LIVE UPDATES
Aktualitet

Presidenti i ri/Alibeaj e Mediu kërkojnë kohë: Më 10 maj të nisë procesi! PS: Me 16 votojmë

4 Maj 2022, 06:03 Nga DOSJA
Presidenti i ri/Alibeaj e Mediu kërkojnë kohë: Më 10 maj

TIRANË– Më 16 maj do të zhvillohet raundi i parë i votimit të emrit të presidentit të ri në Kuvendin e Shqipërisë. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, sot palët kanë rënë dakord që me datë 10 maj, do të propozohen emra konkretë nga palët, e më pas më datë 16 do të “digjet” dhe raundi i parë në Kuvend.

Në fillim të mbledhjes, ishte deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ai që kërkoi shtyrjen e procesit, ndërsa përfaqësuesi tjetër, Fatmir Mediu tha se të gjitha palët duhet të përfshihen në proces, për të siguruar se është një process gjithëpërfshirës. Kërkesave të opozitës, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste u është përgjigjur në mënyra të ndryshme. Sa i përket gjithëpërfshirës, Balla tha se ishte opozita ajo që duhet të ndante se kë do të delegonte mes 3 përfaqësuesëve të saj, ndërsa ra dakord me Alibeajn se data e raundit të parë të votimit duhet të jetë 16 maji.

Por shtoi se përfundimisht pritet të merret vendimi pas 6 ditësh, kur edhe do të përcaktohen të gjitha afatet e tjera si dorëzimi i kandidaturave, dokumentacioni etj. Gjithmonë në vijimësi të mbledhjes së sotme të Kryetarëve. Ndërkohë që nuk munguan as debatet lidhur me procesin që Partia Socialiste ka nisur tashmë, ku secili anëtar i grupit parlamentar ka vendosur 3 propozimet e tij në një zarf. Demokratët kërkuan që të pyeteshin ata të parët, ndërkohë që socialistët procesin e cilësuan si një çështje të tyre të brendshme që nuk kishte lidhje me palën kundërshtare. Ndërsa shtuan se edhe demokratët ishin të lirë që të bënin konsultimet e nevojshme me njëri-tjetrin, por nuk “harruan” rastin për t’u përmendur dhe problemet e brendshme.

Nëse në raundin e parë asnjë prej kandidatëve nuk do të marrë 84 vota, atëherë jo me vonë se 7 ditë vijohet me raundin e dytë, i cili kërkon po aq vota sa i pari. Palët kanë mundësi të votojnë një emër konsensual deri në raundin e 3-të, në të kundërt mazhoranca mund ta zgjedhë e vetme me 71 vota në raundin e 4-të dhe të 5-të. Brenda grupit parlamentar socialist, ku secili prej deputetëve ka propozuar 3 emra të cilët nuk janë bërë publik. Por deri më tani, kryeministri Rama ka përjashtuar mundësinë që presidenti i ri të jetë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. 

Gjithashtu deri më tani asnjë prej grupeve parlamentare nuk ka mbështetur publikisht një kandidat të caktuar. 

Sipas Kushtetutës, procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual. Po ashtu, bazuar në procedurën e Kushtetutës një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë, por raundi konsiderohet “i djegur”. Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy e tjera, të katërtin dhe të pestin, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota, të cilat Partia Socialiste i ka dhe i kalon në Kuvend, por është shprehur se kërkon konsensus që presidenti të jetë mbi dhe i zgjedhur nga të gjitha palët.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Alibeaj: Zarfi i presidentit mund të jetë, ne do i heqim këto dyshime, duam vetëm 2 gjëra

VD-Me 16 maj votohet për presidentin, Spiropali në merak:Aman, vetëm me 17 jo. Kemi kujtime

Ndërhyrja e Tabakut, Balla: Ç’punë ke ti? Çfarë bëjmë ne brenda PS na takon ne

Tabaku: Procesi s’ka seriozitet, mazhoranca s’ka legjitimitet, 2 deputetë janë në burg

Emri i presidentit të ri/ Spiropali ftesë PD: Ne kemi takimet tona në PS, mund të vini

Presidenti i ri/ Grida Duma: Do ishte fisnikëri të na i kishit lënë ne propozimin e emrave

VD-Presidenti i ri/ Balla: Më 10 maj nis procesi, me 16 votojmë

VD- Bie dakord me Alibeajn! Balla: Pranoj shtyrjen e procesit, fillimi të jetë data 10

VD-‘Të përfshihen deputetët’/ Kërkesa e Mediut, Balla: Do jem i qartë, ky është kushti jonë

Presidenti i ri, Mediu kërkon gjithëpërfshirje: Është ende në dobi të procesit

Propozimi i 2 i Alibeajt: Raundet të kenë distancë prej 7 ditësh, element i rëndësishëm

Zgjedhja e presidentit! Del kundër, Alibeaj: Raundi i parë të mos zhvillohet me 10 Maj

Zgjedhja e Presidentit/ Ndërpritet Konferenca e Kryetarëve, Alibeaj kërkon mediat

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore kryesore zgjedhja e presidentit te ri zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet