Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Shoqata e Operatorëve Kombëtarë të Transportit, ka reaguar sot për situatën në të cilën ndodhet ky sektor që prej tre muajsh vijon të qëndrojë i mbyllur. Në një kohë, kur shumë aktivite të tjera janë hapur dhe masat kufizuese nuk ka më, kjo shoqatë kërkon që dhe transporti të bëhet sërish funksional.
Në një letër publike ata shprehen se do nisin protesta, nëse qeveria nuk merr masa për të lejuar nisjen e aktiviteti. Shoqata e Operatorëve Kombëtarë të Transportit thekson faktin se qeveria nuk ka ende një datë se kur do të fillojnë nga puna linja interurbane.
DEKLARATA E PLOTË
Shoqata jonë, përfaqësuese e operatorëve kombëtarë të Transportit të udhëtarëve, kërkon t’ju bëjë me dije lidhur me situatën aktuale të aktivitetit të Transportit si një prej sektorëve më të rëndësishëm në ekonominë tonë kombëtare. Përpjekjet tona kanë ndjekur njëra-tjetrën. Hapi yni i rradhës, është shkresa zyrtare e fundit dërguar Kryeministrit Rama dhe ministrave përkatës, lidhur me qëndrimet tona sa i përket funksionimit të sektorit tonë post Covid-19! Aktiviteti ynë vazhdon i pezulluar nga masat e Covid-19, duke mos patur në të kaluarën e mos marrë mbështetje nga shteti në asnjë formë suporti, përveç të vetmes ‘pagë-lufte’, kur sapo u mbushën 3 muaj pa asnjë aktivitet. Ndërkohë në emisionin Opinion TV Klan të datës 04/06, kryeministri Rama deklaron se çdo aktivitet është hapur.
Kërkojmë dashamirësisht pasqyrimin nga ju të kërkesave tona, që ky biznes të mund të ketë një frymëmarje në këtë situatë e moment tepër të vështirë, ku vijmë nga një e kaluar të lënë të braktisur dhe harruar nga strukturat kompetente shtetërore, përballë konkurencës së pandershme e të paligjshme me flotat informale e jo vetëm. E ardhmja e aktivitetit tonë duket e zymtë. Ne kërkojmë të fillojmë aktivitetin e të vazhdojmë me korrektësi punën tonë në shërbim të qytetarëve shqiptarë, me shpresën se me të njëjtën korrektësi e standart, do t’na përgjigjen strukturat e shtetit të së drejtes në TE DREJTEN tonë! Në rast se kërkesat tona do të injorohen, ne do të jemi të detyruar të përshkallezojmë qëndrimet tona në nivel kombëtar.’ Ju faleminderit paraprakisht. Me shume respekt; Drejtuesit e shoqates se trasportit te udhetareve: Dashnor Memaj – Eneo Sulejmanaj.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ministri e Shëndetësisë ka njofuar sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar dhe 20 raste të reja me COVID-19. Në njoftimin për mediat, minis...
TIRANË- Fenomeni i ngacmimit seksual kohet e fundit është shtuar shumë, kjo pasi dhe denoncimet po bëhen publike. Një vazjë e quajtur Viktoria ka publikuar...
TIRANË- Kryeqyteti është përfshirë sot nga reshje të dendura shiu. Që prej paradites koha ka qenë me vranisira, por në drekë nisën reshjet e shiut, duke sj...
TIRANË- Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka reaguar sot për Reformën Zgjedhore. Në një postim në mediat sociale, Cana është shprehur se në ...
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë për abuzimin ndaj nxënëses në shkollën “Azem Hajdari” në Babrru. Drejtori i pezulluar i kësaj shkolle, Besnik Dac...
SUEDI– Sot në Ditën Ndërkombëtare të Suedisë, ambasadorja suedeze Elsa Hastad ka reaguar pas urimit që presidenti i vendit tonë Ilir Meta i dërgoi Mbretit Carl ...
Dhuna nuk njeh dallim gjinor. Jo vetëm gratë, por edhe burrat kërkojnë ndihmë për t’u mbrojtur nga partneret apo ish partneret.Një 35 vjeçar me profesion...
VLORË– Një 45-vjeçar me iniciale B.B., është arrestuar nga Policia pasi akuzohet për kalim të paligjshëm të kufirit.45-vjeçari është ar...
TIRANË– Mediat e huaja kanë shkruar pozitivisht për ligjin e kriptmonedhave që ka vendosur Shqipëria. Faqja e huaj “Cointelegraph” ka shkruar për vendin ...
TIRANË– Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Shëngjergji”, ku pas një hetimi disamujor ka vënë në pranga 6 persona. Hetimet kanë nis...