26 Maj 2023, 15:38
Nga m.s
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka apeluar ndaj qeverisë që të shkrijë Bordin e Karburanteve. Me anë të një shënimi në rrjetin social Facebook, ajo shprehet se Bordi vijon avazin e vjetër, duke vendosur çmime në kurriz të shqiptarëve për naftën.
Tabaku i mëshon faktit se Qeveria duhet të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese! Ajo sqaron më tej se Gjykata Kushtetuse flet qartë, kur jemi përballë një situate që nuk është më emergjente dhe kur çmimet e naftës dhe gazit në tregun ndërkombëtar janë stabilizuar.
Deputetja thotë se vendimi i Gjykatës është në mbrojtje të xhepave të shqiptarëve, që paguajnë më shtrenjtë naftën. Thirrja e saj është ndaj qeverisë që të veprojë menjëherë. Ajo nënvizon se kjo nuk ndodh, pasi qeveria është ortake në çmimet e larta që vendos Bordi. Kërkesa e saj publike është ndaj Parlamentit, që të mblidhet për të kërkuar pezullimin e aktivitetit të këtij Bordi.
Ja se çfarë shkruan Jorida Tabaku
Qeveria duhet të zbatojë vendimet e Gjykates Kushtetuese!
Gjykata kushtetuese ka vendosur që Bordi i Ushqimeve dhe Bordi i Karburanteve perveçse antikushtetuese i kanë kryer funksionet e tyre në kohë!
Në shkelje të plotë të konkurencës, me një rast të pashembullt në botë, bizneset e mëdha u ulën në tryezë me qeverinë e përcaktuan çmimet në dëm të xhepit të qytetarëve! Nga kjo shkelje e kushtetutës të paktën 600 mln Euro u paguan shtesë nga qytetarët në arkën e bizneseve që uleshin në tavolinë për të vendosur çmimin.
Bordi i Ushqimeve ndonëse ligjërisht ende i pashkrirë de facto nuk po mblidhet më. Ndërkohë që Bordi i Karburanteve vazhdon avazin e vjetër duke vendosur çmime në kurriz të shqiptarëve për naftën.
E gjitha kjo kur ka një vendim të GJK që flet qartë, kur jemi përballë një situate që nuk është më emergjente dhe kur çmimet e naftës dhe gazit në tregun ndërkombëtar janë stabilizuar!
Vendimi i GJK është i qartë dhe në mbrojtje të xhepave të shqitparëve që paguajnë më shtrenjtë naftën prandaj nuk ka asnjë arsye logjike dhe ligjore që bordi oligarkëve të jetë në fuqi. I takon qeverisë që të veprojë, por e kuptoj dhe hezitimin e saj pasi është ortake në çmimet e larta që vendos bordi. Prandaj i bëj thirrje dhe parlamentit që të mblidhet për të kërkuar pezullimin e aktivitetit të këtij bordi.
Jam e bindur që ka shumë prej kolegëve socialistë që mund të ndajmë shumë mendime të ndryshme por puqemi pikërisht në çmendurinë e këtij bordi sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Detyra e Parlamentit! Detyra e çdo deputeti është të mbrojë interesin e shqiptarëve, pasi ata janë zgjedhësit tanë dhe jo një klub oligarkësh që u vendos atyre çmimin e lartë të naftës duke ua shtrenjtuar jetën më shumë se sa inflacioni socialist!
jorida tabaku bordi i karburanteve
Politike
26 Maj 2023, 14:55
I.A
Fatmir Xhafaj
TIRANË- Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka deklaruar se SPAK është në rrugën e duhur për të përmbush...
Politike
26 Maj 2023, 14:55
A.B
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri shqiptar Edi Rama do të nisë javën e ardhshme një tur diplomatik në mbështetje të kon...
Politike
26 Maj 2023, 13:15
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti demokrat Gazment Bardhi i ka kërkuar kryeporkurorit të SPAK Altin Dumanit që të jap shembull ...
Politike
26 Maj 2023, 13:12
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kryeprokurori i SPAK Altin Dumani ka deklaruar se presione nga politika ka shumë. Gjatë mbledhjes së Komision...
Politike
26 Maj 2023, 13:00
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se në vend do ketë edhe protesta të vazhdueshme, por pë...
Politike
26 Maj 2023, 12:42
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se zarfi ishte simboli i blerjes së zgjedhjeve. Gjat&eum...
Politike
26 Maj 2023, 12:32
I.A
KAS
TIRANË- Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar rinumërim të votave në 2 KZAZ të Lezhës. ...
Politike
26 Maj 2023, 12:29
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kryeprokurori i SPAK Altin Dumani është pyetur në lidhje me hetimin e gjyqtarëve e prokurorëve...
Politike
26 Maj 2023, 12:28
I.A
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se farsa elektorale e 14 Majit kishte specifika të papara në histori. Gjatë ...
Politike
26 Maj 2023, 12:22
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli, duke thënë ...