LIVE UPDATES
Bota

Pompeo nis turin diplomatik në Europë, menjanon Gjermaninë

10 Gusht 2020, 06:28 Nga DOSJA
Pompeo nis turin diplomatik në Europë, menjanon Gjermaninë

EUROPË- Mund të bëhesh vërtet sentimental dhe historia e mëposhtme tingëllon sikur ka ndodhur në një kohë shumë të largët: Si reporter i ri kam qenë në vitin 1994 aty, kur presidenti amerikan, Bill Cliton qëndronte para Portës së Brandenburgut i rrethuar nga mijëra berlinezë të entuziazmuar. “Gjithçka është e mundur, Berlini është i lirë”, iu drejtua Clinton njerëzve. Atëkohë i shkonte Gjermanisë dhe Berlinit ky mentalitet amerikan i orientuar gjithmonë përpara. Amerika e kishte bashkë-mundësuar bashkimin gjerman, Amerika na mësoi demokracinë, fillimisht vetëm për perëndimin gjerman, tani për të gjithë Gjermaninë.

Pompeo jo në Berlin, Maas shkon në Moskë

Javën e ardhshme ministri i Jashtëm amerikan, Mike Pompeo vjen në Europë. Ai viziton Poloninë, Austrinë, Çekinë dhe Slloveninë. Të gjithë miq të mëdhenj të SHBA, ka bërë të ditur Pompeo që më parë. Gjermaninë nuk e përmendi me asnjë fjalë. Në vend të kësaj, tre senatorë amerikanë e kërcënojnë portin e Sasnitcit në verilindje të Gjermaninë në Balltik me sanksione « shkatërruese », për shkak të pjesëmarrjes në projektin e gazsjellësit, Nord Stream 2, ku amerikanët, duket se janë fiksuar plotësisht. E pikërisht në kohën, kur Pompeo e anashkalon Berlinin në vizitën e tij në Europë, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas shkon në Moskë. Pikërisht në Moskë. Në vizitën e dytë të rëndësishme pas kufizimeve të Coronës, vetëm në Izrael ka qenë ai më parë. Një vizitë në Uashington nuk e përmend kush. Për të ardhur keq!

Asgjë nuk po ecën si duhet në marrëdhënien transatlantike. Dihet prej kohësh që me presidentin kaotik dhe gjithmonë të zemëruar, Donald Trump nuk arrihet një përputhje. Qeveria gjermane prandaj u përpoq për kontakte në nivelet e ulta, u përqëndrua aty për të mbajtur pak a shumë fijet të mos këputen, për kohën më pas. Por ka kohë që edhe gjermanët e kanë kuptuar, se asgjë nuk do të jetë më si më parë, si në vitin 1994, apo edhe më pas, si në vitin 1963, kur John F. Kennedy në Berlin u festua si shpëtimtar.

Me sy tjetër 

Në pikat aktuale të grindjes, bëhet fjalë për kontributin gjerman të mbrojtjes, i cili për amerikanët është shumë i vogël. Bëhet fjalë për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania, disa thonë, një akt hakmarrjeje I Trumpit, që nuk ndjehet i vlerësuar si duhet nga kancelarja Merkel. Bëhet fjalë për gazsjellësin, siç e përmendëm nga Rusia në Gjermani. Por vetëm në dukje.

Në thelb bëhet fjalë për ndryshimin e vështrimit që gjermanët kanë pasur ndaj Amerikës dhe amerikanët ndaj Gjermanisë: Vendi i mundësive të pakufizuara, vendi që dikur ishte simbol i “hegjemonit mirëdashës” që mbështeste sigurinë tonë, ka ndryshuar këndvështrimin dhe është kthyer nga vetja. Ose në drejtim të Paqësorit. Dhe ne, gjermanët, shohim të neveritur dhunën e policisë në SHBA, të fiksuarit e pandryshueshëm ndaj armëve, dhe viktimat me mijëra, shohim dallimet e mëdha sociale, një president megaloman në twitter, një shoqëri të polarizuar.

Shoqëritë përçahen

Ne duhet të shohim më mirë nga vetja. Ajo që po ndodh në Amerikë aktualisht, mohimi i rrezikut të pandemisë, racizmi, frontet politikë të ashpëruar, -asgjë nga këto nuk është pozitive. Por edhe tek ne shoqëria po përçahet gjithnjë e më shumë, populistët bërtasin, dhe përkrahësit e teorive konspirative vijnë vërdallë. Dhe nëse Amerikan e humb bërthamën demokratike, Europa dhe Gjermania mbeten të vetmuar në qendër të asaj, që përcaktohej dikur si „bashkësi vlerash perëndimore”. Këtë zor se e mbrojmë dot vetëm ne. E nuk është se në Europë të gjithë ndiqnin pa asnjë rezervë idealin e vjetër amerikan.

Por unë nuk dua ta humb shpresën. Ajo është ende gjallë në SHBA dhe Gjermani: Shumica e qartë, që si gjithmonë hesht, mendon, se demokracia është një vlerë në vetvete dhe akoma një nga format më të mira shoqërore, megjithë problemet. Kjo shumicë mendon, se Amerika dhe Gjermania kanë vlera të përbashkëta dhe do duhet që t’i përfaqësojnë së bashku. Edhe pse për momentin nuk duket kështu.

Se sa shpejt e përbashkëta del në sipërfaqe, kjo u bë e qartë pas viteve të rënda nën George W. Bushin dhe kur senatori i ri, Barack Obama foli para përmendores së triumfit në Berlin para 200.000 gjermanëve. Të gjithë plot shpresë, sepse e ndjenin, që ky njeri do të zgjidhej president. E kjo nuk ka ndodhur në një kohë të largët, 12 vite më parë. Mos e humbni kurajon, Amerikë dhe Gjermani!

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjermania jens thurau mike pompeo gjermania jens thurau mike pompeo

Sondazh

Poll
Bota 9 Gusht 2020, 18:54

Twitter shpreh interes për blerjen e TikTok-ut

SHBA-Burimet thanë të shtunën se ka pak mundësi që “Twitter-i” të jetë në gjendje ta mundë kompaninë “Microsoft Corp” duke mbyllur një marrëveshje brenda 45 dit...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet