Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
FIER- 7 persona janë arrestuar dhe 6 të tjerë janë proceduar penalisht ditën e sotme në vend. Policia bënë me dije se në Fier është arrestuar 1 person dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, pasi janë kapur me 8 doza kokaine. Në Mallakastër është arrestuar një person, pasi është kapur duke kultivuar lëndë narkotike. Në Vlorë është arrestuar një 23-vjeçare e shpallur në kërkim nga Gjykata e Elbasanit për mashtrim. Në Patos gjithashtu janë arrestuar 2 persona dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 persona të tjerë për dhunë në familje si dhe shkatërrim i pronës. Në Divjakë gjithashtu është arrestuar në flagrancë një person, pasi është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 28 vjeç, banues në Librazhd, si edhe proceduan penalisht shtetasit N. M., 33 vjeç, M. O., 33 vjeç, F. M., 30 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut dhe R. B., 20 vjeç, banues në Lezhë.
Këta shtetas u kapën nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, duke udhëtuar me automjetin tip “BMW” që drejtohej nga shtetasi F. M. Gjatë kontrollit personal, shtetasit B. H. iu gjetën 8 doza me lëndë narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
**
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasi P. Y., 59 vjeç, banues në fshatin Lapulecë, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit të territorit, në tokën pranë banesës së tij u gjetën të kultivuar fidanë cannabis sativa.
**
Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë u bë kapja e shtetases së shpallur në kërkim K. Xh., 23 vjeçe, banuese në Divjakë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Mashtrimi”.
23-vjeçarja iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
**
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës” shtetasin E. J., 41 vjeç, dhe për veprën penale “Dhunë në familje” shtetasin A. J., 45 vjeç, si edhe u proceduan penalisht shtetasit J. J., 19 vjeç dhe I. J., 17 vjeç, pasi për motive pronësie, në fshatin Gjinoqar, Patos, janë konfliktuar dhe janë goditur me grushte me njëri tjetrin, si dhe shtetasi E. J. ka dëmtuar pjesërisht mjetin tip “Golf” në pronësi të shtetasit J. J.
Po nga këto struktura u bë ndalimi i shtetasit A. Sh., 54 vjeç, banues në Cakran, Fier, pasi ka dhunuar fizikisht në banesë në prani të fëmijës së mitur, bashkëshorten e tij, shtetasen V. Sh., 48 vjeçe.
**
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 57 vjeç, banues në Divjakë, pasi është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Shoqata e bizneseve në Shqipëri i ka dërguar letër Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve që të shtyhet ora policore. Përmes...
DURRËS– Në kuadër të operacionit të koduar “Shkëmbi i Kavajës” u arrestua në flagrancë Aleksandër Mehmetaj, i shpallur në kërkim për disa vepra penale dhe ...
LEZHË– Katër persona kanë rënë në pranga në Lezhë. Operacioni policor i koduar “Skënderbeg” vuri në pranga katër personat të cilët janë akuzuar për goditje...
TIRANË– Banorët e kryeqytetit në rrugën Ali Kuka kanë denoncuar për ‘Faxnews’ një problematikë që kanë hasur ditët e fundit. Sipas tyre p...
BERAT– Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit, pasi kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij kanabis. Gjatë kontrollit të kryer në banes...
DIBËR– Policia e Dibrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër kanë finalizuar operacionin ‘Inspektoriati’. Një kryeinspektor dhe 3 inspekt...
TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe kryesore lajmin në lidhje me përmbytjet që kanë prekur Gjerm...
TIRANË– Sipas MeteoAlb vendi ynë në pjesën e parë të ditës së sotme do të jetë me kthjellime, në pjesën më të madhe të territorit dhe kalime të lehta...
SHKOZET– Ura në Shkozet ka pësuar çarje në të gjitha anët e saj. Këtë e kanë denoncuar qytetarët në ‘JOQ’, teksa kanë ndarë dhe pamje të gjendjes aktuale...
ITALI– Një nënoficer i xhandarmërisë italine përfundoi në pranga dje pasdite, pasi akuzohej për përdorim droge. Tregtari i tij i drogës, një 42-vjeç...