LIVE UPDATES
Politike

Ymer Barçi prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë e Matit

Ymer Barçi është shprehur se i ka qëllimet e qarta për garën elektorale ku thekson se fokusi i tij është tek ulja e çmimeve.

3 Dhjetor 2022, 10:36 Nga k.m.
Ymer Barçi prezanton kandidaturën në Primare për
Ymer Barçi

TIRANË- Bashkia Mat përfaqësohet nga juristi dhe ekonomisti Ymer Barçi, kandidat për Partinë Demokratike. Në një konferencë nga selia blu, kandidati është shprehur se i ka qëllimet e qarta për garën elektorale ku thekson se fokusi i tij është tek ulja e çmimeve, përmirësimi i infrastrukturës rrugorë në Mat si edhe në mbështetje të bujqësisë dhe përmirësimit të infrastrukturës së vaditjes.

“Zhvillimi vjen duke përdorur me transparencë dhe efektivitet fondet publike, duke luftuar korrupsionin, duke kryer investime në sektorët jetike të ekonomisë, në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, të vaditjes, kullimit e mbrojtjes së tokës, duke mbështetur shkollat, artin, kulturën, sportin dhe jo duke kryer investime luksi e pa efektivitet, duke harxhuar fondet publike në fasada, hap e mbyll sheshin në qendër, e ndërto grumbuj betoni, duke dëmtuar trashëgiminë dhe urbanistikën e qytetit të Burrelit dhe gjithë fshatrave të Matit, e duke vështirësuar aktivitetin e bizneseve dhe dëmtuar jetën ekonomike të qytetit e kthyer në një qytet-azil,”-thotë Barçi.

NJOFTIMI I PLOTË

Ymer Barçi prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë e Matit.

Të dashur demokratë, anëtarë e simpatizantë

Të dashur matjanë!

Të nderuar zonja dhe zotërinj!

Unë jam Ymer Barçi dhe kam pranuar kandidimin në primare të PD-së për kryetar bashkie në Mat me besimin e plotë në fitore, sepse kam arsimimin e duhur, nivelin profesional e eksperiencë në drejtim dhe kontribute në Partinë Demokratike.

Jam ekonomist dhe jurist në profesion.

Unë kandidoj me besimin te Partia Demokratike! E dua dhe di ta dua vendin tim!

Kam ide të qarta për zhvillimin e Matit.

Dua të kontribuoj në zhvillimin e bashkisë, që të ndalojmë hemorragjinë e largimit të të rinjve, të ngjallim shpresën se ky vend bëhet dhe ka mundësi për jetesë, sepse ka burime njerëzore dhe natyrore të mrekullueshme!

Zhvillimi vjen duke përdorur me transparencë dhe efektivitet fondet publike,duke luftuar korrupsionin, duke kryer investime në sektoret jetike të ekonomisë, në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, të vaditjes, kullimit e mbrojtjes së tokës, duke mbështetur shkollat, artin, kulturën, sportin dhe jo duke kryer investime luksi e pa efektivitet, duke harxhuar fondet publike në fasada, hap e mbyll sheshin në qendër, e ndërto grumbuj betoni, duke dëmtuar trashgiminë dhe urbanistikën e qytetit të Burrelit dhe gjithë fshatrave të Matit, e duke vështirësuar aktivitetin e bizneseve dhe dëmtuar jetën ekonomike të qytetit e kthyer në një qytet-azil.
Do të ulim taksat vendore dhe do të mbështesim bizneset e reja.

Une jam për punësime efektive dhe jo punësime parazitare të patronazhistëve.

Unë vlerësoj dhe respektoj dinjitetin njerëzor!

Demokratët bëjnë beteja për dinjitet!

Unë vlerësoj dhe besoj tek intelektualët matjanë.

Fatkeqësisht, në shumë raste kanë qenë të detyruar bëhen vartës të disa drejtuesve pa integritet dhe pa arsimin e duhur.

Me fitoren e PD-së do ndalojmë neperkembjen dhe përçmimin e tyre.

Unë vlerësoj dhe do mbështes të persekutuarit politik, qytetarët në nevojë, punësimin me përparësi të grave dhe të rinjve, vlerësimin e talenteve dhe kontributin e artistëve e sportistëve matjanë.

Për ne, qytetarët janë të parët! Banorët janë të parët! Përmirësimi i shërbimeve ndaj banorëve është prioriteti ynë!

Të nderuar demokratë e simpatizantë, ju ftoj te merni pjese masivisht ne primaret e 4 dhjetorit, t`i jepni jetë procesit demokratizues të përzgjedhjes se kandidatëve dhe më jepni mbështetjen që t`ju çoj drejt fitores më 14 maj.

Më hapni derën e kandidimit, t`ju hap demokratëve dhe gjithë matjanëve derën e bashkisë.

Unë e mund Agron Malaj-n dhe çdo kandidat të Rilindjes!

Demokratët janë të pathyeshëm!

ymer barçi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet