LIVE UPDATES
Aktualitet

“Premtimet e Ramës i mori era”/ 11 vjet nga 21 janari, prek xhaxhai i Aleks Nikës

20 Janar 2022, 20:07 Nga DOSJA
“Premtimet e Ramës i mori era”/ 11 vjet nga 21 janari, prek

TIRANË– Nesër shënohen 11 vite nga ngjarjet e 21 janarit 2011, kur në vend u qëlluan me armë zjarri 4 protestues që kishin dalë për të mbështetur Partinë Socialiste. Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, dhe Hekuran Dedaj u vranë më 21 janar 2011, ndërkohë që për vrasjen e tyre, Gjykata dënoi Prendin me 1 vit burg dhe ish-gardistin Agim Llupo me 3 vite burg. Xhaxhai i një prej të vrarëve, Mark Nika ka publikuar një shkrim në “TemA”, duke hedhur fajin mbi kryeministrin Edi Rama që sipas tij nuk e ka mbajtur premtimin për drejtësi.

Premtimet e Rames qe vrasesit dhe urdheruesit do te pergjigjen ligjerisht i mori “era”. Në të kundërtën, duke emëruar Ilir Metën president, socialistët e trimëruan Berishën. Qofsha i gabuar, por socialistet nuk kanë ndjeshmërinë e nevojshme per 21 Janarin. Jemi koshientë se vendi ka shumë halle, qeveria ka shumë sfida. Por hallet dhe sfidat nuk duhet ta fshijnë nga kujtesa kolektive e shqiptarëve 21 Janarin, nuk duhet të justifikojnë bërjen heshturazi të një amnistie politike de fakto, nuk duhet të lejojnë ligjërimin e krimit politik si mjet per te mbajtur pushtetin,”-shkruan ai ndër të tjera.

SHKRIMI I PLOTË:

21 janari vjen çdo vit e më i rëndë për familjen tonë. Vjen i rëndë për gjithë miqtë e shokët e Aleksit. Për gjithë ata qytetarë shqiptarë që ruajnë në kujtesë dhe në ndergjegje si një plagë të madhe masakrën shtetërore të 21 janarit të vitit 2011, kur nga selia e kryeministrit të asaj kohe, Sali Berisha, veglat e tij me uniformë qëlluan me armë zjarri mbi demonstruesit që ishin mbedhur për të protestuar kundër skandalit me zë e me figurë të ministrit dhe aleatit të tij, Ilir Meta.

Aleksi ishte një prej viktimave të atij krimi shtetëror. Por paradoksalisht, është sot e kësaj dite pa autor, e pazbardhur gjyqësisht, pa asnjë të dënuar për krimin e tmerrshëm. Është një jetë e rrëmbyer kriminalisht në lule të moshës, që AKUZON papushim e do të vazhdojë të AKUZOJË. Derisa të dalë në dritë e vërteta dhe vrasësit e tij të marrin dënimin sipas ligjit.

AKUZON ata që dhanë urdhër të qëllohet me armë zjarri mbi protestuesit, ish- kryeministrin S. Berisha, ish- ministrin e tij të Brendshëm të asaj kohe, L. Basha. Ta gjejë drejtësia cili prej tyre e dha urdhërin. Ti gjejë drjetësia kush tjetër ka gisht në këtë krim makabër. Ky grusht i përbuzshem shkeli me kembe të flliqura mbi lulen e rinise te djalit tonë. Këta nuk jane politikanë, por një bandë vrasësish. Drejtesia nuk do të jetë drejtësi pa zbuluar deri ne fund fytyrat e tyre të vërteta prej vrasësish. AKUZON ish- komandantin e Gardës, A. Prendi dhe vartësit e tij në rolin e ekzekutorëve të urdhërave.

AKUZON ata hetues, prokurorë dhe zyrtarë të drejtësisë që kanë mbyllur sytë e kanë bërë lojën e kungulleshkës me dosjen e vrasjes së Aleksit. Më shumë se disa individë, akuzon një Prokurori politikisht dhe juridikisht e kapur, që ka demtuar rëndë drejtesine shqiptare, duke e bërë vendin padrejtesi. Heshtja e Prokurorise ka bërë në thelb rehabilitimin e vrasesve dhe urdheruesve. AKUZON politikanët në pushtet që janë zotuar shumë herë, janar për janar, të bëjnë gjithçka, brenda kompetencave të ekzekutivit, në respekt të ndarjes së pushteteve, për të nxitur e ndihmuar zbardhjen e vrasjes së Aleksit.

