LIVE UPDATES
Aktualitet

Praktika e dyerve të mbyllura në KLP ‘cenon rëndë transparencën’

17 Nëntor 2021, 19:20 Nga DOSJA
Praktika e dyerve të mbyllura në KLP ‘cenon rëndë

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë njoftoi të martën se mbledhja plenare e radhës do të zhvillohej online, përmes platformës Zoom. Por në njoftim përcaktohet se janë të ftuar vetëm përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë si dhe programet EURALIUS dhe OPDAT.

Prej shkurtit të vitit 2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vijon t’i zhvillojë mbledhjet plenare me dyer të mbyllura për mediat dhe publikun, në kundërshtim me nenin 23 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Pyetjes së BIRN se si do të mundësohej për gazetarët ndjekja e mbledhjes plenare, këshilltarja për mediet, Carmen Gjani u përgjigj se KLP vendosi që mbledhja të zhvillohej sipas mënyrës së përcaktuar prej vitit 2019. Gjani shtoi se njoftimi zyrtar do të publikohej menjëherë pas mbledhjes dhe regjistrimi audio do të gjendet në faqen zyrtare të Këshillit brenda 24 orësh.

Në njoftimin e publikuar pas mbledhjes plenare të mërkurën, KLP informoi vendimin për pranimin e kërkesës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD për dhënien e masës disiplinore “vërejtje publike” ndaj prokurores së Korçës, Odeta Todurushi. KLP nuk informoi arsyen e masës disiplinore dhe as qëndrimin e prokurores në seancë.

Vendimi i 22 shkurtit 2019 i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për mbylljen e dyerve për mediat dhe publikun u justifikua nga kryetari Gent Ibrahimi me ruajtjen e privatësisë së të dhënave të subjekteve. Por kjo praktikë bie ndesh me të drejtën për informim, ndërsa Kushtetuta e Shqipërisë në nenin 23 të saj i jep të drejtë kujtdo që të ndjekë mbledhjet e organeve të zgjedhura kolektive. Transparenca konsiderohet gjithashtu parësore në praktikat më të mira ndërkombëtare, të cilat rekomandojnë seanca të hapura për procedimet disiplinore të zyrtarëve të drejtësisë, me përjashtim të rasteve kur këto subjekte kërkojnë të kundërtën.

Gazetarja e News 24, Klodiana Lala e cilësoi të papranueshme mbylljen e dyerve për mediet dhe publikun nga institucionet e krijuara në kuadër të reformës së drejtësisë, ku një prej shtyllave kryesore është përcaktuar transparenca.

“Institucionet e drejtësisë janë duke përdorur pandeminë për të mbajtur larg gazetarët, duke dëmtuar rëndë interesin e qytetarëve për t’u informuar. Me këto qëndrime, institucionet e reja të drejtësisë po cënojnë rëndë transparencën. Kur mbledhjet plenare kryhen me dyer të mbyllura, gatuhen ‘gjellë të prishura’, tha Lala për BIRN.

Të krijuara në fillim të dhjetorit 2018, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor funksionojnë sipas të njëjtit ligj, por kanë ndjekur deri më tani praktika të ndryshme. KLP zhvilloi fillimisht mbledhje të hapura për median, ndërsa prej shkurtit 2019 vijon me publikimin e pjesshëm të regjistrimeve audio deri në 24 orë pas mbledhjes plenare.

Në nisje të aktivitetit të tij, Këshilli i Lartë Gjyqësor i zhvilloi mbledhjet me dyer të mbyllura dhe publikoi në faqen e vet online vetëm procesverbalet e diskutimeve. Aktualisht, nisur dhe nga masat e marra në kuadër të situatës së krijuar nga COVID-19, KLGJ zhvillon mbledhjet online duke u dhënë mundësinë përfaqësuesve të mediave t’i ndjekin mbledhjet plenare. Por një pjesë e mirë e diskutimeve, edhe për çështje që kanë si objekt shqyrtimi zyrtarët publikë, janë zhvilluar me dyer të mbyllura.

Marrë nga Reporter

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet klgj klodiana lala klp klgj klodiana lala klp

Sondazh

Poll
Aktualitet 17 Nëntor 2021, 18:26

Zjarri te Fresku, të lënduar lehtë tre persona

TIRANË- Nga zjarri në katin e dytë të një pallati në zonën e njohur si ‘Fresku’ në Tiranë janë lënduar lehtë tre persona. Mësohet se tre të lën...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet