LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet për kryetarin e PD-së së vulës, VOA: Pritet të konfirmohet Basha, partia është përçarë thellë

Dalja në publik, pas një mungese të gjatë, e ish kryetarit demokrat Lulzim Basha, më 24 maj, në një takim me të rinjtë në Tiranë dhe paralajmërimi i një turi bashkëbisedimi nëpër Shqipëri, u lexua si preludi i rikthimit të tij në krye të Partisë Demokratike zyrtare.

28 Korrik 2023, 22:34 Nga I.A
Zgjedhjet për kryetarin e PD-së së vulës, VOA: Pritet
Lulzim Basha

TIRANË- Në Shqipëri, Partia Demokratike zyrtare do të mbajë nesër zgjedhjet për kryetarin e saj, ku në garë është ish drejtuesi i dorëhequr një vit më parë Lulzim Basha dhe Gjergji Hani, ish i përndjekur politik, pa ndonjë funksion të mëparshëm në ndonjë strukturë të PD. Rezultati, qartazi pritet të konfirmojë zotin Basha, por procesi ka çuar në një çarje të thellë në gjirin e atyre demokratëve të cilët deri më tani, ishin rreshtuar kundër grupimit të udhëhequr nga ish kryeministrit Sali Berisha.

Dalja në publik, pas një mungese të gjatë, e ish kryetarit demokrat Lulzim Basha, më 24 maj, në një takim me të rinjtë në Tiranë dhe paralajmërimi i një turi bashkëbisedimi nëpër Shqipëri, u lexua si preludi i rikthimit të tij në krye të Partisë Demokratike zyrtare. E sfilitur më së shumti nga përplasjet e gjata me grupimin e drejtuar nga ish kryeministri Sali Berisha, se sa me socialistët në pushtet, përballja me të cilët rezultoi dërrmuese në zgjedhjet vendore të 14 majit, kjo forcë politike ndodhej në momentet e një paqartësie edhe më të madhe, pas dorëheqjes së zotit Enkelejd Alibeaj, i cili kishte mbajtur drejtimin e saj.

Në takimet e tij, i shfaqur me një paraqitje te re, sportive, thuajse gjithnjë me një bluzë "alla Zelensky", zoti Basha foli për atë që e cilësoi si platformë ndryshimi, ndonëse pjesa dërrmuese e tezave të tij, nuk ishin aspak të reja: “Të hapim garën politike. Pra listat e hapura dhe e dyta vetting i politikanëve. Asnjë kryeministër që nuk mund t’I realizojë objektivat e veta për dy mandate, nuk mund t’i bëjë me një të tretë. Përkundrazi, gjërat shkojnë duke u degraduar dhe shembullin e keni përpara syve”

Këto teza shoqëruan dhe më pas fushatën e tij për të rimarrë e Partinë Demokratike, ndërsa përballlë pati zotin Gjergj Hani, ish i përndjekur dhe një emër që daljen e parë publike e pati dy vjet më parë, kur u paraqit lëvizja e zotit Fatbardh Kadilli “Iniciativa demokratike”, një përpjekje për një fraksion brenda partisë Demokratike. Zoti Hani shpjegoi se kandidonte “që nesër të mos kenë mundësi të thonë, as zoti Basha, as demokratët, se ne zgjodhëm zotin Basha se nuk kishim alternativë tjetër. Jo, ka një alternativë”.

Pas disa daljeve televizive askush nuk e ka të qartë se si u organizua fushata e tij, ndërkohë që dhe zoti Basha, i qëndroi disi larg publicitetit. Por nëse rruga për rikthimin e tij mbeti e hapur, procesi në vetvete provokoi një përçarje të re në gjirin e atyre që i mbetën besnikë Partisë Demokratike zyrtare.

Që në fillim u shfaqën hapur dy rryma, njëra e mbështetur në dukje nga pjesa më e madhe e grupit të deputetëve, për një proces të shtrirë në kohë e që do duhet të niste me riorganizimin e bazës, dhe pjesa tjetër, shumica e kryesisë, që këmbënguli për mbajtjen e shpejtë të zgjedhjeve.

Mbledhja e kryesisë e zhvilluar për orë të tëra gjatë natës së 6 qershorit deri në orët e para të mëngjesit të së nesërmes, prodhoi tensione të forta brenda dhe jashtë zyrave. Pas vendimit për të mbajtur zgjedhjet më 29 korrik, nënkryetarja Jorida Tabaku dha dorëheqjen nga ky pozicion, ndërsa kryetari i grupit parlamentar Gazmend Bardhi, dikur krahu i djathtë i zotit Basha u shfaq kategorikisht kundër.

Mes palëve nisi një betejë ky hynë në lojë statuti dhe rregulloret, për të cilat palët akuzonin njëra tjetrën se po i shkelin ato. Me 18 korrik kryesia vendosi që administrimi i vulës së partisë t’i hiqet zotit Bardhi, i cili gjithnjë e më shumë po shihej prej shumicës së saj, si personi, që mendohet të ketë bërë një pakt të heshtur me zotin Berisha. Pak ditë më pas zoti Bardhi njofton thirrjen e mbledhjes së Këshillit Kombëtar për në datë 27 korrik.

Ky akt u konsiderua si shkelje nga Komisioni i Etikës në Partinë Demokratike, duke e quajtur të pavlefshme thirrjen e Këshillit. Kundërpërgjigja e zoti Bardhi, pas organizimit të mbledhjes së Këshillit online, ishte shpërfillëse, dhe pas mbkedhjes së Këshillit e cila u zhvillua online, ai deklaroi “anullimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të PD, të njoftuar për më datën 29 korrik. Pezullimin e veprimtarisë statutore të kryesisë së PD, deri në verifikimin e rregullshmërisë statutore të përbërjes së saj”.

Me të njejtën monedhë reagoi pala tjetër. “I urojmë zotit Bardhi suksese, për krijimin e parë të partisë dixhitale në vend. Eshtë një hap inovativ që duhet përshëndetur. PD nga ana e saj do të vijojë normalist procesin e reformimit dhe të zgjedhjes së kryetarit të saj më 29 korrik”, deklaroi zoti Indrit Sefa, sekretar për Çështjet ligjore në PD.

Prej ditës së nesërme zoti Basha pritet të quhet sërish kryetar i Partisë Demokratike, por këtë herë ai gjen një forcë politike shumë më të vogël, me vetëm 25 mijë anëtarë të rregjistruar për të marrë pjesë në votim, e për më tepër me një grup parlamentar të ndarë në copa, mes atyre që janë në krah të zotit Berisha, të tjerëve që e kundërshtuan rikthimin e tij, dhe ata që e mbështesin, por që me gjasë nuk do të jenë më shumicë përballë grupimeve demokrate në sallë.

Marrë nga VOA

zgjedhjet e reja ne pd

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet