Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Politike
Zgjedhjet parlamentare/ KQZ urdhëron numërimin fillestar të votave të panumëruara në dy QV, të Durrësit dhe Elbasanit
Në njoftimin e KQZ-së thuhet se procesi i numërimit do të kryhet më datë 20.05.2025, ora 12:00, në ambientet e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve.
19 Maj 2025, 21:03Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar numërimin fillestar të votave të panumëruara për qendrat e votimit nr. 1352/01, KZAZ nr. 21, qarku Durrës dhe nr. 2777/00, KZAZ nr. 54, qarku Elbasan. Në njoftimin e KQZ-së thuhet se procesi i numërimit do të kryhet më datë 20.05.2025, ora 12:00, në ambientet e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve. Gjithashtu bëhet me dije se rezultatet e këtyre qendrave të votimit do të përfshihen në Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit të Zonës Zgjedhore.
Njoftimi:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) urdhëron numërimin fillestar të votave të panumëruara për qendrat e votimit nr. 1352/01, KZAZ nr. 21, qarku Durrës dhe nr. 2777/00, KZAZ nr. 54, qarku Elbasan. Procesi i numërimit do të kryhet më datë 20.05.2025, ora 12:00, në ambientet e KQZ-së. Rezultatet e këtyre qendrave të votimit do të përfshihen në Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit të Zonës Zgjedhore perkatese.