LIVE UPDATES
Politike

Bylykbashi: Kush flet për sistemin e 2008-tës, flet broçkulla, ka vdekur në 2020 me votat e atyre që flasin sot

Ashtu si Bardhi edhe fjala e tij ishte përgjigje ndaj kritikëve të dakordësimit të PS dhe PD.

26 Korrik 2024, 17:39 Nga r.ll
Bylykbashi: Kush flet për sistemin e 2008-tës, flet broçkulla,
oerd bylykbashi

TIRANË- Gjatë diksutimeve për ndryshimet e Kodit Zgjedhor ka mbajtur fjalën e tij edhe nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi. Ashtu si Bardhi edhe fjala e tij ishte përgjigje ndaj kritikëve të dakordësimit të PS dhe PD.

Bylykbashi theksoi se "kush flet sot për sistemin zgjedhor të 2008, flet broçkulla se ka vdekur në vitin 2020 dhe është me votat e atyre që flasin sot këtu me paturpërsinë".

Bylykbashi: Kjo është seancë shumë e rëndësishme, është një nga ligjet më të rëndësishme që kalon në Parlamentin e Shqipërisë. Parlamenti i Shqipërisë dështoi që të bënte reformën zgjedhore, reforma zgjedhore nuk ndodhi. Mazhoranca socialiste për gati më shumë se dy vjet bllokoi reformën zgjedhore me vetëmohim, e bllokoi duke e mbajtur peng komisionin e reformës zgjedhore, duke përdorur persona që nuk përfaqësonin forcën politike të mandatuar nga opozita dhe mbas dy vjetësh dështoi më pas çdo përpjekje të fundit për të arritur në një reformë zgjedhore, në dy shtylla kryesore, rekomandimet e ODIHR dhe zbatimin e marrëveshjes politike atë të 5 qershorit 2020, e dakordësuar me konsensus, e firmosur në parlament nga PS dhe PD, e përshëndetur nga sekretari i shtetit i SHBA i cili kërkoi kodifikimin e asaj marrëveshje, e përshëndetur nga Bashkimi Europia dhe kancelari të tjera, u thye marrëveshja brenda 1 muaji, çfarë thoshte marrëveshja, nuk ndryshohet sistemi zgjedhor, çfarë kërkoi sekretari i shtetit kërkoi kodifikimin e kësaj marrëveshje por Edi Rama e theu. Çfarë bëri që e theu.

Hoqi koalicionin, që të gjithë e dimë se çfarë vlere kishte, është koalicioni mekanizmi që është garatantuar rotacioni politik rregullisht në Shqipëri, në vitin 2005 erdhi opozita në pushtet, në vitin 2013 erdhi opozita në pushtet. Edi Rama e dinte shumë mirë se ai ishte koalicioni që garantonte ikjen e tij nga pushteti në vitin 2021. Unë sot dëgjova në këtë sallë të flasin ata që brohoritën, kërkuan dhe ekzekutuan mandatet e opozitës në vitin 2019. Mos të kishte ndodhur ai veprim i përçudnuar politik, sot ky debat në këtë parlament nuk do të ndodhte sepse nuk do të guxonte Edi Rama të përdorte atë që ndodhi më pas, të përdorte ata që erdhën më pas në parlament për të ndryshuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor dhe t’i grabiste fitoren opozitës në 2021. Nqs nuk do të kishte ndodhur 2019-ta, kur u dogjën mandatet dhe nuk u hy në zgjedhje, sot ky debat nuk ndodhte sepse do të vazhdohej me rregullat që garantonin rotacioni politik, nuk do të kishim as ndryshim të Kushtetutës dhe as sistemin zgjedhor të vitit 2020.

Kush flet sot për sistemin zgjedhor të 2008, flet broçkulla se ka vdekur në vitin 2020 dhe është me votat e atyre që flasin sot këtu me paturpërsinë. Këtu flet një person i cili mbylli çdo lloj, dhe nuk flas për Edi Ramën, për atë lider të opozitës që mbylli çdo lloj gare demokratike në PD, duhet ta përzenin demokratët që të ndodhte garë dhe të votohej brenda për brenda. Këtu demokracia brenda partive politike është në gramat e fundit, por përpiqemi ne në opoiztë të fusim primaret, votimet por nga ana tjetër goditet opozita, arrestohet lideri i saj, i mbahet peng vula, i hiqet mundësia të ketë komisioner financim të garojë me emrin e saj nga ana tjetër mazhoranca vdekje totale.

oerd bylykbashi seance plenare 26 korrik 2024

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet