LIVE UPDATES
Politike

Prapaskenat/ Humbi zgjedhjet, pas grupit e kryetarëve, Basha thërret Kryesinë dhe Këshillin

10 Mars 2022, 10:08 Nga DOSJA
Prapaskenat/ Humbi zgjedhjet, pas grupit e kryetarëve, Basha thërret

Ndonëse në publik nuk u raportua asnjë aktivitet publik, lëvizjet vazhduan në selinë e Partisë Demokratike. Kryedemokrati Lulzim Basha ka takuar dje disa prej deputetëve, të cilët në mbledhjen e grupit të dy ditëve më parë, reaguan se lidershipi duhet të mbajë përgjegjësi. Në mesditën e djeshme në selinë blu, në zyrën në katin e dytë të kryedemokratit u ngjit ishnënkryetari tashmë i dorëhequr, Agron Gjekmarkaj, ndërsa nuk bëhen me dije detajet e takimit.

Por Gjekmarkaj nuk ishte i vetëm. Numri dy i PD-së u takua gjithashtu me kryedemokratin Basha, ndërsa më pas edhe me deputetë të qarkut të Elbasanit apo Korçës. Ndërkohë që sot e në ditët në vijim pritet që të ketë si takime të ngushta, por edhe me organet e PD-së. Kështu, mbledhja e radhës e kryedemokratit pritet që të bëhet me anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike. Në këtë takim pritet që të mbajnë qëndrimet e tyre në lidhje me situatën edhe nënkryetarja e Jorida Tabaku dhe sekretari Gazment Bardhi.

Po ashtu, deri më tani nuk kanë folur edhe shumë anëtarë të kryesisë së PD-së. Pas këtij hapi, takimi i radhës mund të jetë një takim mes grupit parlamentar dhe kolegjit të kryetarëve. Gazeta “Panorama” mësoi se kryetarët e degëve që ishin ditën e martë në mbledhjen që zgjati 6 orë në selinë blu kanë kërkuar që të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët me Bashën dhe deputetët.

Në takimin me Bashën ata u shprehën kritikë me ligjvënësit e djathtë, pasi sipas tyre, kanë shkëputur marrëdhënien me bazën. Ata u ankuan po ashtu se drejtuesit politikë që u deleguan në bashkitë nuk punuan për kandidatët. Kështu, Ferdinand Saraçi, kandidati i PD-së në Rrogozhinë, që doli forcë e dytë, u shpreh se vetëm deputeti Dashnor Sula i kishte qëndruar në krah, ndërsa shfaqi rezerva për drejtuesen politike Grida Duma. Ndërkohë, kandidati i Durrësit nuk ishte në mbledhje me Bashën, por ai kishte çuar drejtuesin e tij të fushatës, që gjithashtu shprehu pakënaqësi për deputetët që ishin deleguar për të punuar në fushatë. Ndërkohë, në një moment të dytë mund të jetë edhe takimi me Këshillin Kombëtar të PD-së.

ANALIZA

Më datën 7 mars kryedemokrati Lulzim Basha, në një prononcim për mediat, u shpreh se PD do të bëjë një analizë për humbjen e zgjedhjeve të 6 marsit dhe, mbi bazën e analizës, do të marrë vendimet përkatëse.

“Nuk është koha as për t’u ikur përgjegjësive, por as për të bërë sikur jetojmë me një planet tjetër. Jetojmë me një Shqipëri ku janë asgjësuar zgjedhjet me 25 prill dhe, në këto kushte, me një krizë të brendshme të Partisë Demokratike provokuar nga ngjarjet që ju i dini fare mirë, Partia Demokratike është vendosur në një sulm të shumëfishtë për nevoja personale dhe jo për nevoja të qytetarëve. Cila është përgjigjja jonë? Përgjigja jonë është një reformë edhe më e thellë, përshpejtimi i hapave që kemi nisur.

Ju e dini fare mirë se në dhjetor kuvendi i Partisë Demokratike ka vendosur të krijojë dhe instrumente, meqë folëm edhe për procedura, instrumente që edhe ata që s’janë anëtarë të Partisë Demokratike, të kenë mundësi të jenë pjesë e vendimmarrjes së Partisë Demokratike dhe, në këtë mënyrë, duke hapur hapësira për mendimin e lirë, qoftë anëtarësisë së Partisë Demokratike, qoftë edhe qytetarëve, t’u ofrojmë njerëzve shpresën, një platformë, një vizion për ta nxjerr vendin nga kjo krizë,”- tha Basha.

Marrë nga Panorama

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike levizja kunder bashes ne pd lulzim basha levizja kunder bashes ne pd lulzim basha

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet