LIVE UPDATES
Politike

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Berisha: Rama vodhi me Klodian Zoton milionat e parashikuara për landfillin e plehrave

Ai tha se Vlora, Durrësi dhe  i gjithë bregu në Shqipëri, ujërat e zeza i derdhin në det sepse, sipas tij nuk paguhet energjinë për impiantet e përpunimit të tyre. 

26 Korrik 2024, 20:32 Nga r.ll
Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Berisha: Rama vodhi me
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme në fjalimin e tij ka folur lidhur me zjarrin në fushën e mbetjeve në Vlorë, që është aktiv që paraditen e djeshme.

Berisha tha se kryeministri Edi Rama pas inceneratorëve i dha Klodian Zotos landfillin e Vlorës me 20 milionë euro.

Ai tha se Vlora, Durrësi dhe  i gjithë bregu në Shqipëri, ujërat e zeza i derdhin në det sepse, sipas tij nuk paguhet energjinë për impiantet e përpunimit të tyre. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Edi Rama, pasi firmosi për të tre inceneratorët, njëri prej të cilëve nuk ka as themele, dy të tjerë nuk punojnë, vendosi të shtrijë kthetrat e tij të zeza edhe në landfillin e ri të Vlorës dhe ia vari strajcën në qafë Klodian Zotos. Sepse me Klodianin ai vodhi me Erion Veliajn 136 milionë euro të djegësit të Tiranës. Vodhi 40 milionë euro të djegësit të Fierit që nuk funksionon. Vodhi 28 milionë euro të llamarinës së Elbasanit që nuk funksionon.

Po nuk kishte për Edi Ramën emër më të dashur, më të besuar për të vjedhur se sa Klodian Zoton dhe i dha atij landfillin e Vlorës me 20 milionë euro. Miqtë e mi, së bashku kemi denoncuar me dhjetëra e qindra herë shndërrimin e pasurive publike, shndërrimin e pasurive natyrore në mallkim për qytetarët shqiptarë. Të ndërtosh tunelin e Llogarasë 180 milionë euro për një zonë e cila në 9 muaj të vitit nuk ka as 3 mijë banorë nga Palasa në Himarë dhe në kulmin e sezonit turistik, sipas shtretërve, arrin maksimumin në 12 deri në 15 mijë banorë për një periudhë dymujore, do të thotë të investosh për një banor 60 mijë banorë.

Do të thotë të investosh për një shtrat turistik 45 mijë euro. Do të thotë të investosh për banorë e turistë të marrë bashkë në dy muaj 15 mijë euro. Miqtë e mi, kjo është një vepër ndër më kriminalet, të cilën nuk do ta ndërmerrte kush. Një njeri që i thotë ekonomisë, ekonomi. Një njeri që e di se nuk investohen kurrë në infrastrukturë 60 mijë euro për banor se nuk mund të investohen kurrë për turizëm 45 mijë euro për shtrat turistik. Po e gjitha kjo bëhet vetëm e vetëm për të vjedhur, për të vjedhur dhe për të vjedhur.

Dokumentet tregojnë se në tenderime u vodhën së paku 40 milionë euro. Po Vlora nuk ka landfillin e plehrave. Por Vlora, Durrësi dhe i gjithë bregu në Shqipëri, ujërat e zeza i derdhin në det sepse nuk paguajnë energjinë për impiantet e përpunimit të tyre. Ndaj dhe turizmi i Shqipërisë është turizmi i një vendi me 400 kilometra breg dhe asnjë flamur blu nga Buna te Kepi i Stillës. Sepse nuk lejon vjedhja, nuk lejon korrupsioni.

sali berisha edi rama klodian zoto

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet