LIVE UPDATES
Politike

Vrasja e 14-vjeçarit/ "Drejtoria e shkollës dhe policia ka pasur informacion për ngjarjen", Noka-Spiropalit: Askush nuk ka dashur t’ia dijë, ju i bëni gjërat për show!

Ai shtoi se drejtoria e shkollës dhe punonjësit e policisë që mbulojnë zonën kanë pasur informacion dhe askush nuk ka dashur t’ia dijë. Sipas tij mazhoranca i bën gjërat për show. Noka tha se nuk ka turp më të madh që deputetët të kërkojnë një minutë heshtje për vrasjen e një fëmije dhe mazhoranca rri ulur.

19 Nëntor 2024, 13:20 Nga N.F
Vrasja e 14-vjeçarit/ "Drejtoria e shkollës dhe policia ka
Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend gjatë seancës së sotme ndërsa ka insistuar që të mbahet një minutë heshtje në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani. Noka u shpreh se ngjarja është tragjike ndërsa thekosi se 24 orë më përpara në atë shkollë keni mbajtur leksion për sigurinë.

Ai shtoi se drejtoria e shkollës dhe punonjësit e policisë që mbulojnë zonën kanë pasur informacion dhe askush nuk ka dashur t’ia dijë. Sipas tij mazhoranca i bën gjërat për show. Noka tha se nuk ka turp më të madh që deputetët të kërkojnë një minutë heshtje për vrasjen e një fëmije dhe mazhoranca rri ulur. Noka u shpreh se ata rrinë mbi kufomat e njerëzve dhe mbi gjakun e njerëzve në pushtet.

Fjala e Nokës:

Këtu ka 24 orë që në të gjithë mediat pasqyrohet vrasja e një 14-vjeçari. Ka 24 orë që i gjithë opinioni publik është i shokuar. Dhe ju të gjithë që jeni atje, duke filluar të gjithë ministrat, që nga ky hajduti i bashkisë e duke përfunduar deri tek ajo që kishte burrin bandit dhe therte njerëzit, heshtni a thua se nuk ka ndodhur gjë në këtë vend. Tani zonjë, kërkoi kolegu një minutë heshtje.


Është tragjike zonjë, sepse 24 orë më përpara në atë shkollë keni mbajtur leksion për sigurinë.
E gjithë drejtoria e shkollës ka pasur informacion për ngjarjen. Edhe punonjësit e policisë që mbulojnë zonën kanë pasur informacion dhe askush nuk ka dashur t’ia dijë, sepse ju i bëni gjërat për show. Mbrëmë në mesnatë u vra një i ri, i biri i një gjyqtari që ka dhënë dënime me burgime të përjetshme për krimin. I biri i një gjyqtari që ka dënuar dhjetëra kriminale dhe që ju, drejtësia juaj, e flaku në rrugë vetëm se nuk ishte lëpirës i juaji dhe i bandës që ju keni çuar në krye të drejtësisë.

Dhe këtu sikur nuk ndodh asgjë. Pse ndodhin këto? Sepse drejtori i përgjithshëm i policisë është ushtar i krimit. Keni çuar drejtor të policisë së Tiranës një ushtar të krimit të organizuar. Prandaj krimi bën kërdinë. Nuk ka turp më të madh zonjë se deputetët të kërkojnë një minutë heshtje për vrasjen e një fëmije dhe ju këtu të rrini ulur. Ju rrini mbi kufomat e njerëzve. Ju rrini mbi gjakun e njerëzve në pushtet. Kjo është fytyra juaj.

flamur noka spiropali vrasja e 14-vjeçarit ne tirane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet