Përshkallëzohet situata në Lindjen e Mesme/ SHBA vijon bombardimet, Irani përgjigjet me sulme në shtetet e Gjirit
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Atentati në Sarandë/ Si u organizua sulmi ndaj 50-vjeçarit, dyshimet për arratisjen me skaf 18 Korrik, 10:00 ...
• Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se 209 mijë emigrantë nuk kanë dokumente të vlefshme identifikimi për zgjedhjet e 11 majit. • Celibashi ka theksuar se aktualisht janë mbi 42 mijë aplikime emigrantësh që janë regjistruar për të votuar. • Po ashtu Celibashi ka kërkuar që qeveria të zgjasë afatin e dokumenteve të skaduara për emigrantët. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë tre propozime për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. • Ilirjan Celibashi ka theksuar se KQZ-ja ka propozuar të bëjë prokurimin për vajtje-ardhje të fletës së votimit në diasporë. • Një tjetër propozim i KQZ-së është rishikimi i afateve për fletën e votimit, ku të afrohet më 10 ditë regjistrimi i kandidatëve. • Ndërkohë që propozimi i fundit është për vlerësimin e fletës së votimit, ku në numërimin e votës së diasporës të përfshihen dhe partitë politike.
2 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë tre propozime për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Gjatë daljes për mediat, Ilirjan Celibashi ka theksuar se KQZ-ja ka propozuar të bëjë prokurimin për vajtje-ardhje të fletës së votimit në diasporë. Një tjetër propozim i KQZ-së është rishikimi i afateve për fletën e votimit, ku të afrohet më 10 ditë regjistrimi i kandidatëve. Ndërkohë që propozimi i fundit është për vlerësimin e fletës së votimit, ku në numërimin e votës së diasporës të përfshihen dhe partitë politike.
Tre propozimet:
-KQZ të bëjë prokurimin për vajtje-kthim të fletës së votimit në diasporë
-Rishikim te afateve për fletën e votimit, të afrohet me 10 ditë regjistrimi i kandidateve për të përgatitur fletën
-Ndryshim i vlerësimit për fletën e votimit, përveç KQZ të përfshihen edhe partitë politike në numërim për diasporën
TIRANË- Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se 209 mijë emigrantë nuk kanë dokumente të vlefshme identifikimi. Gjatë një dalje për mediat, Celibashi ka theksuar se aktualisht janë mbi 42 mijë aplikime emigrantësh që janë regjistruar për të votuar. Po ashtu Celibashi zbuloi se janë 209 mijë votues pa dokument ID të vlefshëm dhe kërkoi që qeveria të zgjasë afatin e dokumenteve të skaduara.

"Numri i aplikantëve po vjen në rritje, aktualisht janë mbi 42 mijë. Numri i zgjedhësve, të cilëve iu është refuzuar kjo kërkesë është 9104. Janë 1873 zgjedhës, të cilët pasi iu është refuzuar kërkesa, kanë riaplikuar. 636 është numri i zgjedhësve që kanë riaplikuar dhe u është miratuar kërkesat. 209 931 shtetas me të drejtë vote, të cilëve u skadon letërnjoftimit, që u skadon deri më 15 maj 2025. Janë 160 213 shtetas, të cilët nuk kanë disponuar asnjëherë dokument identifikimi, pra nuk kanë aplikuar asnjëherë, por ndërkohë janë shtetas shqiptarë dhe nuk kanë aplikuar për dokument identifikimin. Janë shtetas dhe jo domosdoshmërish votues. Nuk kanë aplikuar asnjëherë për dokument identifikimi. Duhet t’i kërkojmë këshillit të ministrave, që të zgjasin nëpërmjet aktit normativ vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit, për kategorinë e zgjedhësve shqiptarë, të cilët banojnë jashtë territorit të republikës së Shqipërisë," tha ai.