Politike

Presidenti Meta pret Aleancën për Mbrojtjen e TK: Do të jem gjithmonë me ju, kauza juaj e drejtë

Presidenti Meta i garantoi se do të jetë gjithmonë me ta, sepse kauza e tyre sipas tij është është tërësisht një kauzë e drejtë. Gjithashtu, artistët e falenderuan Kreun e Shtetit edhe për depozitimin e kërkesës në Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e ligjit për shembjen e godinës së Teatrit.
Featured image of article: Presidenti Meta pret Aleancën për Mbrojtjen e TK: Do të jem gjithmonë me ju, kauza juaj e drejtë Anëtarët e AMT-së gjatë takimit me Metën

TIRANË- Presidenti Ilir Meta priti sonte me kërkesë të tyre një përfaqësi të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Sipas një njoftimi nga Presidenca mësohet se artistët e falënderuan Kreun e Shtetit  për mbështetjen e dhënë prej Tij për aplikimin e tyre drejtuar organizatës “Europa Nostra”, me qëllim mbrojtjen e kompleksit të Teatrit Kombëtar.

Presidenti Meta i garantoi se do të jetë gjithmonë me ta, sepse kauza e tyre sipas tij është është tërësisht një kauzë e drejtë. Gjithashtu, artistët e falenderuan Kreun e Shtetit edhe për depozitimin e kërkesës në Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e ligjit për shembjen e godinës së Teatrit.

Në fjalën e rastit, Presidenti Meta tha se Teatri Kombëtar nuk është thjesht një godinë që u përket artistëve, por një vlerë e jashtëzakonshme kulturore dhe kombëtare, që duhet mbrojtur nga të gjithë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kreu i Shtetit gjithashtu vlerësoi rezistencën paqësore dhe demokratike të artistëve, duke theksuar se kjo qëndresë ia ka vlejtur edhe për faktin sepse ka bërë të mundur që të ndërgjegjësohet, jo vetëm opinioni vendas, por edhe ai ndërkombëtar për mbrojtjen e kësaj trashëgimie kulturore.

Duke bashkëbiseduar me artistët dhe përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Presidenti Meta u shprehu mirënjohjen personale dhe institucionale për ndihmat bujare që kanë mbledhur vullnetarisht për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment