LIVE UPDATES
Aktualitet

Prej 21 vitesh në Londër, Ujësjellësi e nxjerr debitor qytetarin nga Kamza (VD)

16 Tetor 2019, 18:43 Nga DOSJA
Prej 21 vitesh në Londër, Ujësjellësi e nxjerr debitor

TIRANË- Emisioni investigativ “BOOM” solli denoncimin e Besim Shehut nga lagjja Bathore e Kamzës. Ai ankohet se i biri, Olsi Shehu, rezulton debitor në ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve të bashkisë Kamëz dhe në drejtorinë e taksave dhe tarifave vendore edhe pse jeton në Angli prej vitit 1998 dhe është nënshtetas anglez.

Njoftimin e ka marrë dy vjet më parë. Olsi nuk ka as shtëpi që të paguaj taksë ndërtese, as sahat uji, as kontratë me Ujësjellës-Kanalizimet që të paguaj detyrime edhe aty.

Olsi ka vetëm pasaportizimin në Kamëz, por shtëpia është në emër të z.Besim, babait të tij, i cili paguan çdo taksë apo detyrim rregullisht si taksat vendore, si detyrimet për UK Kamëz.Ai kërkon që detyrimet për Olsin të hiqen.

Denoncimi: Jam Besim Shehu, lagja nr.1 Bathore, çuni Olsi në 15 janar 1998 ka ik në Angli me shtëpi me familje.Në vitin 2011 kanë shënuar Olsin që ai nuk ka as shtëpi, as ujë as drita, asgjë. Unë për vete kam një linjë ujë, një linjë dritash dhe shtëpia është në emrin tim.Kur shoh faturistja na sillte letrat, i them zonjë pse, më tha shko te ujësjellësi. 4 mijë lekë në muaj për ndërmarrjen e ujësjellësit, duhet të paguajë Olsi.

Pyetje: Ka pas Olsi ndonjëherë ndonjë kontratë apo sahat uji në emrin e tij?

Denoncuesi: Jo.Shkova të ankohem, jo ka pas kontratë, se i vënë dhe një numër, dhe numër shtëpie, kur numër shtëpie s`ka, e kam të legalizuar në emrin tim. Më përpara kam shkuar dhe më ka thënë drejtori atje, po do hiqe djalin, çoje atje ku ka qenë, pra në Maqellarë. I kam dërguar dhe Xhelal Mziut në facebook ankesë, tha në përgjigje nuk bëhet ajo punë, me çfarë do t`i bëjmë rrugët tha, me ato lekë do i bëjmë. Njoftimi na ka ardhur para dy vjetësh që duhet të paguante Olsi këto detyrime, nuk dinim gjë. Prandaj dua, se nuk më takon kjo pagesë, të përjashtohet nga detyrimet, taksat dhe tarifat.

Gazetarja e “BOOM” takoi drejtorin e komanduar të Ujësjellës Kanalizimeve Kamëz, Gerti Deda.

Drejtori i U.K Kamëz: Unë siç ta thashë jam komanduar, ka dy muaj. Unë tani do ta verifikoj, do t`ju bëj një përgjigje me shkrim, zyrtare.

Denoncuesi: Është e drejtë kjo, çuni im nuk di Tiranën moj, ky thotë ka hap kontratë.

Gazetarja: Këtë po i kërkojmë, kopjen e kontratës, sepse duhet të ketë firmosur atje Olsi.

Drejtori i U.K Kamëz: Pikërisht më lër kohë, të nxjerr dhe unë informacionin e nevojshëm.Ne do ta verifikojmë edhe për banesën, edhe për kontratën do t`ju bëjmë një përgjgje me shkrim, që të jemi më të saktë më korrekt.

Gazetarja: Në momentin që hapet një kontratë duhet të kesh një banesë dhe një sahat minimumi, nëse hapet një kontratë me ujësjellës kanalizimet?

Drejtori i U.K Kamëz: Patjetër!

Me ndërhyrjen e nënkryetares së bashkisë, UK Kamëz u përgjigj.Kontratën e Olsit me UK Kamëz nuk e ka, por ka nisur një mandat arkëtimi, sikur e ka paguar Olsi, por që nuk ka askund firmën e tij, por vetëm të arkëtares dhe financieres së Ujësjellësit.

Olsi në Angli, nuk ka ardhur fare në 2011 kur është mbushur ky mandat jo më të ketë bërë këtë pagesë, pra gjithçka është fiktive.

Përgjigja zyrtare e UK Kamëz

“Bazuar né e-mailin e datés 03.10.2019 Nr.2042 Prot., mbi kérkesén pér informacion né lidhje me denoncimin e béré nga Z.Besim Shehu mbi kontratén me Ndérmarrjen e Ujésjellés Kanalizime Kaméz té djalit té tij Z.Olsi Shehu ju informojmé se:

Kontrata e Z.Olsi Besim Shehu, éshté hapur mé daté 09.03.2011, ku éshté béré edhe pagesa e mandatit me nr.732 né shumén 3.100 leké (sipas tarifave té asaj kohe pér pajisjen me kontraté uji).

Tarifa KUN + KUB, jané tarifa fikse pér largimin e ujérave té bardha dhe té zeza té miratuara me Vendimin e Késhillit Bashkiak.

e Pagesat qé duhet té béhen nga ana e qytetarit jané tarifa fikse pér mirémbajtje kontraté dhe rrjeti kanalizimesh.

Procedura e hapjes sé njé kontrate nga ana e UK Kaméz béhet mbi bazén e kérkesés pér lidhje nga ana e qytetarit”.

Në telefon, nënkryetarja e bashkisë së Kamzës thotë se kontratat janë hapur fiktivisht, vetëm për t`i vendosur taksat. Ajo na dha një shpresë që ky vendim i bashkisë së dikurshme do të rishikohet dhe do të bëhen patjetër ndryshimet e nevojshme.

“Rreth këtij problemi ne jemi të informuar, pasi kemi ngritur një staf për të bërë verifikimet në lidhje me kontratat e ujësjellësit , kanalizimeve dhe taksave ,për pjestarë të familjeve që janë emigrant, por që janë të ndarë, dhe kanë pashaportizimin në Bashkinë Kamëz.

Ky nuk është vetëm një problem i shtetasit Olsi Shehi, por dhe shumë qytetarëve të tjerë që vijnë dhe ankohen në Bashki.

Ne këtë e kemi gjetur të tillë, që do të thotë po bëhet verifikimi, dhe janë shumë familje, kemi ngritur një grup pune, ku po bëjmë verifikimet dhe në bazë të një vendimi të këshillit bashkiak do ta kalojmë dhe miratojmë për të gjetur zgjidhjen e këtij problemi.

Detyrimet e taksave dhe tarifave vendore , përfshin dhe një taksë për ndërtesën. Është e drejtë që një emigrant që nuk ka fare ndërtesë në shqipëri ta paguajë këtë?

Kjo normalisht nuk është e drejtë, kjo është vendosur në 2017 nga ish këshilli bashkiak edhe për këtë ne po bëjmë një verifikim, sepse është të paguash dy taksa si taksën e infrastrukturës që e paguajmë gjithmonë”.

Pyetje: Po me debinë çfarë do të ndodh se Olsi rezulton debitor nga viti 2007 -2019 për taksat vendore dhe 2012-2019 për UK Kamëz?

“Pjesa e debisë është diçka që duhet ta diskutojmë me drejtorinë e taksave si mund t`i anullojmë këto taksa, do pak punë dhe do një mënyrë zgjidhje sa më të drejtë, si për qytetarin dhe për institucionin.Është mëse normale që duhet të ndryshojë patjetër”!

Qytetari falenderoi “BOOM”, që ky problem u adresua dhe u fut në rrugën e zgjidhjes.

Marrë nga Ora News

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besim shehu kamez olsi shehu ujesjellesi besim shehu kamez olsi shehu ujesjellesi


Sondazh

Poll
Aktualitet 16 Tetor 2019, 16:45

Pas gjestit të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Berndt Borchardt, i cili pak ditë më parë u tregoi gishtin e mesit banorëve të “Astrit” teksa protestonin para ...

Aktualitet 16 Tetor 2019, 15:52

HUNGARI- Mundësinë e shtyrjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Ministria e Jashtme hungareze e ka cilësuar si katastrofike. Sekretari i Sht...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet