), në orën 10:00, u.d Presidentja Osmani do të takohet me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. (Vendi: Selia e PD-së). Ndërkaq, në orën 11:00, në Bashkinë e Tiranës do të takohet me kryebashkiakun Erion Veliaj, ku do të mbahet edhe ceremonia e dorëzimit të Çelësit të Qytetit. Kurse, në orën 11:45, u.d Presidentja Osmani do të ketë takim me ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LESBOS- Një vajzë 3-vjeçare nga Afganistani është gjetur pa ndjenja në një tualet në kampin e Kara Tepa në ishullin e Lesbos-it. Analizat paraprake trego...
UKRAINË- Ukraina i ka kërkuar UNESCO-s statusin e Trshgimisë Botërore për zonën e Çernobilit. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, te cilat t...
BRUKSEL-Nesim Haradinaj del sot para Gjykatës Speciale. Pas konfirmimit të aktakuzës së bashku me Hysni Gucaitit në datë 11 dhjetor ai do të dalë sot para Gjyka...
ANGLI-Dasma e motrës së ish-yllit të One Direction Zayn Malik, Waliyha Malik është prishur nga policia pasi ka thyer rregullat anti-Covid të vendosura. Lajmin e...
SHBA-Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin më në fund ka uruar Joe Biden për fitoren e zgjedhjeve pas zyrtarizimit nga Kolegji Zgjedhor. Lajmi e kanë bërë të ditu...
HOLANDË- Holanda do të futet në karantinë nga dita e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri holandez, Mark Rutte në një prononcim për mediat. I...
SERBI– Dy shqiptarë janë dënuar me një muaj paraburgim në Serbi pasi janë kapur në fundjavë nga xhandarmëria serbe në vijën kufitare Kosovë-Serbi, në afër...
SHBA-Shtetet e Bashkuara vendosën të hënën sanksione ndaj Turqisë lidhur me blerjen prej saj të sistemit rus të raketave tokë-ajër, duke vënë në shënjestër enti...
RUSI-Një hetim ndërkombëtar i disa mediave në botë në lidhje me helmimin e kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny ka nxjerr fajtor shërbimin inteligjent FSB. Het...