Premtimet e Rames qe vrasesit dhe urdheruesit do te pergjigjen ligjerisht i mori “era”. Në të kundërtën, duke emëruar Ilir Metën president, socialistët e trimëruan Berishën. Qofsha i gabuar, por socialistet nuk kanë ndjeshmërinë e nevojshme per 21 Janarin. Jemi koshientë se vendi ka shumë halle, qeveria ka shumë sfida. Por hallet dhe sfidat nuk duhet ta fshijnë nga kujtesa kolektive e shqiptarëve 21 Janarin, nuk duhet të justifikojnë bërjen heshturazi të një amnistie politike de fakto, nuk duhet të lejojnë ligjërimin e krimit politik si mjet per te mbajtur pushtetin.

Është e pabesueshme që për tetë vjet Prokuroria e rrethit gjyqësor, Tiranë, nuk ka kryer asnje veprim hetimor, dosja e Aleksit eshte mbajtur në sirtare.  Gjatë kësaj kohe Ministria e Brendshme si pjese e ekzekutivit nuk ka kryer asnjë veprim. Me kerkesen tonë çeshtja i kaloi policise kriminale, e cila, ndonese mori persiper qe te kryeje veprime operative per te zbuluar provat dhe autoret e krimit, rezulton se nuk ka kryer asnje veprim. Me gjithe kerkesat tona dhe te avokatit te familjes, Prokuroria nuk na jep asnjë informacion.

Ligjerisht jane te detyruar te na informojne se mbrojme viktimen. Aktualisht Prokuroria e Tiranes ja ka kaluar çeshtjen nje oficereje te policise gjyqesore të drejtorisë vendore Tiranë (per ta hequr qafe) dhe jo policise gjyqesore te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit. Kjo është sorollatja e turpshme. Ky është pingpongu me një tragjedi. Kështu na mundojnë tash sa vjet. Na mundon drejtesia e vonuar dhe komploti i heshtjes.

Kupa është mbushur e nuk mban më. Pesimizmi shtohet më shumë kur shohim se dhe e ashtuquajtura drejtësia e re nuk ka një reagim të përgjegjshëm institucional e ligjor, duke u bërë kështu dashje pa dashje mbështetëse e krimit, urdhëruesve, transmetuesve dhe ekzekutuesve të tij realë. Është gjithë shoqëria jonë e vrarë dhe e kërcënuar, është e kërcënuar e sotmja dhe e ardhmja jonë. Askush nuk mund të flejë i qetë kur një krim shteteror nuk vendoset përballë ligjit.

Per te kryer veprimet qe do çonin në zbulimet e te vertetes për vrasjen e Aleksit, vecanerisht te urdherdhenies per të qelluar me armë zjarri dhe te autoreve qe e kane zbatuar, çeshtja duhet t’i kaloje SPAK- ut qe eshte kompetent dhe jo Prokurorise se Tiranes. SPAK-ut ka kompetencën të pyesë dhe të ngreje akuzë ne lidhje me çeshtjen drejtuese te shtetit te asaj kohe. SPAK dhe Byroja Kombetare e Hetimit që ka nisur nga puna janë shpresa e fundit se do bëhët drejtësi për Aleksin, për gjithë të vrarët dhe plagosurit e 21 janarit dhe përmes tyre për gjithë shoqërinë shqiptare.

Ne u themi vrasesve dhe urdheruesve se mund te mendojne se i kane mbyllur hesapet me drejtesinë, por ta dinë qe ata nuk i kane mbyllur hesapet me ne. Ne nuk jemi kontigjent qe perdoremi dhe shfrytezohemi nga asnjë force politike. Nuk ka falje për vrasësit që i fshihen drejtësisë apo kërcënojnë drejtësinë. Ne nuk do behemi gjakhumbës.

Por çfarë ndodhi më 21 Janar?

Janari i 2011-s e gjeti të polarizuar skenën politike shqiptare për shkak të videos së publikuar në emisionin investigativ “Fiks Fare”, i cili transmetoi një videopërgjim të realizuar nga i ndjeri Dritan Prifti. Në të shfaqej Ilir Meta, në atë kohë Ministër i Jashtëm dhe zv.kryeministër në koalicion me qeverinë e Sali Berishës. Sipas Priftit, në videopërgjim Ilir Meta kërkonte favore për një tender ndërtimi hidrocentrali. Gjatë bashkëbisedimit, përmendet shifra 700 mijë euro. LSI e cilësoi videon si montazh dhe makinacion të Edi Ramës, aso kohë lider të opozitës.

Ky i fundit ripërsëriti thirrjen për t’iu bashkuar protestës më 21 janar para Kryeministrisë duke ia lënë në dorë protestuesve gjithë zhvillimin e ngjarjeve. Tre persona, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda mbetën të vdekur në vend, ndërsa Aleks Nika ndërroi jetë disa ditë më vonë si pasojë e plagëve të marra para Kryeministrisë.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet 21 janar 2011 aleks nika mark nika 21 janar 2011 aleks nika mark nika

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet