Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KOSOVË– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë të premten se autoritetet e këtij shteti nuk pranojnë ide që prekin kufijtë dhe e bëjnë Kosovën jonfunksionale.
Ajo i ka bërë këto komente gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani.
Edhe ministri maqedonas ka kundërshtuar idetë për ndryshim të kufijve, duke theksuar se Marrëveshja e Ohrit, pavarësia e Kosovës dhe perspektiva euroatlantike e rajonit janë treguar modele të suksesshme.
Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut do të qëndrojë krah Kosovës në rrugën e saj evropiane, derisa marrëdhëniet bilaterale në mes të të dyja vendeve vlerësuar si të shkëlqyeshme.
Refuzimin e ideve për ndryshim kufijsh, presidentja e Kosovës e ka bërë të ditur edhe pas një takimi që ka zhvilluar të enjten në Prishtinë, me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas.
“E kemi ritheksuar dhe e ritheksojmë se ide të tilla janë të rrezikshme për rajonin dhe përtej rajonit”, ka deklaruar ajo.
Maas ka thënë se idetë, të cilat kanë qarkulluar së fundmi rreth ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor, përveç që janë joreale, janë edhe të rrezikshme.
“E konsiderojmë të rrezikshëm edhe vetëm diskutimin që bëhet për këtë çështje”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se dëshiron që ideja e fundit në këtë drejtim të futet shpejt në sirtar dhe të jetë pjesë e së kaluarës.
Sa i përket raportimeve se kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha i ka dorëzuar Brukselit zyrtar, një non-paper, në të cilën besohet të jetë thënë se procesi i dezintegrimit të ish-Jugosllavisë nuk është finalizuar, Maas ka thënë se nuk është në di për projekte të tilla.
“Nuk e di nëse ka projekte të tilla. Fakti që është folur për non-paper, është termi i duhur. Duhet të mbetet ashtu. Sa i përket ideve për ndryshime të kufijve, Qeveria gjermane i refuzon fuqishëm ato sepse një zgjidhje e tillë nuk çon në zgjidhje të problemeve”, ka thënë mes tjerash ai.
Marrë nga REL.
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka p...
SHBA– Rrezikshmëri për zhdukje të shumë specieve për shkak të ndryshimeve klimatike e ka pasuar më në fund një lajm i mirë.Palentogia Larisa DeSantis për “Daily...
KOSOVË– Sot do të mbahet konferenca e parë për ecurinë e çështjes kundër Pjetër Shalës i njohur si komandant “Ujku”.Dhomat e Specializuara dhe Zyra...
HAGË– Seanca e radhës e Gjykatës Speciale ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, ka filluar pak minuta më parë.Prokur...
HAGË– Mbrojtja e Pjetër Shalës në Gjykatën Speciale ka kërkuar nga Zyra e Prokurorit që të tregojnë për emrat e viktimave për të cilët akuzohet klienti i t...
TIRANË- Prokurorët turq filluan të enjten një hetim pasi themeluesi me qendër në Stamboll i një shkëmbimi kriptomonedhe ngriu biznesin dhe u largua nga ven...
ITALI– Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, i cili kërcënonte dhe përndiqte një të ri të cilin e kishte ‘klient’ droge.Sipa...
GJERMANI– Deputetja gjermane, Renata Alt, ka reaguar pas deklaratave të kryediplomatit gjerman, Heiko Maas, të bëra gjatë vizitës në Prishtinë, rreth libe...
INDI– Të paktën 13 pacientë kanë vdekur pasi një zjarr shpërtheu në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali indian që trajtonte pacientë Covid pranë Mu...
GREQI– Një zhurmë e madhe jashtë shtëpisë së prezantuesit të njohur grek, Menios Fourthiotis në zonën e Dionysos shkaktoi mobilizimin e autoriteteve në me...